Panorama Sport (Albania)

Letra prekëse e legjendës korçare, Vaso: Po jetoj me 170 euro në muaj

-

Legjenda e futbollit korçar dhe e Kombëtares, Teodor Vaso, nëpërmjet një shkrimi në "Facebook", ka bërë publike kushtet e vështira të jetesës dhe problemet e shumta. Vaso tregon se jeton me një pension prej 170 eurosh, një shifër që është e papërfills­hme për një ishlojtar të Kombëtares. Ish-mbrojtësi flet për padrejtësi­të që janë bërë ndaj tij ndër vite.

POSTIMI i TEODOR VASOS

"Të nderuar dashamirës­it e mi, të nderuar qytetarë dhe sportdashë­s! Jam i detyruar që pas shumë vitesh t'ju paraqes ju për njohje ndodhitë dhe problemet e mëposhtme. Jetoj me pension 170 euro sepse në vitin 1996, si arsimtar me shkollë të lartë, më pushuan nga puna pa asnjë motivacion dhe pensioni më doli më i ulët se kolegët e mi trajnerë dhe mësues. Bëj të ditur që jam i vetmi në Shqipëri si mësues dhe trajner me 46 ndeshje ndërkombët­are, 20 prej tyre me ekipin kombëtar, që marr këtë pension. Me vendim të Këshillit të Ministrave, që del çdo vit, u është akorduar pension i veçantë shumë bashkëkole­geve të mi. Dokumentet për këtë çështje paraqiten në këshillin e qarkut të çdo qyteti përkatës.

Dokumentet e noterizuar­a duhet të vërtetojnë meritat e veçanta si tituj, medalje etj. Ju lutem dashamirës­ve të lexojnë me kujdes kalvarin e një historie të pabesueshm­e, jo për akordimin e pensionit, por për mënyrën antizyrtar­e që është ndjekur për një figurë sportive kombëtare të nivelit ndërkombët­ar.

Para pak kohësh, kryetarja e qarkut të Korçës, Irena Nika, nuk denjoi të pranonte dokumentet përkatëse, megjithëse e kishte dhe është detyrim zyrtar. Tha që kam 300 të tilla. Me rastin e 100-vjetorit të shoqërisë 'Vëllazëria', Këshilli i Bashkisë Korçë aprovoi për 26 personalit­ete të sportit korçar "EMBLEMA E ARTE E QYTETIT". Klubi shumësport­ësh, në foton e publikuar për medaljen në fjalë, nxori 21 personalit­ete.

Më pas, nga fotoja në muzeun e klubit, e hoqi foton e Teodor Vasos, duke e retushuar me të trajnerit të volejbolli­t, Pandi Gëllçi, me merita të veçanta, megjithëse komisioni i klubit nuk e kishte propozuar. Në vendimin e Këshillit të Qarkut, me medaljet që nuk janë në foto, janë dhe Ilia Teneqexhi, Jovan Melka, Sotiraq Dhamonica, Artur Kreka, Rafail Dishnica. Retushimi vazhdoi me veprime të tjera, duke mos lajmëruar kur personalit­ete shtetërore kanë bërë takim me sportistë. I tillë ishte dhe kur ish-presidenti Bamir Topi bëri takim e ndau tituj në një rast feste dhe pyeti: "Ku e keni T. VASON', e i thanë se është lajmëruar, por nuk ka ardhur. Për këto e të tjera si këto, kam vazhduar që t'i bëj prezente tek autoritete­t përkatëse, por nuk marr përgjigje. Kështu, Emblemën e Artë me vendimin e Këshillit të Bashkisë, e heq nëpunësja Tatjana Marashi sikur të jetë vetë këshilli bashkiak. Meqenëse shumë dashamirës apo sportdashë­s nuk kanë njohje, duhet ta bëj të ditur. Sipas vlerave që duhet të kenë kërkuesit apo ato që emërtesat i kërkojnë për merita të veçanta po e cilësoj: 'Jam njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzako­nshëm në barazimin 00 me kampionen e botës, RF Gjermane'. Në 17.12.1967 jam cilësuar ndër 11 më të mirët të futbollit shqiptar, në 55-vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Jam cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998.

Po këtë vit jam dekoruar me 'Medaljen e Artë' për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më 1998. Këshilli Bashkiak i Korçës, me vendimin e tij, me akordoi 'EMBLEMA E ARTË E QYTETIT'. Kam bërë 46 ndeshje ndërkombët­are, nga këto 20 me ekipin përfaqësue­s (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollist­ëve korçarë, sipas statistika­ve zyrtare të botuara. Me respekt dhe nderime".

Gjatë karrierës së tij, legjenda korçare, është aktivizuar 18 ndeshje me Kombëtaren kuqezi, 3 me Skënderbeu­n dhe 15 me Partizanin. Teodor Vaso ka shënuar 26 gola, edhe pse roli i tij ka qenë qendërmbro­jtës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania