Panorama Sport (Albania)

Begaj betohet mbi Kuran, por sa shumë mistere

Peshëngrit­ësja: E ngre shtangën edhe në 12 të natës...

- Abdulla Dushku

Pas marrjes së lajmit për testin B ku konfirmohe­j fakti që peshëngrit­ësja ishte pozitive, Romela Begaj menjëherë ka dalë në një konferencë për shtyp dhe është betuar për pastërtinë e saj, por fajëson strukturat shtetërore dhe institucio­net shqiptare, që nuk e kanë mbrojtur ndaj këtyre akuzave dhe dënimit për doping.

"Jam e pastër, jam e gatshme, ashtu si dhe herën e parë që jam akuzuar për këtë lloj substance, që është një turp për mua. Më akuzuan pa prova për doping. Nuk kam prekur me dorë asnjë substancë dopingu. Betohem në Kuran dhe për këtë flamur për të vërtetën. Kam 13 vjet në sport dhe të gjitha medaljet që kam sjellë për Shqipërinë, janë të pastra. Jam e gatshme deri në ditën e fundit, nuk i trembem askujt. Në asnjë vend të botës, sportistët nuk mund të hidhen poshtë, siç hidhen këtu sportistët tanë. Nëse do kisha pasur mbështetje, do i kisha shkuar deri në fund, jo për mua si Romelë, po për këtë flamur. Unë si Romelë nuk kam mundësi financiare ta çoj çështjen më lart. Kam qenë dhe jam e gatshme ndaj çdo hetimi. Shkova një herë vetëm dhe askush nuk erdhi nga pas të pyesë. Unë po e deklaroj, kushdo që të jetë i gatshëm, të vijë të më marrë, të shkojmë në gjyq të ballafaqoh­emi, por unë nuk kam mundësi financiari­sht ta ndjek këtë punë", deklaroi fillimisht ajo.

Romela thotë se ndaj saj nuk ka asnjë provë dhe se stanazolol­in nuk e ka përdorur asnjëherë. "Mos merrni pjesë në një krim e të merrni guximin për të më akuzuar pa prova dhe jo me racizëm, ju lutem. Unë jam kampionia e botës, shqiptare e sportiste, që kam mundur një botë pa mashtrim dhe në 12 të natës të çohem, prapë do t'i mund. Më vjen keq, fatkeqësia ime është se kam lindur në një vend që nuk ka shtet. Ku në një moment, me ditë të ftohta, me çizme, unë isha krenaria, kurse sot unë jam e harruar e nuk jam më. Unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla me sakrificë e dhimbje, ku më ka harxhuar gjithë rininë time. Unë mora medaljen, shteti më braktisi

Këtë sakrificë e kam bërë për familjen time dhe për këtë flamur që kam ngritur në arenat botërore", ka apeluar ajo. "Mund të dënohem, por sportin nuk do ta lë", ka përfunduar Begaj gjatë konferencë­s për shtyp.

Çfarë ka ndodhur sipas jush?

Unë kam marrë medaljen dhe kam mundur botën e parë, kjo ka ndodhur. Jam e gatshme të provohem. Është e turpshme për mua të përflitem për diçka të tillë. Jam e gatshme për çdokënd që të më testojë.

Si ka mundësi që keni rezultuar pozitive në të dyja testet?

Sepse jemi bota e tretë… Na duhet ndihmë sepse në asnjë vend nuk hidhet sportisti si këtu.

A keni pasur mbështetje nga shteti Shqiptar?

Mbështetje nuk ka pasur sepse nuk do të shkonte gjendja deri këtu. Po të isha amerikane, do ta kisha medaljen në qafë.

 ??  ??
 ??  ?? Romela Begaj në konferencë­n e djeshme për shtyp
Romela Begaj në konferencë­n e djeshme për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania