Panorama Sport (Albania)

Gega vrapon mbi baltë: Blej uniforma, por jo tartanin

'tletia sh(ryn sërish, përpara garës së sotme

-

Përpara nisjes për në Botërorin e Atletikës, për salla të mbyllura, në Birmingam të Anglisë, atletia Luiza Gega, medalje e artë në Lojërat Ballkanike të zhvilluara në Stamboll, më 17 shkurt, në garën e 3000 metrave, shfryu të gjithë vrerin e saj në lidhje me mungesën e ndihmës së ofruar nga federata dhe njëkohësis­ht qeveria shqiptare, qoftë edhe për bazën materiale të veshjeve sportive. Ajo shprehu të gjithë indinjatën e saj duke treguar dhe sqaruar me foto e mbishkrim në to dhe në postimin e saj, në lidhje me uniformën që do të përdorë në këtë turne. Të gjithë veshjet e nevojshme për garën, madje edhe flamurin shqiptar të stampuar në to, vrapuesja shqiptare i ka paguar me xhepin e saj. Kampionia shqiptare ka reaguar sërish, dje, një ditë përpara daljes në garë (sot ajo garon, për të synuar finalen e 1500 metrave), këtë herë duke treguar kushtet skandaloze ku ajo stërvitet çdo ditë, pabarësish­t se edhe në ato kushte me baltë e lluc, ajo arrin të kapë rezultatet që Federata Ndërkombët­are e Atletikës kërkon, për pjesëmarrj­en e atletëve nga e gjithë bota. Këtë herë, nëpërmjet një postimi në "Instastory", Luiza Gega, ka shfryrë dhe njëkohësis­ht ka ironizuar, me të njëjtën mënyrë si me bazën materiale. Në këtë rast, ajo ka postuar një foto në të cilën ajo vrapon në baltë, mbi të cilën shkruan: "Nuk mendoja që do të shkaktoja kaq shumë zhurmë për uniformat që nxorra në foto, me të cilat do të përfaqësoj Shqipërinë, në Birmingam. Por të gjithë duhet të kuptojnë realitetin. Vjen një moment ku mërzitesh, sepse do të shkosh të garosh me më të mirët e botës dhe ndryshim im me ta është kaq i madh, sepse unë përpiqem shumë më shumë se ata, për të qenë në të tilla nivele, pasi infrastruk­tura ku stërvitem nuk plotëson as kushtet më minimale, qoftë edhe për një sportist të nivelit amator. Duhet të më jepni mundësi mua dhe shumë pres sportistëv­e që do të vijnë, si unë, që të jemi sado pak të barabartë me ata që garojmë. Unë mund të kem mundësinë që të blej uniforma, por nuk mund të kem mundësi të blej një pistë tartani, ku të stërvitem", reagon atletia shqiptare.

 ??  ?? Postimi i atletes në "Instastory"
Postimi i atletes në "Instastory"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania