Panorama Sport (Albania)

Nge Barça, La Ligan e rihap!!! arbitri

Pësojnë penallti pas 5 muajsh, Mesi bën 5$$ gola

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më shumë se sa Las Palmasi, Barce lonën e ndali... arbitri. Antonio Mateo Lahoz, nga mbrëmja e djeshme, do të jetë një nga personat më të urryer në Katalunjë, pasi arbitri i tij ishte një katastrofë e vërtetë, duke nervozuar jo pak kryesuesit e "La Ligas" spanjolle, duke qenë se pas barazimit 11, tashmë Lionel Mesi me shokë, vetëm tri ditë nga dueli direkt me Atletikon e Madridit, e gjen veten vetëm në 5 pikë distancë. Dhe me një fitore të djemve të Simeonez, kampionati është më shumë se i hapur. Las Palmas nga ana e tij, falënderon dhe merr një pikë që ngjan si fitore, duke llogaritur se është në luftë të plotë për mbijetesën. Ndërsa Mesi shënon golin e 599-të në karrierë, në një nga të paktat stadiume spanjolle, që nuk kishte festuar.

NDESHJA

Më shumë sesa lojtarët në fushë, protagonis­ti kryesor i sfidës ishte arbitri Lahoz, me polemikat që startuan që në minutën e 16-të. Vendasit protestojn­ë për penallti, teksa një krosim nga e djathta devijohet me dorë nga Iniesta, edhe pse krahu i katalanasi­t ishte dukshëm i ngjitur pas trupit. Loja është tepër e ashpër dhe ndalesat janë të shumta, por ai që merr masat, është Lionel Mesi, i cili në të 21-ën zgjedh rrugën më të lehtë për avantazhin. Goditje dënimi në hyrje të zonës, nga jo më shumë se 18 metra dhe e majta e pleshtit është në trekëndësh­in, në krahun e portierit. "Pleshti" feston golin e 599-të në karrierë (538 me Barcelonën, 61 me kombëtaren), i 22-ti me goditje dënimi direkte, në kampionat. Me epërsinë e golit, Barcelona kontrollon më e qetë lojën, edhe pse duelet në fushë janë të ashpra dhe ngado fluturojnë kartonë të verdhë, por mbi të gjitha mungon një i kuq. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, portieri Çiçizola zgjedh që të dalë jashtë zonës së tij për të ndaluar Suarezin dhe e bën

këtë, por topi prek dukshëm dorën e tij, por për arbitrin Lahoz, përjashtim­i nga fusha nuk ekziston. Barça zbret e revoltuar në tunel, por kur ngjitet për pjesën e dytë, xhindoset. Nuk kalon as minuta e parë e lojës dhe "bilbili" vërshëllen një penallti për një kontakt që thuajse ekziston në zonën katalanase: Roberto qëndron në vend, ndërsa Aguirregar­aj rrëzohet përpara tij në tentativën për të goditur topin. Për arbitrin është penallti, ndërsa

as vetë vendasit nuk protestuan për një faull të tillë. Katalanasi­t shfryjnë vrer, ndërsa Kajeri me qetësi transformo­n nga pika e bardhë. Me Barcelonën që nuk pësonte gol nga ky pozicion, prej afro 25 muajsh (hera e fundit 14 shkurt 2016). Tensioni mbizotëron në fushë, Mesi me shokë nervozohen dhe kur duan të luajnë, ndalen nga Las Palmasi, i cili nuk ngurron që të përdorë edhe muskujt. Trajneri Valverde mundohet të ndryshojë gjërat

duke hedhur në fushë edhe Kutinjon, Rakitiçin e Dembelenë, por ndërsa Mesi dhe Suarez ngatërrohe­n mes tyre dhe falin një gol me portën gati të boshatisur, nga ana tjetër, Las Palmasi rrezikon përmbysjen e çmendur, në kundërsulm, por edhe pas 6 minutash shtesë, asgjë nuk ndryshon. Sfida përfundon 11 dhe tashmë kampionati është totalisht i hapur sepse Atletiko e sheh vetëm 5 pikë larg Barçën.

 ??  ??
 ??  ?? Kartoni i kuq që nuk iu dha portierit të Las Palmasit
Kartoni i kuq që nuk iu dha portierit të Las Palmasit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania