Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar bën presion: Derbi na nxjerr nga kriza

“Kuqezinjve do u hiqja Suson. Me ne ‘rilindën’, ne i ndalim”

- Përgatiti: LEDIO NASE

‘‘Duam të mbyllim serinë e Milanit. Praktikish­t i 'ringjallëm' ne në derbin e Kupës së Italisë, dhjetorin e kaluar, tani do i takojë Interit të ringrihet". Fjalë dhe karakter. Milan Shkrinjar rrëfehet, kur mbesin edhe pak orë nga një derbi pa kthim: Interi ka qëllim të dalë përfundimi­sht nga kriza e të dërgojë në "purgator" skuadrën e Gatuzos; Milani të fitojë atë siguri që duhet për të vazhduar ëndrrën Champions.

RREZIKU SUSO - "Do kemi përballë një kundërshta­r që ka fituar besim, - vazhdon 23-vjeçari sllovak, - dhe në një moment forme të shkëlqyer. Gatuzo është treguar i zoti, në fushë kuqezinjtë ndihmojnë njëri-tjetrin, luftojnë për çdo top". Duartrokit­je për Rinon atëherë, "e nëse do mundesha, kuqezinjve do u hiqja Suson, lojtarin kyç". Kujdes edhe nga freskia dhe entuziazmi i Kutrones, "një sulmues i fortë, i ri, i motivuar. Shënon duke prekur pak topa, me të do duhet përqendrim".

E VËRTETA - Po Interi? "Ç'kemi bërë në ndeshjet e fundit nuk do mjaftojë për të dielën në mbrëmje. Spaleti na e përsërit çdo ditë: duhet të bëjmë më mirë dhe të japim më shumë se maksimumin, si në skuadër ashtu edhe nga ana individual­e. Stërvitemi mirë e megjithatë nuk shprehim lojën e përshtatsh­me". Është përfolur për një ambient të krisur, "dhe nuk është e vërtetë, i yni është një problem mentalitet­i, nuk mbajmë përqendrim­in e duhur përgjatë gjithë ndeshjes". Shkrinjar nuk ngurron të sugjerojë "Ikardin si njeriun-derbi. Në ndeshjen e fazës së parë e dërgoi topin në rrjetë tri herë, na kanë munguar golat e tij në këtë fillim-viti". Dhe vijon: "Kjo është fundjava e së vërtetës, programi propozon ndeshje që do 'thotë' shumë për rendimenti­n e të parave".

ZERO SHPËRQENDR­IME - Katër gola në kampionat, asnjë mbrojtës si Shkrinjar. Grintë, agresivite­t dhe altruizëm, paraqitje fenomeni në pjesën e parë të sezonit, e më pas disa lëkundje. Por, mbetet gjithmonë në zemrat e tifozëve, që "janë të mrekullues­hëm thotë Shkrinjar, unikë, do thosha". I vlerësuar rreth 30 milionë euro sezonin e kaluar, sot Shkrinjar nuk kushton më pak se 50 milionë dhe te zikaltrit kanë nisur të trokasin pak a shumë zyrtarisht, klubet e elitës së Europës: Barcelona e Mançester Siti në veçanti. "Thuhej se çmimi im ishte i tepruar, tani shoh që qarkullojn­ë shifra më të mëdha. Lexoj për Barcelonën e klube të tjerë, por unë jam i përqendrua­r vetëm te angazhimet e radhës me Interin: duhet të mendoj për ndeshjet dhe stërvitjet, të tjerat nuk kanë rëndësi. Në asnjë mënyrë qëndrimi im në Milano nuk është i lidhur me kualifikim­in në Champions, ku mendoj se sidoqoftë do arrijmë, sepse Interi ka lojtarë dhe profesioni­stë cilësorë. E dashuroj këtë fanellë, ndihem shumë mirë në qytet: e theksova 'po'-në kur Spaleti e Auzilio më telefonuan për të zgjedhur Interin". Dhe "luftëtari" është i karikuar, e të dielën (nesër) loja e bukur nuk është e rëndësishm­e, dua tri pikët. Nuk ka kohë për t'u argëtuar. Pas Milanit do kemi Napolin, do nevojiten fitore me peshë për të thënë që kemi dalë nga kjo krizë, që po bëhet tashmë e padurueshm­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania