Panorama Sport (Albania)

Ka grumbullua­r 10 pikë në 23 ndeshje, Lushnja si Benevento dhe Platanias

Myzeqarët nuk janë të vetëm në Europë me bilanc negativ

-

Në transfertë­n me të kuqtë, Lushnja pësoi humbjen më të thellë në kampionat. Për herë të fundit, një humbje me këto shifra ishte regjistrua­r 12 vjet më parë, kur në 18 mars 2006, lushnjarët humbisnin 0-6 ndaj Besës, në Kavajë. Por, ky sezon i superiores është më i dobëti në shifra për myzeqarët, që kanë grumbullua­r vetëm 10 pikë në 23 ndeshje, me një mesatare 0.4 pikë për ndeshje. Gjithsesi, myzeqarët nuk janë të vetmit në Europë. Në kampionati­n italian, Benevento ka 10 pikë në 26 ndeshje. Për sa i përket Ballkanit, në kampionati­n grek

Platanias ka 10 pikë në 23 ndeshje. Ndërsa në kampionati­n bullgar, Vitosha Bistritsa ka vetëm 5 pikë në 22 ndeshje. Trajneri - Humbja me Partizanin ishte e katërta radhazi për verdhëjesh­ilët, të cilët janë e vetmja skuadër e superiores, që nuk kanë marrë pikë në

fazën e tretë të kampionati­t. Tashmë Lushnja ka diferenca të thella me skuadrat e tjera dhe mendon t'i bëjë një mbyllje dinjitoze kampionati­t, që humbje me shifra të thella si ajo e së mërkurës me Partizanin, të mos përsëriten më. Trajneri i Lushnjës, Dritan Çuko,

për gazetën "Panorama Sport", u shpreh: "Ekipit i kam dhënë një ditë pushim (të enjten), për arsyen e ngarkesave që ka pasur në këto ndeshje. Plus gjendjes së rënduar gripale, por edhe gjendjes së rënduar të terreneve nga ngricat. Do të shikojmë gjendjen e ekipit dhe do të kemi një analizë për ndeshjen me Partizanin. Do t'i kërkoj të gjithë sportistëv­e që të futen për të luajtur mirë futboll. Të motivohen më shumë dhe të japin maksimumin e tyre. Ditët në vazhdim do të provojmë një alternativ­ë tjetër, do të shikojmë një mënyrë tjetër. Për

të përgatitur ndeshjen me Kukësin, do të shikojmë gjendjen e fushave ku të jetë më mirë për ekipin për t'u stërvitur. Nëse këta lojtarë që kemi do të vazhdojnë të mos motivohen, do të shikojmë alternativ­at më të mira që kemi", u shpreh Çuko. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania