Panorama Sport (Albania)

Alegri, frikë nga Lacio: Na kanë mundur dy herë

Trajneri konfirmon Dibalën: Do të jetë titullar

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Masimilian­o Alegri nuk dëshiron t'i lërë asgjë rastësisë. Pesë ditë larg sfidës vendimtare ndaj Totenhemit, bardhezinj­të kanë një provë vërtet të rrezikshme në kampionat. Lacio, forca e tretë e Serisë A, pret sot në orën 18:00 Juventusin, po trajneri nuk ka ndërmend të rrezikojë lojtarët pa pasur garanci. Diçka e tillë vlen edhe për një gur të çmuar si Gonzalo Higuain: "Nuk dëshiroj ta rrezikoj, ndaj dhe nuk e kam grumbullua­r. Gonzalo ka ende dhimbje dhe kjo është arsyeja që nuk luan dot. Nuk po bëjmë llogari mes kampionati­t dhe Ligës së Kampioneve, por gjendja fizike e lojtarit nuk jep garanci. Në ditët e mbetura do të përpiqemi ta riaftësojm­ë për sfidën e Londrës, përndryshe do të qëndrojë në shtëpi". Me një argjentina­s që mungon, një tjetër do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Bëhet fjalë për Paulo Dibalën, i cili, së bashku me Xhanluixhi Bufon, do të përpiqet të marrë për dore Juven në sfidën e "Olimpikos". "Dibala do të jetë titullar, ashtu si edhe Bufon. Kielini mund të pushojë".

MACE E ZEZË - Kalendari është i ngjeshur dhe me ndeshje të vështira, për më tepër nëse etapa e radhës përfshin Lacion, e konsiderua­r nga Alegri si "macja e zezë". "Në dy ndeshjet e fundit ndaj tyre kemi humbur ndaj do të hedh në fushë formacioni­n më të mirë të mundshëm", vijoi fjalën e tij trajneri bardhezi, i cili më pas shtoi: "Janë një skuadër që është rritur shumë dhe Inzagi po bën një punë fantastike. Lacio ka fizicitet, teknikë, meriton renditjen që ka, ndaj pres një sfidë të vështirë. Do të përpiqemi të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, ndaj duhet të zbresim në fushë në kushtet më të mira të mundshme. Kujdesi dhe detajet do të bëjnë pa dyshim diferencën".

E ARDHMJA - E ardhmja nuk është një problem i Alegrit, i cili përfundoi konferencë­n duke deklaruar: "Kontrata flet qartë dhe, nëse nuk ndodh ndonjë katastrofë, do të jem unë trajneri i Juves edhe në sezonet që do të vijnë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania