Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj: Jemi për Europë, më pëlqen shumë Soue

Sulmuesi i Luftëtarit është njeriu i momentit në Superiore

-

Vasil Shkurtaj nuk kishte ardhur ende në këtë botë kur Luftëtari fitonte për herë të fundit në Vlorë, më 1978-ën. Dje, sulmuesi shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Luftëtarin që theu tabunë. Ishte njeriu i ndeshjes ku së bashku me Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun, bënë një paraqitje shumë të mirë. Pas ndeshjes, Shkurtaj, në intervistë­n e tij për "Super Sport", foli në lidhje me golat dhe të ardhmen. Ai parashikoi se skuadra do të renditet mes 4 vendeve të para në fund të këtij kampionati.

Si ndiheni kur cilësoheni si sulmi më i mirë, ndërsa ju jeni pika e referimit te Luftëtari? Me gjithë këta lojtarë të mirë që kemi në ekip, ndihem më mirë, dhe kam filluar ta ndihmoj ekipin me gola dhe asiste.

Si ju duket kampionati shqiptar dhe cilat janë objektivat e Luftëtarit?

Kemi mundësi për në Europë sepse i kemi cilësitë. Kampionati shqiptar ka shumë kualitet dhe shumë talente. A ka xhelozi midis jush dhe lojtarëve të tjerë të Luftëtarit se kush shënon më shumë? Jo, ne jemi shumë shokë dhe bëjmë të pamundurën për të ndihmuar ekipin. Unë nuk e kam ndier diçka të tillë për asnjë moment.

Por, keni mundësi për të luajtur më mirë… Sot (dje) ishim pak të lodhur, por të gjithë luajtëm mirë dhe morëm 3pikëshin, për të cilin kishim nevojë. Në çfarë vendi e parashikon­i Luftëtarin në fund të këtij kampionati?

Besoj se do të jemi në 4 vendet e para.

Kë shihni sulmues me tipare të ngjashme si ju në kampionati­n shqiptar?

Më pëlqen shumë Soue. E mban shumë mirë topin.

A do të keni më shumë punë për të bërë në sulm me largimin e Bregut dhe Abazaj në fund të sezonit?

E vërtetë që do të kem më shumë punë, por normalisht klubi do t'i zëvendësoj­ë ata dhe do të sjellë edhe lojtarë të tjerë cilësorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania