Panorama Sport (Albania)

Dimo: Marrim pikë në Ballsh

"Do të jetë një duel i luftuar deri në sekondën e fundit, i druhem vetëm euforisë"

- BUJAR RAMA

Ndeshjet mes Apol onisë dhe Bylisit janë karakteriz­uar gjithmonë nga rivaliteti, lufta e fortë sportive dhe dëshira për t'i rrëmbyer njëra-tjetrës fitoren. Mund ta quajmë edhe derbi, derisa përballen dy ekipe të të njëjtit qark, dikur të të njëjtit rreth. Afërsia gjeografik­e pritet të tejmbushë "Adush Muçën", që do të hapë dyert për tifozët. Skuadrat ndeshen për llogari të javës së fundit të fazës së dytë, por më të qeta se kurrë, pasi të dyja janë të sigurta në pesëshen e parë. Bylisi është një ekip më ambicioz, me synime të qarta për Superioren, teksa e ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me Tiranën e vendit të parë në vetëm dy pikë.

Ndërkohë, Apolonia vjen e karikuar pozitivish­t pas barazimit me bardheblut­ë dhe është e vetmja skuadër që ka mundur ballshiotë­t gjatë këtij kampionati: 3-1 në fazën e parë në Fier. Ky duel ngjall interes edhe për faktin se opinioni sportiv do të vlerësojë nëse do të jetë garë e ndershme, nëse Apolonia do të luajë si kundër Tiranës. Kjo është forma e duhur për të vërtetuar atë që vetë fierakët dhe trajneri i tyre kanë deklaruar: "Do të luajmë ndershëm e do të jemi bukuria e këtij kampionati!".

KAPITENI - Një nga lojtarët që ka mbrojtur ngjyrat e të dyja skuadrave, është Amarildo Dimo. Tashmë kapiten i Apolonisë, në të shkuarën i mallakastr­iotëve. Ai ka qenë pjesë e Bylisit në dy periudha të ndryshme, konkretish­t në sezonet 2006-2008 dhe 20092012, duke shënuar 32 gola në 100 aktivizime për ballshiotë­t. Mesfushori i vlerëson të dyja skuadrat dhe beson se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e fortë. Gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport", lideri i fierakëve paralajmër­on se luajnë për rezultat, duke hedhur në këtë formë poshtë edhe zërat. "Apolonia dhe Bylis janë dy nga ekipet më të mira të grupit tonë dhe kanë pasur ecuri pozitive edhe gjatë javëve të fundit. Skuadra jonë dallohet për shpirtin luftarak dhe lojën kolektive, por edhe Bylisi është skuadër me karakter dhe këmbëngulë­se, që e kërkon rezultatin gjer në minutën e fundit. Do të jetë një takim i bukur dhe i luftuar nga të dyja skuadrat. As që duhet menduar që neve nuk na intereson rezultati, pasi nuk jemi skuadër e tillë. Asaj që duhet t'i druhemi, është euforia dhe vetëkënaqë­sia. Bylis ka një ekip të mirë dhe shumë të fortë. Nuk do të thotë asgjë se kemi fituar fazën e parë, por duhet të luajmë me kujdes e disiplinë, duke synuar rezultat pozitiv", përfundoi kapiteni i Apolonisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania