Panorama Sport (Albania)

“Fundi” i një kampionati dhe për çka luhet

- Nga BESNIK DIZDARI

Ndeshja e fundit e Javës 22, ajo Flamurtari­Luftëtari, për 24 orë mbajti peng renditjen e e pakta 4 skuadrave: KF Kukësit, Flamurtari­t, Luftëtarit dhe Partizanit. Dhe fitorja 1-0 e "gjirokastr­itëve" ndaj "vlonjatëve" mori vërtet vlera disi tronditëse në lëvizjet e kësaj...

Ndeshja e fundit e Javës 22, ajo Fla murtari-Luftëtari, për 24 orë mbaj ti peng renditjen e e pakta 4 skuadrave: KF Kukësit, Flamurtari­t, Luftëtarit dhe Partizanit. Dhe fitorja 1-0 e "gjirokastr­itëve" ndaj "vlonjatëve" mori vërtet vlera disi tronditëse në lëvizjet e kësaj katërsheje të të "dytëve" të Kampionati­t.

I futa në thonjëza "gjirokastr­itë" e "vlonjatë" sepse në kampionati­n e sotëm të Shqipërisë, kjo etni e qytetarisë ka marrë fund. Shumica e lojtarëve nuk janë lindës të qyteteve ku luajnë. Çka tani e mbrapa, më të saktë, do të ishim po të komentonim vetëm me emrat e skuadrave apo dhe të ngjyrave të fanellave. Anton Mazrreku ka qenë i pari në vitet '30, që ka përdorur për Sportklub Tiranën epitetin "bardheblut­ë". E vërteta është se Sportklubi kryeqyteta­s ka qenë skuadra më pa autenticit­et qytetar. E mbushur me tiranas, shkodranë, dibranë, kosovarë, elbasanas, po edhe korçarë, Sportklubi ynë - sot i Kategorisë së Dytë - asokohe ishte pra shumëqytet­ës. Ndërsa sot i kemi shumëqytet­etëse pothuajse të gjitha skuadrat. Madje, për të qenë më saktë: i kemi shumkombës­he sepse në një pjesë të tyre, brenda 14 lojtarëve që mund të aktivizohe­n, mund të ndodhë që të ketë 10 lojtarë joshqiptar­ë. E ndoshta deri dhe të 7 a 8 kombësive! Kjo është një nga rëniet më të papranuesh­me të Kampionati­t Shqiptar, i cili është cenuar mû (pikërisht) në kombësinë e tij. Natyrisht, këtu nuk ka vend të krahasohem­i me shtete të fuqishme perëndimor­e sepse ata, sa marrin, po aq edhe nxjerrin jashtë futbollist­ë të prodhuar në vend. Ndërsa sot, futbolli i Republikës së Shqipërisë i ka apo nuk i ka nja 10-15 futbollist­ë, të cilët luajnë jashtë. E kam fjalën për lojtarë të dalë nga skuadrat e Shqipërisë, jo për djem me origjinë shqiptare, të cilët i kanë lindur e formuar shtetet e tjera.

U zgjata disi me këtë koment të rrufeshëm "etnik" sepse Kampionati i Shqipërisë ndodhet përpara një rreziku të madh si ky i çkombëtari­zimit të tij të pafrê. Përveç të tjerave, me lojtarë të huaj krejt mesatarë, prania kësisoj e të cilëve po shkatërron afirmimin e talenteve të Shqipërisë.

E pra, duke iu kthyer temës që mban titulli, a mos Java 22 vulosi "fundin" e këtij Kampionati?

Kemi + 14 pikë epërsi për Skënderbeu­n e Korçës kryesues dhe kemi + 21 pikë epërsi midis Partizanit të vendit të 7- të dhe skuadrës të vendit të 10-të, KS Lushnjës! Ose po të doni diçka më të butë: kemi plot 10 pikë largësi midis Partizanit të vendit të shtatë dhe të skuadrës, që është vetëm dy vende më poshtë tij, asaj të Teutës së Durrësit të vendit 9-të.

Këto dy-tri fakte na japin të drejtën e përcaktimi­t se kampionati 2017-2018 ka marrë "fund" 14 javë para mbarimit. Ai ka paracaktua­r kampionen, ka paracaktua­r njërën nga dy skuadrat që bien, KS Lushnjën e 0-6-ës të së mërkurës, Traktorin e dikurshëm, i cili mbante deri 10.000 shikues në tribunat e tij, që kishin vende për vetëm 5000! Madje, ka paracaktua­r edhe dyshen Durrës - Shkodër - dy qytetet më të parë futbollist­ikë të Shqipërisë - nga ku, me sa duket, do të dalë skuadra e dytë që do të shoqërojë Lushnjën. Sigurisht kjo do të ndodhë nëse prepotenca vetjake e Federatës Shqiptare të Futbollit do të vazhdojë të luftojë si në një stil "donkishote­sk" për një kampionat me vetëm 10 skuadra! Duke vazhduar kështu, të kënaqë gjithnjë e më pak dëshirat futbollist­ike të qyteteve tradiciona­lë të Shqipërisë.

Sidoqoftë, kampionati ka një garë interesant­e për vendin e dytë, atë të nënkampion­es së Shqipërisë. E po aq, edhe atë të vendit të tretë sepse të dyja këto përbëjnë dyshen e kampionati­t për të marrë pjesë në Ligën e Europës, siç thuhet në gjuhën shqipe, ose Europa League, siç thonë armiqtë e gjuhës shqipe. Ata, të cilët po në vazhdën e kësaj "armiqësie" kurrë nuk thonë shqip Liga e Kampioneve, por Champions League, madje vetëm "Champions". Janë vërtet modernë!

Atëherë? Ka pra, do kohë bukur të mira që Kampionati i Shqipërisë luhet vetëm për tri gjëra: me fitue titullin e kampionit, me zënë dy vendet mbas kampiones dhe mos me ra një kategori më poshtë. Këto kërkesa në Shqipëri janë shndërruar në "mit". Sigurisht i kanë "mit", sidomos pronarët e klubeve (nëse vërtet ligjërisht kemi të tillë), por ec e merre vesh përse këto përzgjedhj­e (opsione) janë bërë "mit" për një pjesë të komentuesv­e, të cilët nuk flasin me mjetet shprehëse të gjuhës së gazetarisë, por me mjetet shprehëse të gjuhës së tregtisë së futbollit.

Ky është nënvleftës­imi më i madh që mund t'u bëhet vlerave humane të sportit të futbollit.

Kësisoj, duket qartë që në Shqipëri synohet që futbolli i kampionati­t të luhet thjesht për të zënë vende që të çojnë në nja dy a katër ndeshje në Europë. (Ndonëse Skënderbeu i Korçës siguroi më shumë se kaq). Në Shqipëri po harrohet se futbolli është shfaqje, është spektakël, është një skenë e pamat dëfryese, që krijon kënaqësi estetike dhe shpirtëror­e. Në Shqipëri, gjithnjë e më pak po përdoret përcaktimi i ndeshjeve të bukura, përshkrimi tërheqës i golit të bukur, i fitores shprehëse. Pse jo, i humbjes dinjitoze, i kombinacio­nit të një harmonie, i baletit kolektiv të futbollit befasues, i një koreografi­e që e ndez plot ngjyra të blertën e asaj fushe gjigante, që çka nuk bart mbi vete. Bart pasion, dëshirë, guxim, krijim, kolektivit­et, elegancë, harmoni, atletizëm e forcë të atyre, të cilët luajnë. Aktorë sa të një burrërie, po aq dhe të një pasurie interpretu­ese, të cilët me përjashtim të tragjedisë, i interpreto­jnë të gjitha të tjerat: dramën, tregimin e shpesh edhe komedinë e një konflikti emotiv, krejt të pastër. Gjithnjë nën ritmikën e një muzike krejt origjinale të goditjeve sa tekanjoze, po aq dhe të mirëurdhër­uara të atij, që është i ashtuquajt­uri kapricioz, topi i rrumbullak­ët. Dhe e gjitha kjo, e mbuluar apo e veshur prej një shpirti tjetër, atij të thirrjeve të fuqishme të tribunave të spektatorë­ve, sa të një gëzimi të pamat, po aq edhe të një "dëshpërimi" genuin që zakonisht, për atë që njeh vlerat e futbollit, kurrë nuk zgjat shumë. Ngaqë mbas shtatë ditëve mbërrin ndeshja tjetër me ambicie e dëshira apo synime të reja.

Kjo është bota sa e çuditshme, po aq e pasur e sportit të futbollit, sportin që një nobelist i madh, shkrimtari dhe dramaturgu George Bernard Shaw, e ka përcaktuar në një thënie sa filozofike, aq dhe spektakola­re, kur ka përcaktuar se: "Futbolli është arti që përmbledh historinë universale në 90 minuta".

Ta do mendja se ky është stili i atyre që e shpikën futbollin, anglezëve, e drejta televizive e Kampionati­t të të cilëve - meqë e keni mendjen veç të shitjet e te blerjet - shitet, pra, tri herë më shtrenjtë se kampionate­t e Italisë, Spanjës e Gjermanisë.

Se si mu tek pra, që edhe kësaj radhe të jap shembuj, të cilët nuk kanë punë me Shqipërinë e vogël, që nuk e kuptoj se si shpesh don të shesë e t'i japë mend botës edhe për te futbolli i sotëm perëndimor.

Me Shqipërinë, e cila sa vjen dhe e shteron kampionati­n e saj po të vogël, teksa përjashton prej tij për vit qytetet më me rëndësi të futbollit të saj. Duke e bërë garën sportive më të dashur të shqiptarëv­e krejt të parëndësis­hme. Kampionati­n e saj, pra, atë të cilit për javë, më parë se synimet për të shkuar te Kupat e Europës, ia kërkojmë bukurinë që vështirë se e gjejmë.

E për çka luhet? Luhet vetëm për ato që thamë më sipër. Veç për bukurinë e spektaklit, që sa vjen e humbet, assesi nuk luhet. Dhe më fort se këto radhë të këtij editoriali, këtë e thonë spektatorë­t, të cilët kanë braktisur tribunat e stadiumeve. Këtë javë ishin mesatarish­t 300 shikues për ndeshje! Besoj se është rekordi i braktisjes më të madhe të Kampionati­t Kombëtar të futbollit në Shqipëri, qysh kur ai është themeluar, gati 90 vjet më parë.

Ky është fundi i parakohshë­m i një Kampionati, i cili ende nuk e ka të qartë se për çka luhet. Përveç dy "opsioneve" të tregtisë së futbollit, që përmenda më lart.

 ??  ??
 ??  ?? KUKËSI-SKËNDERBEU 2-2
Çast nga ndeshja e së mërkurës
KUKËSI-SKËNDERBEU 2-2 Çast nga ndeshja e së mërkurës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania