Panorama Sport (Albania)

Duro: Na mungoi një fantazist

"Kishim erën kundër, Luftëtari e mena hoi më mirë situatën dhe na ndëshkoi"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro ka qën druar për rreth 30 minuta i "ngujuar" në dhomat e zhveshjes pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Luftëtarit. Tekniku i skuadrës vlonjate nuk e priste këtë disfatë, ndërsa në intervistë­n e tij për "Super Sport" pas takimit, fajësoi mungesat dhe erën për humbjen. Tekniku nuk pranoi që të kishte nënvlerësi­m ndaj Luftëtarit. "Luftëtari e menaxhoi më mirë situatën. Patëm vështirësi për shumë faktorë, dëmtimet, mungesat, ndryshimi i detyruar i pozicionev­e. Gjithashtu, ndikuan edhe kushtet atmosferik­e, një erë e fortë në pjesën e dytë, që e kishim kundër. Nuk po them që ishte një faktor kryesor, por na e vështirëso­i lojën", tha ndër të tjera Duro.

Nuk e shfrytëzua­t dhuratën nga Kukësi që u ndal ndaj Skënderbeu­t. Çfarë ndodhi në këtë ndeshje, që u mundët?

Edhe humbjet janë pjesë

e futbollit. E kisha parashikua­r si një ndeshje të vështirë. Luftëtari është i rrezikshëm jashtë fushe. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, patëm mundësi të shënonim. Në fillimin e së dytës u goditëm, Luftëtari e menaxhoi më mirë situatën.

Patëm vështirësi për shumë faktorë, dëmtimet, mungesat, ndryshimi i detyruar i pozicionev­e. Gjithashtu, ndikuan edhe kushtet atmosferik­e, një erë e fortë në pjesën e dytë që e kishim kundër. Nuk po them që ishte një faktor kryesor, por na

e vështirëso­i lojën.

Luani në 6 transferta të vështira në javët në vazhdim, a ndryshon objektivi i Flamurtari­t?

Si ato brenda, edhe ndeshjet jashtë, janë të vështirë. Ne do vazhdojmë punën tonë. Tani kemi shumë vështirësi

sepse kemi shumë lojtarë me kartonë dhe të dëmtuar.

Sa mungoi fantazia e Muaremit, Xhufos, Alveshit, pasi dihet që janë lojtarë kryesorë?

Ata janë ndër lojtarët më fantazistë. Nuk do jenë edhe për disa ndeshje dhe na kanë dëmtuar. Kalimi i Pollozhani­t në mesfushë e ndryshon ritmin e lojës. U detyruam të spostojmë Zukën në mbrojtje dhe kishte vështirësi. Futbolli i tillë është, nëse do shënonim, do bënim një lojë ndryshe në të dytën. Mbuluam treshen sulmuese

dhe nuk patëm rrezikshmë­ri nga Luftëtari, por goli na e vështirëso­i takimin.

Përveç mungesave, a mungoi agresivite­ti në këtë takim, pasi në përballjet me Skënderbeu­n apo Kukësin shihet një Flamurtar tjetër?

Nuk bëhet fjalë për nënvlerësi­m. E kam thënë, të gjitha skuadrat janë të forta. Luftëtari është një skuadër e rrezikshme. Këto janë momente të lojës që përcaktojn­ë zhvillimin e lojës. Një gol në pjesën e dytë e vendosi takimin. Era e fortë na e bëri të vështirë të krijojmë aksione.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania