Panorama Sport (Albania)

Kosta: Dibala, heroi im

" si" brazilian kër ënon La ion dhe Totenhemin: Kemi besim, i mundim

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri e etiketoi si një "pushkë" pas kualifikim­it kundër Atalantës në Kupën e Italisë, pasi për trajnerin e Juves, ishte ai çelësi i suksesit të bardhezinj­ve ndaj bergamaskë­ve. Duglas Kosta, pavarësish­t vështirësi­ve në ambientim në fillim, tashmë ka gjetur ritmin e frikshëm që e karakteriz­onte edhe te Bajerni i Mynihut, pasi me shpërthime­t e tij, ai është thjesht i pakapshëm për kundërshta­rët në Serinë A. "Asi" brazilian është shndërruar në një lojtar të pazëvendës­ueshëm për Juventusin, por sekreti i tij e ka një emër, quhet "Paulo Dibala".

Duglas, tani ke gjetur një ritëm të frikshëm, por ndoshta mund të bësh edhe më shumë. Çfarë ndryshoi, pas një fillimi të vështirë?

Do jua them me dy fjalë: Paulo Dibala. Ai ishte i pari që më priti sapo shkela në Torino. Më hapi dyert e Juventusit, më ndihmoi shumë, madje, përpara se të firmosja, ishte ai lojtari që i bëra "like" në rrjetet sociale dhe ma shpërbleu.

Çfarë është Dibala për ty? Ai që më ndihmoi të kuptoja çfarë përfaqëson­te Juventusi dhe më ofronte qetësi. Tashmë e konsideroj një mik të rëndësishë­m sepse fillimi ishte i vështirë, por Paulo më largonte të gjithë stresin. Kur ndryshon mentalitet futbolli, është e vështirë që të përshtates­h, por unë, falë Dibalës, ia dola të gjej ritmin tim.

Tashmë, keni edhe të njëjtin festim... Por e kujt është "maska", e jotja apo e Paulos?

( qesh)... E Dibalës, nuk diskutohet. Por ndërsa ai ishte i dëmtuar, kundër Xhenoas i premtova, si mik, se nëse shënoja, do të kisha festuar si ai. Nëse për mua është një njeri i rëndësishë­m edhe jashtë fushe, për Juventusin, Dibala është një lojtar që mund të bëjë diferencën dhe

që na ka munguar shumë. Kemi një marrëdhëni­e të fortë.

Me Atalantën, Alegri tha që Duglasi e fitoi ndeshjen i vetëm. Çfarë premton të bësh me Lacion?

E falënderoj trajnerin sepse edhe ai ka pasur gjithmonë besim tek unë dhe kjo

gjë të jep forcë, sidomos në momentet e vështirë. Me Lacion, i premtoj që do të jap maksimumin dhe se do të fitojmë.

Sa e rëndësishm­e dhe e vështirë është transferta me Lacion?

Teknikisht janë një grup i

fortë, por edhe taktikisht kanë baza të forta. E kanë treguar qartë. Ka shumë cilësi dhe në të njëjtën kohë një lojtar të paparashik­ueshëm si Felipe Anderson. Gjithsesi, nëse do të jemi të përqendrua­r, në Romë fitojmë ne, sepse sfida me Lacion është udhëkryqi i titullit kampion.

Një tjetër udhëkryq sezonal është edhe Totenhemi. Sa e vështirë do të jetë të kaloni pas barazimit 1-1 në Torino?

Totenhemi është një skuadër që di të luajë shumë mirë me topin në këmbë. Nëse fillimisht mendohej se ata kishin vetëm fizik dhe shtatlartë­si, në të vërtetë treguan nivel të lartë teknik. Në "Uembli" do të jetë një ndeshje e madhe. Në fushë do të zbresin lojtarë fenomenale. Ne duhet të ruajmë pozitivite­tin tonë dhe të shkojmë atje, ta fitojmë ndeshjen. Kam bindjen, do ia dalim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania