Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ankohet me të drejtë, arbitrat e...vjedhin

Në ndeshjet e tjera, gjykimi nuk ka qenë përcaktues

-

Java e 22-të e Kategor isë Superiore është mbyllur me më pak polemika për gjykimin. Vllaznia ka qenë skuadra që e ka pësuar, pasi goli i fitores për Laçin ka ardhur nga një aksion, i cili duhej ndërprerë për goditje dënimi.

KUKËSI - SKËNDERBEU 2-2

Gjyqtarë: K.Kola, E.Doda, E.Pashaj / B.Ziri, I.Myrtja

-Kryesori Kola e menaxhoi mirë takimin së bashku me ndihmësit e tij, edhe pse lejoi lojën e fortë dhe në disa raste është treguar disi i kursyer me kartonët. I vetmi rast i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje, ka qenë ai i minutës së 82. Ymeraj, i sapofutur në lojë, lëshon një goditje të fortë në drejtim të portës kundërshta­re, por topi ndalet nga Mici dhe vendasit pretendojn­ë për 11 metërsh. Megjithatë, kryesori vazhdoi lojën me të drejtë, pasi nuk kishim të bënim me një penallti.

LAÇI - VLLAZNIA 1-0 Gjyqtarë: O.Sokoli, G.Qirici, D.Agaraj -Momenti i parë i diskutuesh­ëm në këtë ndeshje ishte në minutën e 8', kur Rexhinaldo, pasi kalon dy mbrojtës, rrëzohet në hyrje të zonës së Vllaznisë, por kryesori me të drejtë lejon vazhdimin e lojës pasi nuk ka kontakt.

-Rasti më i diskutuesh­ëm, që vendosi edhe rezultatin e takimit, ishte ai i minutës së 44-t, kur Uzuni shënoi golin e fitores për ekipin e tij. Fangaj arrin të futet mes dy mbrojtësve dhe Mersini i merr topin, por më pas rrotullohe­t dhe rrëzohet. Mes tij dhe lojtarit të Laçit ka një kontakt, por loja vazhdon dhe Nika kroson për Uzunin që shënon. Moment shumë i diskutuesh­ëm, edhe pse nga pamjet filmime, në të paktën tri pozicione, duket se ka pasur një kontakt mes lojtarit kurbinas dhe atij të shkodranëv­e, por arbitri anësor, i cili kishte pamje të qartë, ka gabuar duke mos sinjalizua­r ndalimin e lojës për goditje dënimi në favor të Vllaznisë.

-Në minutën e 47' të takimit, pas një krosimi në zonën kurbinase topi preket me dorë nga një prej mbrojtësve. Rast shumë i dyshimtë dhe nga pamjet filmike duket se kemi të bëjmë me penallti të mohuar për Vllazninë. KAMZA - TEUTA 1-2 Gjyqtarë: K.Meta, D.Rexha, R.Dobruna

- Në minutën e 52- të të

takimit, Realdo Fili merr një pasim nga një prej shokëve të skuadrës dhe nis një aksion të rrezikshëm. Por, arbitri anësor ngre flamurin për pozicion jashtë loje, duke i hequr futbollist­it kamzali për të rrezikuar portën kundërshta­re. Në pamjet filmike duket qartë që kemi të bëjmë me një vendim të gabuar të asistentit, pasi Fili ishte në pozicion të rregullt.

-Në minutën e 74-t, Raçiç arrin të gjejë rrugë e rrjetës, por goli është anuluar nga kryesori Meta. Në një krosim në zonën vendase, portieri Moçka del për të kontrollua­r sferën, por sulmuesi shtatlartë ia heq topin nga dora. Në këtë rast kemi të bëjmë me goditje dënimi në favor të Teutës dhe me të drejtë një gol të anuluar.

FLAMURTARI - LUFTËTARI 0-1 Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Ganxhi, R.Preca

-Në minutën e 10-të ka një aksion të bukur me një takim të Luftëtarit. Shkurtaj ul mirë për Bregun që shërben Abazajn në të djathtë, i cili del i

vetëm përballë portierit, por anësori Ganxhi ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Nga pamjet filmike duket qartë që është një pozicion i rregullt, madje me disa metra. Gabim i anësorit.

-Në minutën e 31-të, krosim nga e djathta në zonën e Luftëtarit dhe pas një devijimi të lehtë me kokë, sfera përfundon aksidental­isht te dora e Jakovljevi­ç, që e ka të ngjitur me trupin. Gjyqtari Enea Jorgji që ka një pamje shumë të pastër dhe është pranë aksionit, vepron drejt duke mos akorduar penallti.

- Në minutën e 60- të një goditje nga jashtë zone e Hoxhajt dhe topi përplaset në gjoksin e Beqirit, ndërsa vlonjatët pretendojn­ë për penallti. Por, nga pamjet filmike duket qartë se ishte vendim i drejtë i Jorgjit për të mos akorduar 11 metërsh. PARTIZANI - LUSHNJA 6-0 Gjyqtarë: O.Kuka, R.Avdo, A.Shkreta Në këtë ndeshje nuk ka pasur raste për moviolë.

 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë protestojn­ë te kryesori Sokoli për golin e Laçit
Lojtarët e Vllaznisë protestojn­ë te kryesori Sokoli për golin e Laçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania