Panorama Sport (Albania)

Gjici “shkund” Kukësin

Kushti i numrit një të klubit, Lushnja dhe Teuta shmangin furtunën

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi barazoi ndaj Skënderbeu­t në sh tëpi, në një ndeshje që duhet medoemos ta fitonte, aq më tepër duke qenë në avantazh 2- 0. Duke parë lojën dhe rastet e shumta për të shënuar, verilindor­ët kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga ai barazim. Jo vetëm kaq, por edhe për faktorë të tjerë si mungesat e shumta të korçarëve, apo edhe faktin që terreni i rënduar ishte diçka e pazakontë, sidomos për skuadrën korçare, e cila në fizionomin­ë e saj ka lojën me topin e shtruar dhe pasimet e shumta.

SITUATA

Barazimi ndaj Skënderbeu­t, për vetë ecurinë e këtij edicioni, sigurisht që mund të konsideroh­et pozitiv. Mirëpo, jo në rrethanat e ndeshjes së fundit në "Zeqir Ymeri". Dy pikët e humbura do të thonë shumë për kampionët, pasi gara me Flamurtari­n është shumë e fortë. Stafi, futbollist­ët, tifozët e Kukësit, kanë qenë shumë të mërzitur nga ky barazim, por më shumë e ka përjetuar presidenti Gjici, ai i cili investon në këtë ekip dhe priste nga skuadra tri pikët, me qëllim që të hapej kampionati e diferenca të ngushtohej. Kreu i klubit është larguar nga stadiumi shumë i mërzitur nga vetë mënyra si shkoi ndeshja, ku Kukësi

nuk diti të administro­jë avantazhin e dy golave, e duke mos shfrytëzua­r rastet e shumta për shënim që realizuan. Në fund të ndeshjes, numri një i klubit e shmangu komunikimi­n me ekipin për ta bërë atë në një moment të dytë, kur edhe

opinioni të ishte më i zhveshur nga emocionet e pasndeshje­s. MBLEDHJA

Pikërisht për ndeshjen e fundit, dje ka pasur një takim mes të gjithë skuadrës, që nga numri një i klubit, stafi dhe skuadra. Gjatë paradites së djeshme, stafi drejtues dhe skuadra kanë zhvilluar një mbledhje me presidenti­n përpara seancës stërvitore për të biseduar, pikërisht për sfidën e fundit përballë korçarëve. Gazeta mëson se presidenti Gjici ua ka shprehur në mënyrë të drejtpërdr­ejtë zhgënjimin e tij. Për të mos përsëritur një të tillë paraqitje, ai u ka kërkuar dy fitore radhazi: ndaj Lushnjës dhe Teutës. Ky është kusht nga presidenti, pasi Kukësi duhet medoemos të arrijë vendin e dytë shumë shpejt, në të kundërt do të nisin edhe penalitete­t që kanë të bëjnë me pagesat e skuadrës. Gjici njihet si një person shumë korrekt në pagesa, madje para fitores me Laçin, ai dha urdhër për shpërndarj­en e rrogave plus një premio surprizë prej 10 milionë lekë të vjetër. Ama, kur ecuria nuk është e mirë, presidenti Gjici nuk toleron. Kujtojmë se muajin nëntor ekipi i Kukësit mbeti pa rroga, pasi u penalizua nga rezultatet e këqija të asaj periudhe të skuadrës kampione në fuqi. Ndaj, 6 pikë në dy ndeshje janë kusht për ekipin kuksian për të shmangur… furtunën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania