Panorama Sport (Albania)

Dosti, apel klubit: Ta ndajë mendjen për Starovën

"Skuadra aktuale nuk garanton titull, duhen 4 përforcime dhe ide të qarta nga drejtuesit"

- ILIR CARA

Ish-sulmuesi kampion me Partizanin, Ed mond Dosti, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", bën një skaner të skuadrës aktuale, si dhe jep mendimin e tij se çfarë duhet të bëjë klubi për të sjellë ndryshimin e madh. Sipas Dostit, drejtuesit duhet ta ndajnë mendjen për Starovën, si dhe tregon se çfarë i mungon skuadrës aktuale për të synuar titullin në edicionin e radhës. Ai jep një vlerësim edhe për afrimet e kryera, si dhe këshillon drejtuesit që ta harrojnë "muzikën" e ankimimit për FSHF-në, por të ndërtojnë ekip që t'i mundë të gjithë.

Dosti, e ke deklaruar se nga Partizani nuk të ndahet zemra. Si të duket skuadra në këtë fillim të pjesës së dytë të sezonit?

Është e vërtetë që Partizani mbetet i zëvendësue­shëm për mua. Kritikat e mia kanë qenë për të ndryshuar situata, që vuajtja ime dhe e tifozëve të Partizanit të marrë fund. Jo pa qëllim kam preferuar që të rri në qetësi gjatë kësaj periudhe, pasi po shikoj se në ekip ka shumë tension, duke filluar nga trajneri dhe deri te lojtari më i thjeshtë. Ndaj, është momenti që ky ekip të mbështetet e jo të braktiset apo nëpërkëmbë­t. Sigurisht, në këtë pjesë po shikohen disa gjëra të mira, kryesisht në lojën që po zhvillon ekipi, por sërish problemet mbeten të mëdha.

Cilat janë problemet më të dukshme?

Partizani ka mangësi në organikë, pasi të gjithë e shikojnë se ekipit i mungon sulmuesi i mirëfilltë dhe një organizato­r. E kam thënë me kohë që skuadra i ka mbyllur llogaritë për këtë sezon, kështu që e mira është që kjo periudhë të jetë kolaudim për sezonin e ri. Pjesëmarrj­a në Europë do të ishte gjë e mirë, por edhe po nuk u arrit, të mos konsideroh­et si tragjedi, gjersa janë pa trofe. Më e mira do të ishte sikur gjatë kësaj periudhe të punohet për sezonin e ri. Me gjithë dëshirën time të madhe, me këtë grup që kanë tani, nuk i shikoj për kampion edhe në sezonin e ri. Ndaj, duhen përmirësim­e.

Ku duhet të përmirësoh­et apo të ndryshojë ekipi?

Skuadrës i duhen të paktën 4 afrime cilësore, të cilët duhet të bëjnë diferencën dhe jo të mbushin organikën. Këtij Partizani i duhet shtuar një bosht cilësor. Kjo duhet nisur nga qendra e mbrojtjes, një organizato­r, si dhe dy sulmues "pykë". Them dy sulmues të tillë, pasi me lojën nga krahët do të rriteshin mundësitë për të shënuar.

Gjithashtu, drejtuesit duhet ta ndajnë mendjen edhe për trajnerin.

Çfarë nënkupton ' që ta ndajnë mendjen për trajnerin'?

Drejtuesit duhet ta ndajnë mendjen që tani, njëherë e mirë, do të vijojnë apo jo me Starovën, në mënyrë që të mos veprojnë me atë politikën e ndryshimev­e të shpeshta, të cilat kanë rezultuar boshe. Stafit, të paktën, i duhet besuar një plan 18mujor dhe në përfundim të këtij afati duhen marrë frytet e para. Nëse ata nuk duan të vijojnë me Starovën, atëherë për mendimin tim Klodjan Duro është personi që ka potenciali­n dhe vizionin e duhur për të drejtuar Partizanin drejt titullit. Nuk jam shumë për trajnerë të huaj.

Pse nuk je për trajner të huaj?

Praktika ka treguar se në futbollin tonë ata nuk mund të përshtaten mirë, për vetë natyrën dhe kulturën e punës së tyre. Mentalitet­e të ndryshme, që nuk mund të bashkëvepr­ojnë siç duhet në një ambient si Shqipëria. Personalis­ht, jam i gatshëm që t'i ndihmoj drejtuesit e Partizanit, pa asnjë përfitim financiar, për t'u gjetur ndonjë trajner të huaj, por e thashë se jam "partizan" i trajnerëve të gjeneratës së re, aq më shumë të atyre që kanë luajtur me Partizanin dhe ndiejnë fanellën e kuqe.

Përveç problemeve të tyre, të kuqtë ankohen shpesh për goditjet me qëllim nga jashtë, kryesisht nga gjyqtarët apo FSHF. Ti si e komenton këtë situatë?

Unë e kam thënë me kohë, përmes intervista­ve në "Panorama Sport", se Partizanin nuk e duan dhe presin rastin që ta godasin. Drejtuesit po më habisin se akoma nuk e paskan kuptuar dhe vijojnë me këtë politikë. Kur e di që federata nuk të do, duhet të gjesh alternativ­a për ta mposhtur edhe atë, së bashku me kundërshta­rin. Nëse krijon një ekip pretendet, edhe më cilësor se Skënderbeu, nuk ka çfarë të bëjë as FSHF. Për mua, kjo është muzikë justifikue­se, pasi nëse krijon një ekip kualitativ, ke mundësi të shënosh gola për vete dhe për të gjithë ata që nuk të duan.

Partizani u mundua ta bëjë një gjë të tillë, pasi ky është sezoni më i kushtueshë­m në historinë e klubit. Në dy merkato kanë afruar 24 lojtarë, por dështimi mbetet prezent...

Ky fakt tregon se klubi ka nevojë për vizion dhe menaxhim të ri dhe profesioni­st. Me atë buxhet të shpenzuar dhe me aq lojtarë që kanë afruar, Partizani duhet të ishte për grupet e Champions-it, jo për të notuar në zonën e poshtme të renditjes. Ky sezon duhet t'u bëhet mësim drejtuesve, pasi nuk është gjithçka paraja. Mund të bësh ekip cilësor edhe me pak shpenzime, por duhet të kesh një staf drejtues mjaft të zotë. Pra, duhen njerëzit me vizion, që mund të afrojnë lojtarë të rinj dhe shumë cilësorë. Afrimet duhet të jenë në funksion të ekipit.

Klubi ka afruar së fundmi disa të rinj dhe u ka ofruar kontrata afatgjata. Si i vlerëson këto prurje?

Ajo që duket, nuk mohohet dot. Pas janarit, Partizani ka shfaqur disa gjëra të mira, ku pa dyshim bëjnë pjesë edhe këta elementë të rinj që janë me perspektiv­ë. Por ata duhen mbështetur duke iu vënë përkrah lojtarë me eksperienc­ë dhe cilësorë. Nga këta duhet të nisë ndryshimi i vërtetë, duke u bazuar në ide dhe projekte të qarta, në mënyrë që tifozët të mos presin edhe 25 vite të tjera për të shijuar një titull.

A ke një vlerësim për përforcime­t që ka bërë ekipi në janar?

Siç e thashë, lojtarët me moshë të re më kanë pëlqyer, por duhet të punojnë shumë që të mos mbesin në vend. Ai qendërmbro­jtësi boshnjak (Gojkoviç) nuk më duket i denjë për Partizanin, pasi po gabon nga java në javë. Për këtë thashë se duhet një qendërmbro­jtës. Belica më duket mirë, por i duhet edhe pak kohë që të harmonizoh­et me ekipin dhe futbollin shqiptar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania