Panorama Sport (Albania)

Kanselo: Mundim Milanin dhe largojmë ankthet

Mesfushori ndez derbin: Ndeshje si këto nuk luhen, fitohen

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘ Irezervuar, po nuk do thosha i turpshëm". Por kur me shaka e pyet nëse është më e vështirë të mësosh italishten apo të aplikohesh në një diagonale difensive, qesh dhe mbulon fytyrën e skuqur me duar. Quhet Zhoao Kanselo, titullar që nga 12 dhjetori i kaluar ( kundër Pordenones, në Kupën e Italisë) dhe nuk ka dalë më nga 11- shja bazë. Përpara asaj date, përdorimi i pakët po e bënte të mendonte një largim nga "Meazza", ende pa zbrazur mirë valixhet nga momenti i zbarkimit në Milano. "Nuk bëhet fjalë për egoizëm, por asnjë lojtar nuk është i lumtur kur nuk luan - shpjegon Kanselo.Nuk isha i pakënaqur sepse nuk luaja, isha i zhgënjyer nga vetja. Tani ka ardhur momenti. Shpresoj se e kam shfrytëzua­r rastin dhe po jap gjithçka për skuadrën".

Si po ndiheni tek Interi? Disi në ankth, që vjen nga fakti se nuk po luajmë mirë. Besoj se ky ankth është ngjitës. Po përpiqemi të përmirësoh­emi për t'u rikthyer ata që ishim në fazën e parë.

Ka ankth për derbin e së dielës?

Siç thuhet edhe në Portugali, derbet nuk luhen: fitohen. Mendoj se Gatuzo po bën një punë të shkëlqyer. Kam parë disa nga ndeshjet e tyre, janë përmirësua­r në mbrojtje, janë më kompaktë. Çalhanoglu e Suso janë dy lojtarë shumë të fortë. Milani ka shumë forcë dhe vazhdimësi në mesin e fushës, janë një skuadër e mirë.

Edhe Interi...

Ne jemi një skuadër e

madhe dhe do të kërkojmë fitoren. Kemi grupin e duhur për t'u kualifikua­r në Ligën e Kampionëve. Do duhet punë, është e lehtë ta thuash, por duhet ta tregojmë në fushë me fakte. Po përpiqemi me gjithë forcat tona për ta arritur këtë objektiv.

Po përmirësoh­eni në nivel individual?

Kampionati spanjoll është më teknik krahasuar me Serinë A, por këtu është më i vështirë turneu. Në nivel personal kam mësuar shumë. Po kaloj një vit të mirë nga aspekti individual,

shpresoj të jetë edhe në nivel kolektiv.

Spaleti çfarë trajneri është?

Njihet në nivel botëror, na ndihmon shumë. Kam mësuar shumë prej tij dhe i jam mirënjohës. Është i fortë, punon vazhdimish­t dhe kërkon gjithmonë të paraqesë një futboll të bukur.

Ju jeni një prodhim i Benfikës...

Skuadra e zemrës sime. Shkova te Valencia, ku nisa të kuptoj se çfarë është futbolli profesioni­st. Do jetë klubi im spanjoll për pjesën e mbetur të jetës. Tani jam tek Interi, në një skuadër të madhe me një dimension totalisht ndryshe e me tifozë shumë të pasionuar.

Çfarë është për ju Portugalia?

Jam krenar për vendin tim, jemi një komb shumë i vogël, por kemi shumë lojtarë cilësorë. Jo rastësisht kemi lojtarin më të mirë të futbollit ( Ronaldos), futsallës ( Rikardinjo) dhe të "beach soccer" (Mazher). Jemi kampionë europianë në futboll dhe kjo tregon se jemi një popull i thjeshtë, por themi fjalën tonë.

Ju jeni stërvitur edhe nga Prandali: çfarë ju ka përcjellë?

Përtej impaktit që ka pasur te karriera ime, ajo çka më ka goditur më shumë është personi, një njeri i madh. Të jep besim.

Të dielën do takoni Andre Silvën. Keni biseduar këto ditë?

Jo, këto ditë vetëm qetësi! (qesh). Është një djalë dhe një lojtar fantastik, por tani nuk mund të flasim.

Nëse ju shfaqet fotografia e qenve tuaj, Prins e Tajson, çfarë do thoshit?

(Do mjaftonte vetëm shikimi) Janë si fëmijët e mi, jetojnë në Barreiro e më mungojnë shumë. Mund të duket absurde, por do jepja jetën për ta.

Si ju është dukur Milano? Më ka mahnitur, shumë e bukur. Në krahasim me Lizbonën është më e ftohtë, por të mrekullon një shëtitje nga "Duomo" deri te Kështjella.

Kemi parë gjithçka nga Kanselo?

Ka gjithmonë vend për përmirësim. E rëndësishm­e është skuadra dhe shpresoj ta ndihmoj të arrijë objektivat.

Çfarë mendoni për luftën "titull"?

Jam në favor të lojës së bukur dhe Napoli është skuadra që, sipas meje, e bën këtë. Juventusi është shumë i zoti në mbrojtje, skuadër tipike italiane, e vështirë për t'u përballur. Jam fans i Kulibalit. Normalisht, përtej shokëve të skuadrës.

Milan, Napoli e Samp: është më mirë të kesh një kalendar si ky?

Po, mendoj se po. Skuadrat e vogla krijojnë më shumë vështirësi, mbrohen mirë dhe kanë lojtarë cilësorë. Ndeshjet e rëndësishm­e janë të vështira, por ke gjithmonë hapësirë për të luajtur dhe këtë e bën përballë një publiku të madh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania