Panorama Sport (Albania)

Mungesa e Malotës vë në alarm Vllazninë, “përzihen” kartat

"Kopje" skemës së Cungut, ekipi në palestër

-

Përveç humbjes në Laç, Vllaznia do të ketë edhe mungesa në përballjen e së hënës ndaj Flamurtari­t. Mbrojtësi i qendrës Renato Malota do të jetë një mungesë e sigurt në këtë takim. Ai është ndëshkuar me karton në momentin e protestës së golit të kurbinasve, pikërisht tek anësori që lejoi vazhdimin e lojës pas faullit të shkaktuar ndaj Mersinit. Ky karton ka qenë i dyti i tij me fanellën e Vllaznisë, por mbrojtësi ka pasur edhe dy të tjerë që nga periudha kur luante me Partizanin. Në këtë mënyrë, ai ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe prandaj do të jetë i pezulluar ndaj Flamurtari­t. Një mungesë shumë e rëndësishm­e sepse me praninë e tij në fushë, u kishte dhuruar qetësinë kuqebluve në mbrojtje. Kjo edhe për faktin se dihet që Vllaznia nuk ka shumë alternativ­a në këtë repart. Edhe Pjeshka, që mund të luajë në atë pozicion, ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Ai ka qenë në takimin me Laçin, pjesë e stolit shkodran, megjithatë nuk dihet nëse është plotësisht i gatshëm për të qenë nga minuta e parë në fushë për këtë takim. Nisur nga kjo, nuk përjashtoh­et mundësia që tekniku të bëjë përzgjedhj­en që ka bërë ish-tekniku Armando Cungu, ku në qendër të këtij reparti pritet të rikthejë sërish Orelesin. Gjithsesi ka edhe pak ditë në dispozicio­n për të vendosur për lëvizjen e mundshme në këtë repart. Ndërsa ende nuk dihet nëse për këtë përballje do të jenë të mundshëm dyshja Bardulla e Marku, të cilët vuajnë ende dëmtimet.

Problemi - Përveç mungesave, Vllaznia po vuan këto ditë një tjetër problem. Për ta është pa dyshim pamundësia për t'u stërvitur në një ambient të hapur. Kushtet e vështira atmosferik­e e kanë detyruar ekipin që edhe ditën e djeshme të mbyllet në palestër. Ky pa dyshim që është një shqetësim për stafin teknik sepse ndeshja me Flamurtari­n po afron dhe skuadra duhet të bëhet gati, duke qenë se kemi të bëjmë me një takim ku patjetër duhet kërkuar fitorja. Moti i ftohtë dhe me reshje dëbore e shiu pritet që të shoqërojë edhe këto ditë qytetin verior.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania