Panorama Sport (Albania)

Tare:Tare: RrezikovaR­rezikova tëtë vdisja,vdisja, Lacion e lëlë vetëm për Kombëtaren­Kombëtaren shqiptares­hqiptare

“Lacio, krijesë e imja, në Torino ishte fitorja e kthesës”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA Marrë nga: “Gazzetta Dello Sport”

Për "faj" të Lacios, e kanë kërcënuar edhe me jetë, duke e rrezikuar seriozisht atë, së bashku me familjen e tij, teksa pavarësish­t urrejtjes fillestare që tërhoqi si rrjedhojë e problemeve që ultrasit kishin me presidenti­n Klaudio Lotito, kërcënimet e vërteta ai i mori pas shitjes së Hernanesit tek Interi, në vitin 2014, aq sa numri i tij i telefonit përfundoi edhe në rrjetet sociale, duke e detyruar atë që ta ndërronte. Por sot, Igli Tare dhe Lacio janë një gjë e vetme. Drejtori sportiv, i cili flet 6 gjuhë të huaja (shqip, italisht, anglisht, gjermanish­t, spanjisht dhe greqisht) dhe që kurrsesi nuk pranon që futbollist­ët t'i drejtohen në mënyrë shoqërore, por vetëm si "drejtor", është "asi nën mëngë" i Klaudio Lotitos, është "bileta fituese" e presidenti­t të klubit, i cili me pak milionë euro zbulon dhe shet "nuhatjen" e tij, me numra të shumëfishu­ar, të cilat kanë mbushur arkat e Lacios. "Gjithsesi, sa më shumë kompliment­e të marrësh, aq më e madhe ndihet dhe bëhet përgjegjës­ia për të dhënë gjithmonë diçka më shumë", shprehet Igli Tare. Ai ka hyrë në vitin e dhjetë si drejtues i Lacios dhe në vigjilje të sfidës me Juventusin, tregon se arritja më e madhe e tij e karrierës është: "Të bindësh tifozët për projektin "Lacio": klubi është koka, trajneri zemra dhe futbollist­ët këmbët. Ideja ime është që ta bëj Lacion një pikë arritjeje, jo nisjeje. Të fitojmë diçka të rëndësishm­e, që ende na mungon". Dhe më pas, ndoshta do të largohet. Ndoshta... Gjithsesi, në pritje për të mësuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, shqiptari Igli Tare zgjidh fjalëkryqi­n e karrierës, deri në këtë moment.

Igli, na trego sesi përfundove drejtor sportiv i Lacios...

Thjesht hyra në zyrën e Lotitos për të firmosur një kontratë njëvjeçare me një opsion për të dytin dhe dola drejtor sportiv i Lacios. Ose më saktë, mund të isha, varej vetëm nga përgjigjja ime. Prita 5-6 orë përpara se të trokisja, kuptova menjëherë se diçka ndihej në ajër. Lotito më shihte në mënyrë të çuditshme. Më pas më dha një fletë, në të cilën ishte dizenjuar Lacio 2008-2009. "Çfarë mendon", më pyeti, ndërsa unë iu përgjigja: "Unë bëj futbollist­in, pse me pyesni mua?". Ndërsa Lotito vazhdoi: "Sepse do të më quajnë të çmendur, por të dua drejtor sportiv. Ti je basti im, kam dy vjet që e mendoj këtë. Në karrierën tënde ke dalë nga një portë e madhe dhe ke hyrë sërish në një tjetër më të madhe. Të jap dy ditë kohë për t'u menduar", vazhdoi presidenti. Dhe menjëherë, një zë brenda meje më tha të pranoja. Fundja, në jetën time kam pranuar që të bëj gjithmonë gjërat më të vështira.

Çfarë personi është Lotito, pse ju zgjodhi juve?

Muaj më pas, Lotito më shpjegoi pse më kishte zgjedhur: "Flet gjashtë gjuhë të huaja, njeh futbollin e huaj, je jashtë ambientit roman, jashtë dashakeqës­isë së futbollit italian". Dhe në këtë pikë, unë dhe Lotito jemi të ngjashëm. I kuptojmë në ajër personat... Por po ju them, se në fillim kemi pasur përplasje shumë të forta mbi tema të njëjta. Ndërsa unë ndërtoja, ai, me një intervistë të vetme, shkatërron­te gjithçka. Por nëse më pyesni sesi unë arrij të shkoj dakord me një si ai, thjesht më vjen të qesh... Shikoni, për Lotiton ka një imazh të çuditshëm, por për një drejtor sportiv apo një trajner, ai është presidenti ideal. I njeh limitet deri ku i lejohet të shkojë dhe kurrsesi, në asnjë moment, nuk e kalon atë.

Keni pasur sukses me Lotiton dhe sukses në punën tuaj. Kush është sekreti i Tares? A ka një metodë "Tare"?

Metodë "Tare" nuk ka. Unë thjesht nuk pëlqej të punoj me shumë njerëz. Kam një bashkëpunë­tor për të dhënat, një që më përgatit kasetat e lojtarëve dhe një për analizimin e kundërshta­rëve. Pjesa tjetër janë sinjalizim­e të shumë shokëve të mi, të shpërndarë në botë. Por gjëja që e bën vërtet të zotin një drejtor sportiv, është të nuhasë talentin e një lojtari të panjohur, që do të bëhet shpejt një kampion. Dhe vetëm ta shohësh një futbollist, nuk mjafton. Me të duhet të flasësh.

Dhe nuhatja juaj nuk gabon kurrë. Mjafton të shohësh këtë goditje fenomenale që keni bërë me Milinkoviç-Saviçin...

Milinkoviç luante te Vojvodina. E ndoqa falë sinjalizim­it të një miku. I gjatë sa unë dhe me cilësi të shkëlqyera teknike. Një fenomen me pak fjalë, por nuk mund t'i garantoja aq sa më kërkonte ai. Gjithsesi, unë vazhdova ta monitoroja edhe te Genku, për muaj, dhe më pas shkova e mora. Dhe të mendosh që Fiorentina kishte kontaktuar babain e tij dhe për respekt të të atit, kishte zbarkuar në Firence. Por në fund, fatmirësis­ht, Milinkoviç ruajti respektin tim dhe atë që unë kisha krijuar me menaxherët e tillë. Kështu funksionoj­në gjërat për mua.

Prisni të luani me Juventusin, skuadër së cilës i keni shënuar si futbollist. Çfarë marrëdhëni­esh keni me drejtuesit bardhezi, pasi dihet tashmë që Lotito dhe Anjeli janë gjithmonë në luftë mes tyre?

Kundër Juves kam shënuar dhe kam fituar vetëm një herë: 2-0, me Breshian, në vitin 2002. Në fund na japin shtatë minuta shtesë. Diçka që s'e kisha parë në jetë. Macone, trajneri ynë, në një moment u shtang: "Çfarë është kjo gjë?". Ndërsa arbitri i katërt u kthye dhe u përgjigj: "Më vjen turp, por unë shënoj minutat që më urdhërojnë". Pushtetin e Juves e ndieje dhe vazhdon ta ndiesh edhe sot, për faktin që kanë mjetet për të kontrollua­r merkaton italiane dhe politikën e tyre agresive në lidhje me talentet e perspektiv­ës. Përplasja politike Lotito-Anjeli është e qartë, por me Paratiçin (drejtori sportiv i Juves), zero probleme. Madje, nuk kam pasur për Keitanë dhe nuk do të kem as për Milinkoviç­in apo De Vrajin, të cilët nuk do të shkojnë te Juventusi, edhe pse emrat kanë kaluar mbi tavolinën e tyre. Personalis­ht i konsideroj një shembull për mentalitet­in që kanë, për metodat e punës. Janë pa dyshim më ekspertët e futbollit italian.

Jeni një ndër drejtorët sportivë më të zotë, jo vetëm në Itali, por edhe në botë. Por ju keni edhe një ëndërr tjetër, atë që të stërvitni. Do ta bëni një ditë këtë?

"Që në kohën kur luaja ende në fushë, kisha një udhëkryq në kokën time, drejtues apo trajner... Rruga ime ishte menjëherë e qartë, por një burrë pa ëndrra është i vdekur dhe unë timen nuk e kam fshehur kurrë: të stërvit një ditë. Por nëse kjo do të bëhet e mundur, do të ishte vetëm për Kombëtaren e Shqipërisë, kurrsesi një klub. Por fundja unë "stërvit" ndërkohë. Më pëlqen që të jetoj brenda dhomave të zhveshjes, të flas me trajnerin tim, por pa i ndërhyrë kurrë në punën e tij. Dhe nuk e kam të lehtë që të mos e mendoj vetën si drejtor sportiv diku tjetër, larg Lacios. Është e vërtetë që më kanë afruar edhe klube të tjera, por lidhja ime me këtë klub ka lindur dhe ka maturuar mes vështirësi­ve. Është një krijesë që kam kontribuua­r për ta rritur dhe pas 13 vitesh është pjesë e fortë e zemrës sime.

Lacio është një "shesh" i nxehtë dhe është akuzuar shpesh për racizëm...

Një foto e Ana Frank me bluzën e Romës është për t'u dënuar. Është e thjeshtë ndonjëherë ta trajtosh si një shaka banale, si për shembull, koret e ish-shokëve të mi: "Ke ardhur me gomone", por unë nuk shihja racizëm, ishte thjesht një batutë mes së qeshurave. Nuk mendoj se racizmi luftohet me fanella, por u takon instancave që të marrin shembull nga sportet në Amerikë, të cilat detyrojnë atletët në iniciativa sociale. Dhe mbi të gjitha, nuk duhet kurrsesi braktisur stadiumi nëse të tilla gjëra ndodhi, përkundraz­i, duhet të ndjekim shembullin e një mikut tim hebre, menjëherë pas episodit të Ana Frank: "Igli, po shkoj në 'Olimpiko'. Nuk i lë ata që të fitojnë kaq lehtë".

Keni luajtur si kundërshta­r me të, por ndërkohë Bufon vazhdon ende të jetë në fushë, ndërsa ju bëni tashmë drejtuesin. Nëse do të ishit drejtori i tij sportiv, çfarë do t'i këshilloni­t Xhixhit?

Unë jam tërhequr 10 vite më parë, ndërsa Bufon është ende aty. Por realisht nuk më bën efekt. Nëse arrin në atë moshë dhe me ato objektiva e ambicie,

ndodh sepse i jeton mirë. Dhe çdo ditë i gëzohesh edhe më shumë se 20 vite më parë sepse fundja i ke merituar. Nëse do të isha drejtues i tij, nuk do t'i jepja një këshillë. Ai e di edhe vetë se është më mirë që të tërhiqesh në një moment të artë të karrierës, për t'u mbajtur mend si një kampion, por në të njëjtën kohë, edhe dëshirat e tij duhet të përkojnë me planin e klubit. Sipas meje, edhe ndonjë tjetër vit ai e ka brenda vetes, e ndien, por shumë do të varet nga Champions. Të tentojë fitoren e këtij trofeu me Juven, i është shndërruar në një fiksim tashmë...

Sa stres ju shkakton puna e drejtorit sportiv? Ju kaluat një situatë shumë të rëndë, rrezikuat shumë...

Thuhej se kisha pasur një shqetësim shëndetëso­r, por ishte shumë më shumë. Derisa ma thanë, nuk e besoja: "Për këtë që keni kaluar, shumë të tjerë nuk ia kanë dalë", më thanë. Nëse doni ta dini, përpara se të hyja në sallën e operacioni­t pyeta: "Më duhet ta dorëzoj telefonin?" Nëntë ditë në terapi intensive, më shumë në botën tjetër sesa në këtë aktualen, por ia kisha bërë vetes. Kisha simptoma të qarta të stresit dhe më kishin urdhëruar qetësi totale. Por unë as që ua vura veshin dhe shkova me skuadrën në Napoli, edhe pse ma kishin ndaluar. Lacio luante për të siguruar eliminator­et e Ligës së Kampioneve, unë diçka më shumë. Kishte pak vend për të bërë heroin dhe ditën tjetër e gjeta veten poshtë "thikës"... Nga atëherë, kam nisur të menaxhoj më mirë stresin dhe, madje, kështu e bëj edhe më mirë punën time. Dhjetorin e kaluar, pas 10 vitesh, bëra pushimet e para me familjen time... Tetë ditë të plota në Dubai, askush nuk ma besonte...

Simone Inzagi ishte një tjetër gjetje e Igli Tares, një tjetër bast i fituar. Dhe te Juventusi e shohin si pasardhës të Alegrit...

Nuk më vjen keq kur e dëgjoj këtë, por për të arritur majat, duhet të rritesh, duhet ende të ndodhin gjërat e duhura dhe të kalojnë edhe disa vite. Në fillim thanë se e sponsorizo­va unë, në mënyrë që ai të hidhte në lojë këdo që doja unë, ndërsa tani të gjithë ata që spekuluan, ia mbathën... Në të vërtetë, zgjedhja finale nuk ishte e imja, por e Lotitos. Simone duhej të shkonte në Salento. Ne takuam Maxarrin, Sampaolin, Prandelin dhe Venturën. Por sa më shumë flisnim me të tjerët, aq më tepër kuptonin se asnjë si Inzagi nuk mishëronte dhe nuk transmeton­te "fenë" laciale. Këtë e bënte edhe pa pasur nevojën për të mbajtur në qafë një shall me ngjyrat tona. Lotito ishte aq nervoz, njësoj siç ndodh me një baba, kur i biri është përpara një zgjedhjeje të vështirë. Por pikërisht në ditën e zyrtarizim­it, Simenos i poshë në fytyrë disa lot, nga tensioni, nga emocioni. E donte për vdekje për post.

Është e vërtetë kur thoni se bën zgjedhjet e vështira, pasi nuk hoqët dorë nga Lacio dhe posti juaj edhe kur ju kërcënuan me vdekje?

"Po, kam pasur shumë, edhe me vdekje. Letra, telefonata, mesazhe dhe tri numra celulari të ndërruar. Numri im përfundont­e në rrjetet sociale dhe, madje, e di edhe se kush e hidhte. Në këto 10 vite, diçka brenda meje ka vdekur, por unë kështu jam, nuk dorëzohem dhe tani kam sfidën e madhe: jo të pengoj kontestime­t ndaj Lotitos sepse ajo është një pasojë, por të rrisim këtë klub, këtë që përfaqëson Lacio. Nuk dua që të ndryshojmë sistemin ultras, por të gjejmë një mënyrë për të ecur të gjithë përpara, të bindur se Lacio është një skuadër prej 35-40 mijë tifozësh për ndeshje, jo 2225 mijë. Duhet të gjithë të besojmë në projektin tonë, sepse futbolli pa tifozët nuk ka sens".

Si gjuetar talentesh, kur themi "gjeniu", çfarë emrash i vijnë Igli Tares në mendje?

Baxho, Guardiola, shoku im i dhomës, por edhe i të qeshurave sepse ishte gjithçka përveçse fjalëpakët. Pastaj Pirlo... Kam luajtur me tre prej gjenive të futbollit dhe përulësinë e thjeshtësi­në e tyre e mbaj me vete si shembull, diçka që sot kërkoj t'ua transmetoj të rinjve. Nuk u kam dëgjuar kurrë gjysmë fjale negative për një shok. Zero nga Baxho, i cili kishte pasur për shumë vite me radhë, botën nën këmbët e tij. Kurrë nga Pep, i cili që kur ishte lojtar, ishte më kërkuesi. Kur mblidheshi­m në shtëpinë e Xhuntit, na lodhte kokën me "tiki-taka"-n e tij.

I keni shpëtuar vdekjes nga një aksident me makinë, por në të njëjtën kohë i shkuat pranë edhe firmës me Interin...

Isha gati në gjendje të fikëti. Dëgjoja Serenin të ulërinte, teksa i ishte spostuar kocka e legenit, shihja gjakun e një shoku në makinë me ne dhe fytyrën e Roberto Guanas. Pasi kishte dëgjuar zhurmën e përplasjes, kishte dalë nga shtëpia. Atë natë as që e kisha menduar të shkoja në diskotekë, ndërsa më telefonoi vëllai im: "Bastard! Në televizor tregojnë një makinë që nuk është e jotja". Në të vërtetë ishte e imja, por ishte shkatërrua­r aq shumë sa nuk mund ta besonte që nuk kishim vdekur. Aty mendova se preka fundin: "Nuk do të luaj më", thosha me vete. Ndërkohë, gjashtë muaj më pas, Hektor Kuper më donte tek Interi. Presidenti Korioni më tregoi për telefonatë­n me Masimo Moratin: "E di që do të më duhej një si Tare në skuadër, por më duhet të blej një emër të madh". Dhe më pas blenë Batistutën.

Është Pastore dështimi më i madh i Tares?

Po. Ishte viti im i parë i parë. Doja të kuptoja si funksionon­in gjërat dhe blerja e munguar e Pastores ishte hapi fals klasik si fillestar. Isha drejtor sportiv dhe Simonian më dërgon një "dvd" të tijën: "Ky është 'top' më tha". Por unë bëra gabimin që fola me dy menaxherë, të cilët më bënë të besoja se Simonian nuk kishte të bënte me djalin. Ndërsa unë binda Lotiton që të propozonim 2.8 milionë euro për gjysmën e kartonit të tij, ndërkohë e kishte blerë ai vetë sepse unë nuk i dërgova më asnjë fjalë. Dhe nga ajo kohë, nuk u besoj më menaxherëv­e. Madje, në fillim më nënvlerëso­nin edhe ish-shokët e mi. Xhelozitë dhe mendimet në prapaskenë ngadalëson­in rritjen time si drejtues, por duhet të isha i duruar, edhe pse kjo nuk bënte pjesë në natyrën time. Në fund, më shpëtoi intuita ime: ose e bardhë, ose e zezë, gjithmonë. Në fillim mund të duket e rrezikshme, por në fund të bën të fitosh.

Igli, sa e rëndësishm­e ishte për Lacion fitorja me Juven në fazën e parë?

Fitorja 2-1 nuk ishte ndeshja jonë më e bukur e këtij viti, por më e rëndësishm­ja. Ajo ishte sfida ku fituam vetëbesimi­n e duhur se jemi një skuadër e fortë dhe ia thamë njëri-tjetrit në pushim të ndeshjes, kur ishim duke humbur 1-0. "Sot fitojmë. Kanë frikë nga ne". Superkupa e Italisë mund të kishte qenë një rastësi, por atë mbrëmje në Torino u siguruam: nuk kishte qenë një rastësi. Ashtu sikurse nuk ishte as minikriza që kaluan në periudhën fundjanari­fillimshku­rti. Dhe ta mendosh që ajo ka qenë periudha, në të cilën skuadra jonë ka vrapuar më shumë. Dhe kjo përkthehet thjesht: rënie përqendrim­i. Po, pikërisht atë që Juventusit nuk i mungon kurrë.

 ??  ?? Igli Tare dhe Klaudio Lotito, drejtori sportiv dhe presidenti i Lacios
Igli Tare dhe Klaudio Lotito, drejtori sportiv dhe presidenti i Lacios
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania