Panorama Sport (Albania)

Basha: Besoni tek ekipi, Vllaznia nuk bie

-

Çlirim Basha, ish-futbollist­i shkodran që është aktivizuar me Vllazninë në fillim të viteve '90 dhe pastaj është aktivizuar jashtë Shqipërisë me ekipe të ligave në Gjermani, ka qenë i pranishëm në stadiumin e Laçit, ku ka ndjekur ekipin e tij të zemrës. I ardhur pak ditë më parë nga Gjermania ku jeton prej vitesh, ai vijon që të ndjekë ekipin e Vllaznisë edhe në distancë. "Mund të them me plot gojën se nuk e meritonim një humbje në këtë takim. Kemi qenë dominues sidomos në përballjen me Laçin. Ekipi ka krijuar edhe 2-3 raste të pastra shënimi, por nuk ia arriti ta çonte topin në rrjetë. Barazimin duhet që ta kishim marrë. Do të ishte një pikë e vlefshme për ecurinë e mëtejshme të skuadrës në kampionat. Mund të them se skuadra më pëlqeu në këtë takim", është shprehur Basha.

E ardhmja - Basha është shprehur optimist për të ardhmen e ekipit të Vllaznisë. Kjo, nisur nga fakti se nga java në javë ai po shikon një progres të ekipit në lojë. Vllaznia, sipas Bashës, u ndal pikërisht në momentin kur ka bërë një nga paraqitjet më të mira të saj. "E thashë edhe më sipër, nuk e meritonim një rezultat të tillë. Skuadrën e ndjek vazhdimish­t dhe kam qenë si të tjerët kritik ndaj saj. Por mendoj se u ndal pikërisht në takimin më të mirë të saj. Me lojën që zhvilloi, besoj se në ndeshjet e ardhshme rezultatet pozitive nuk do të mungojnë. Të vjen keq që nuk u arrit edhe një i tillë, por jam i mendimit se me Flamurtari­n, i ka mundësitë për t'u kthyer te rezultatet pozitive dhe te pikët", vijoi ai. Rreziku - Për kuqeblutë, rreziku i rënies nga kategoria këtë sezon do të vijojë të jetë i pranishëm deri në momentet e fundit. Megjithatë, shkodranët, duke përfshirë edhe Bashën, mendojnë se Vllaznia nuk është skuadër për të rënë nga kategoria. "Vllaznia nuk është një ekip për të rënë nga kategoria. Këtë nuk e them ngaqë jam ishpjesëta­r i saj dhe tashmë tifoz me të, por e them nisur nga përbërja që ka dhe mënyra e lojës që zhvillon. Jam plotësisht i bindur se nuk do të biem nga kategoria. Duhet besuar te kjo skuadër," deklaroi ish- futbollist­i shkodran, Çlirim Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania