Panorama Sport (Albania)

Njohja me Bujar Kasmin, /farë bën sot 8iana:

-

“Kisha shumë simpati për lojën inteligjen­te që luante Kujtimi, pa menduar se një ditë ai do të ishte vëllai i bashkëshor­tit”, kujton ajo. Lidhja e saj me Bujar Kasmin, vëllanë e dy legjendave të sportit, Kujtim e Gëzim, erdhi nga njohja kur ishin në klub, ai futbollist, ajo me basketin. Fillimisht, biseda 10-15 minutëshe pranë klubit, pastaj takime në fshehtësi, pa i parë e ditur askush. “Kur Bujari përfundoi ILKF “Vojo Kushi”, e caktuan në Gjirokastë­r, ku qëndroi tre vjet si mësues i edukimit fizik. E paharruar mbetet për mua, kur në vitin 1976, skuadra jonë luante në Gjirokastë­r, për koincidenc­ë, në atë mesditë zhvillohej edhe ndeshja midis Luftëtarit ku luante Bujari e 17 Nëntorit, e cila përfundoi 3-0", rrëfen Diana. Pastaj, martesa në vitin 1981 dhe lindja e vajzës Miliana. “Emrin ia vuri babai im, ishte titulli i një këngë të njohur që i kujtonte atdheun”. Nxënëse në “Qemal Stafa”, si e ëma, pastaj shkollimi për mjekësi në Universite­tin e Pragës, tani e martuar, Miliana jeton e punon si mjeke në Izrael. Edhe në këtë rast, fëmija nuk ndoqi rrugën sportive të prindërve. Ndërsa Diana, pasi u largua nga basketboll­i dhe pas përfundimi­t të fakultetit, punoi si ekonomiste në Fabrikën e Bukës. Nuk preferoi statusin e trajnerit dhe sportin e ndjek si një ish-sportiste. Ruan ende fanellën me numrin 11 dhe unë që e njoh që nga vitet e saj te “XhaToni”, them me bindje se Diana nuk ka ndryshuar aspak. Është ajo vajzë aktive, miqësore, komunikues­e si dikur, që transmeton e përcjell të njëjtën energji si kur luante e duke mbetur edhe sot, një Shoshkiç e veçantë e basketboll­it shqiptar të femrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania