Panorama Sport (Albania)

Prapaskena me dopingun, si u “fundos” Jashanica

Doktor Lluka Heqimi: Situatë katastrofi­ke! Shteti të ndërhyjë

-

Përgjigjja pozitive e testit antidoping për mbrojtësin Bajram Jashanica ka tronditur klubin e Skënderbeu­t. Edhe pse drejtuesit korçarë janë munduar që gjithçka ta mbajnë të fshehtë, "Panorama Sport" mëson se në klub e dinin prej kohësh se Jashanica kishte dalë pozitiv dhe pritej vetëm vendimi i komisionit të antidoping­ut në UEFA për dënimin e tij. Shansi i fundit ishte testi B, për të cilin si lojtari dhe klubi nuk japin sqarime. Por, si shkoi situata deri këtu dhe ku gaboi klubi i Skënderbeu­t në ditën e ndeshjes ndaj Jang Bojsit në "Elbasan Arena", më 28 shtator 2017? Gazeta ka mësuar nga burime të sigurta në klub të gjitha prapaskena­t që çojnë tashmë në një dënim të lojtarit, i cili pritej të shitej nga klubi në merkaton e janarit. ALERGJIA DHE GABIMI

Mëngjesin e së enjtes (28 shtator 2017), Jashanica ishte i mbushur në trup me puçrra, si pasojë e një alergjie. Kjo ka shtyrë stafin mjekësor të përdorë te kosovari atë substancë antialergj­ike që rezulton në listën e dopingut të UEFA-s. Në kushte kur Jashanica ka qenë në një gjendje të rënduar, është parë e domosdoshm­e marrja e këtij medikament­i në formë injeksioni për të stabilizua­r situatën, në mënyrë që deri në mbrëmje, kur luhej takimi, lojtari të ishte gati. Kjo substancë shkakton qetësi dhe debulesë, teksa është futur vetëm në vitet e fundit në listën e barnave të ndaluara nga UEFA. Një gjë e tillë dyshohet se nuk ka qenë në dijeni nga stafi mjekësor i Skënderbeu­t dhe për pasojë, është përdorur te lojtari. Gabimi tjetër i pafalshëm është fakti se kanë kërkuar vetëm në fund të takimit të bënin deklaratën në UEFA për gjendjen e lojtarit, pikërisht kur ai ishte përzgjedhu­r nga komisioni antidoping për të bërë testin. Në rast se gjithçka do të deklarohej në kohë, atëherë lojtari shpëtonte. "Në përgjithës­i, të gjitha ilaçet e alergjisë kanë kortizon, ashtu si prednizolo­ni. Gabimi ka nisur që me mosnjohjen e faktit që ky ilaç është në listën e të ndaluarave nga UEFA. Gafa tjetër është që kur i ka rënë shiriti për kontroll lojtarit, duhet ta kishin shkruar që ka marrë këtë medikament për këtë arsye dhe për kaq kohë", tregon një burim i sigurt në klub, për atë që nuk ka shkuar në 28 shtator.

SA MUND TË DËNOHET

Jashanica rrezikon minimalish­t 1 vit pezullim nga të gjitha aktivitete­t. Sipas rregullore­s së UEFA-s, për përdorimin e këtyre substancav­e dënimi maksimal shkon dy vite pezullim. Tashmë duhet pritur përgjigjja përfundimt­are e komisionit antidoping në UEFA, teksa lojtari dhe klubi presin që të jepet një masë pezullimi sa më e vogël, për më tepër që substanca është marrë në kushte mjekimi dhe nuk bëhet fjalë për një medikament që stimulon rritjen e gjendjes fizike.

 ??  ??
 ??  ?? SKËNDERBEU - JANG BOJS 1-1 Ndeshja ku u kontrollua Bajram Jashanica
SKËNDERBEU - JANG BOJS 1-1 Ndeshja ku u kontrollua Bajram Jashanica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania