Panorama Sport (Albania)

Sentamu-Ngoo, kur “divorci” sjell ndalesën e Tiranës

Kur nuk luajnë bashkë, ekipi i Ze Marias...ngec

- ADELA MEKRO

Tirana, që dikur vuante për një sulmues, këtë vit ka dy të tillë. Për shumëkënd kjo kategori nuk shërben ndoshta si barometër për vlerat e një lojtari, megjithatë duhet thënë që shifrat flasin për një ekip, që ndjeshëm e ka ndrequr problemin e golit. Plot 42 herë e kanë dërguar topin në rrjetë, duke dëshmuar se janë një "makineri" golash. Dhe gjysmat e tyre mbajnë "firmën" e sulmuesve kryesorë: Majkëll Ngoo dhe Junus Sentamu. Anglezi e ka nxjerrë 9 herë topin nga rrjeta, ndërsa ugandezi plot 11, duke qenë edhe kandidat potencial për kreun e golashënue­sve të së Parës. Edhe pse luajnë për të parën herë së bashku, duhet thënë që kanë një "kimi" gati-gati perfekte mes tyre. Jo vetëm që e njohin mirë kuadratin, por nuk janë të pakta rastet kur plotësojnë njeritjetr­in me anë të asisteve. Thënë ndryshe, Ngoo-Sentamu mund të konsideroh­et edhe si "binomi" i suksesit të kryeqyteta­sit. Dhe mjaftoi 90 minutëshi i fundit për ta kuptuar këtë. Në një prej ndeshjeve më të rëndësishm­e të sezonit, atë që luajtën në Fier kundër Apolonisë, Ze Maria vendosi që të kursente afrikanin dhe në fushë hodhi

vetëm gjigantin anglez si titullar. Madje, ndërrimin e tyre e bëri kokë më kokë. Dhe për çudi, skuadra jo vetëm që nuk fitoi, por as nuk shënoi gol. Dashur pa dashur, lind pyetja, mos ndoshta "divorci" i tyre sjell ndalesën e bardhebluv­e? Shifrat thonë që "po", pasi kur janë

bashkë në fushë, edhe nëse nuk bëjnë gola, skuadra merr pikët e plota.

STATISTIKA­T - Vetëm në 4 përballje kanë arritur që të festojnë që të dy për golat e shënuar dhe duhet thënë që në të gjitha rastet Tirana ka shpërthyer, mjafton të përmendim ndeshjet kundër Pogradecit, të fituara 3-0 në transfertë dhe 60 në shtëpi. Me të njëjtin rezultat ia dolën edhe në Peqin, ndërsa në Kuçovë bën "poker". Por të shohësh ecurinë e tyre deri në javën e 17-të, duhet thënë që Ngoo ka realizuar në 8 ndeshje në total (një dygolësh), ndërsa Sentamu në 7 (mes tyre një tripletë dhe dy dopieta). Edhe në ndeshjen e nesërme janë të detyruar që të bëjnë pa tjetrin, por këtë herë jo për zgjedhje të trajnerit, por prej kartonëve. Anglezi ka plotësuar numrin 4 të të verdhëve, ndaj pesha e sulmit tashmë i mbetet e gjitha Sentamusë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania