Panorama Sport (Albania)

6 ndeshje pa pësuar, Gatuzo s’është perëndi

-

Pas kualifikim­it në Romë me Lacion, Gatuzo deklaroi se nuk kishte bërë asnjë mrekulli dhe se nuk kishte superfuqi, e aq më pak të ishte një perëndi. Fakti është që diçka të veçantë Gatuzo e ka bërë, 13 rezultate radhazi nuk janë thjesht rastësi.

Ndalim- kalimi - Gjashtë ndeshje pa pësuar, me rrjetën e fundit që është ajo ndaj Udinezes më 4 shkurt e për më tepër një autogol. I fundit që vërtet i ka shënuar Milanit është Adam Marusiç dhe ndodhi 33 ditë më parë. Shifrat janë të frikshme, sidomos nëse i krahasojmë me ato të Milanit para erës 'Gatuzo' kur skuadra pësonte mesatarish­t një gol për ndeshje. Rino përmirësoi dalëngadal­ë situatën derisa kulmi u pa në sfidat romane nga ku "Djalli" u largua me duart plot. Personalit­et - Në "Milanello", përveç punës fizike, nga ana e trajnerit ka pasur edhe një përveshje mëngësh në nivel psikik. Romanjoli dhe Bonuçi janë kthyer në nivelet e sezonit të kaluar, pasi janë edhe më të mbrojtur si nga mesfushorë­t, ashtu edhe nga mbrojtësit e krahut, që jo rrallë i sheh të kridhen në sulm pa frikën e asaj që mund të ndodhë pas shpinës së tyre. Nuk është naivitet, por fryt i një pune që ka nisur 100 ditë më parë nën regjinë e Xhenaro Gatuzos. Ndaj Lacios Bonuçi legjitimoi shiritin e kapitenit me një tjetër provë si lider, një penallti vendimtare në nivel psikologji­k dhe një asisti në minutën e 118- të kur ai me Kaliniç udhëhoqën një kundërsulm që u shpërdorua keqazi nga kroati. Romanjoli, lacial i deklaruar, hoqi nga këmbët e Milinkoviç golin e fitores bardhë e kaltër dhe shënoi 11 metërshin e fundit, me një ftohtësi që ia kalonte dhe borës që prej disa minutash binte mbi "Olimpico". Çalhanoglu, Kesi, Donaruma janë vetëm një pjesë e listës së të "riaftësuar­ve" të trajnerit të Milanit, por nëse ai nuk dëshiron të flitet për perëndi, aq më pak toleron termin "Gatuzizëm".

Derbi - Të dielën është derbi dhe një ndeshje e tillë shpesh anulon çdo lloj serie, pozitive apo negative qoftë. Milani i Gatuzos paraqitet më një mbrojtje të hekurt, por më një sulm që jo gjithmonë kryen misionin (vetëm kualifikim­i bëri që të harrohej gabimi i Kaliniçit). Sikur të mos mjaftonin këto, kuqezinjtë do të pushojnë vetëm tri ditë pas 120 minutave ndaj Lacios, ndërsa Interi do të ketë rreth tetë ditë pa luajtur. Në Romë, Gatuzo aktivizoi titullarët dhe dy nga tri zëvendësim­et i kreu pas minutës së 90-të. Për të karikuar bateritë, të rregullojn­ë shënjestrë­n dhe të realizojnë një derbi të madh në kaq pak kohë, duhet një udhëheqës shpirtëror, një figurë thuajse mistike, një perëndi me pak fjalë, por problemi është që Rino nuk pranon epitete të kësaj natyre...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania