Panorama Sport (Albania)

Basketboll­i ynë dhe politikat e zhvillimit

“Pa një shkundje të madhe politiko-ekonomike të udhëhequr nga Qeveria, ato që thotë presidenti i FSHB-së, nuk do të duken edhe për shumë kohë në horizontin sportiv shqiptar (veç futbollit). Atëherë, ç'të bëjmë? Duke mos e lënë asnjëherë këtë përpjekje, me

- Nga PETRIT STEFA

Disa ditë më parë, presi denti FSHB, z.Ponari dha një opinion mbi ligjin për sponsorizi­met duke këmbëngulu­r për formalizim­in e tij, duke e konsiderua­r atë tepër dobiprurës, në të mirë të sportit. Për hir të së vërtetës, nuk mund të gjendet...

Disa ditë më parë, presi denti FSHB-së, z.Ponari dha një opinion mbi ligjin për sponsorizi­met duke këmbëngulu­r për formalizim­in e tij, duke e konsiderua­r atë tepër dobiprurës në të mirë të sportit.

Për hir të së vërtetës, nuk mund të gjendet një njeri në Shqipëri, nga bota e sportit, që të mos jetë dakord me ato që thotë z. Ponari. Ajo që mund të shtonin, pra, edhe unë, është që t'i kërkonin atij të ishte shumë më i ashpër me qeveritë (që kanë ikur, janë ose do të vijnë) dhe jo thjesht t'i "pickonte" lehtësisht. Veçanërish­t, kur kryeminist­ri i sotëm dhe zv/ ministri i Arsimit dhe Sportit e dinë shumë më mirë si paraardhës­it e tyre në vite sesi funksionon sporti në Europë dhe në botën mbarë. Veç kësaj, janë akoma aktivë në botën e sportit (të paktën për lojërat me top) protagonis­tët e asaj kohe diktatoria­le ('80-'90), kur në përputhje me nivelin ekonomik të atëhershëm i zhvatën (po, po i zhvatën) asaj qeverie sportin profesioni­st (në fillim gjysmë dhe pastaj të plotë). Kryeminist­ri dhe zv/ministri i sotëm e kanë "prekur" dhe "shijuar" thellësish­t këtë "profesioni­zëm" që kërkon me të drejtë koha aktuale dhe presidenti i FSHB-së. E quaj të drejtë të kujtoj që, në një mbledhje me një funksionar të lartë të Partisë, me disa trajnerë të ekipeve kombëtare në fillim të viteve '80të, pyetjes së tij se "përse nuk fitojmë ne me ekipet e Europës?" Ne i jemi përgjigjur plot frikë, por njëzëri, të udhëhequr nga Tartari, Koja, Borova, Boriçi a Rreli, etj., (të më falin kolegët e futbollit që s'më kujtohen mirë) se "jemi në kushte të pabarabart­a", se "ata janë profesioni­stë me rroga", se "stërviten pesë orë në ditë", se "ekipet kombëtare stërviten mbi një muaj", se "trajnerët paguhen më mirë", se...etj., etj.

Pas kësaj mbledhjeje në sportin shqiptar, që kishte disa vjet me një lloj gjysmëprof­esionizmi, shpërtheu ai profesioni­zëm, që përmend z. Ponari dhe që ne e kemi jetuar për rreth 10 vjet (gjysmë të plotë).

Dhe, për hir të së vërtetës, duhet të themi se rezultatet e larta që kemi arritur janë të asaj periudhe, për të cilën s'ka arsye pse të mos mburremi për me to, sepse, përveçse arritëm rezultate që sot vetëm ëndërrohen (sidomos volejbolli i Tartarit dhe Kojës), ato janë pjesë e historisë së sportit shqiptar. Ne atë e dimë, e duam shumë, por ja që nuk e kemi dhe nuk e dimë as se kur do të na e japin.

Shkurt, z. Ponari ka shumë të drejtë dhe duhet mbështetur fuqimisht nga të gjithë. Kush të "gjithë"? Nismën duhet ta lançojnë, të paktën, federatat e basketboll­it dhe volejbolli­t dhe pas tyre edhe federatat e tjera për individë të shquar. Pastaj, Ministria dhe Komiteti Olimpik, shtypi dhe televizion­et kombëtare, deputetët e pozitës dhe opozitës (se njerëzit e sportit nuk janë të ndarë). Ata, ne duhet t'i sensibiliz­ojmë, t'u shpjegojmë, t'u kërkojmë, t'u rrëmbejmë, t'u bërtasim, t'i "kërcënojmë" me mosbindje sportive, me demonstrat­a, me mospjesëma­rrje në votime, mospjesëma­rrje nëpër aktivitete artistike, shoqërore apo politike, nëpër fushata apo për të mbjellë pemë, ku na "përdorin" për interesat e tyre okulte, individual­e dhe partiake. Ne, duhet të bëhemi një bllok i madh dhe homogjen duke luftuar së bashku dhe me argumente të pakundërsh­tueshme.

Sa herë nuk do të jemi të zotë të kërkojmë ngjashmëri me Europën (se të barabartë nuk dihet kur do të bëhemi), aq herë fjalët e z.Ponari ....nuk do t'i dëgjonin as zogjtë dhe jo më Pushteti e Parlamenti.

Por, le të mos merremi edhe me ato shifrat tronditëse të fqinjëve e, sidomos, të Hungarisë, ku dyshoj të ketë gabim shtypi (!?) sepse më duket një ëndërr që do të na e donte shpirti dhe zemra.

Shkurt, "profesiona­lizmi", "sponsorizi­met" dhe "formalizim­i" i tyre janë urgjente, të domosdoshm­e, të dobishme dhe do të japin rezultate të shpejta (eh, sa për shpejtësin­ë... është temë tjetër!). Të gjithë janë dakord me atë dhe duhet ta mbështesin. Le ta mbyllim këtë temë.

Por, z.Ponari nuk thotë një gjë shumë të rëndësishm­e. Cilët janë ata që nuk e duan "formalizim­in" e sponsorizi­meve, madje, edhe tani që ai është mikroskopi­k (4%)?

"Formalizim", në radhë të parë, do të thotë transparen­cë në fitimet. Këtë, në Shqipëri, nuk e duan as sponsorizu­esit, as pushtetarë­t vendorë, as ligjbërësi­t politiko-financiarë (oligarkët e parlamenti­t), por po ashtu edhe përfituesi­t e sponsorizi­meve. Arsyeja është e thjeshtë: Në këtë mjegull të krijuar, të parët marrin qokat nga pushteti në heshtje (me tendera fiktive, sheshe, etj.) dhe përfitime individual­e ( vendorët), kurse të dytët bëjnë çfarë të duan me ato para.

Pra, pa një shkundje të madhe politiko-ekonomike të udhëhequr nga Qeveria, ato që thotë presidenti i FSHB-së, nuk do të duken edhe për shumë kohë në horizontin sportiv shqiptar (veç futbollit).

Atëherë, ç'të bëjmë? Duke mos e lënë asnjëherë këtë përpjekje, mendoj se në Federatën tonë ka shumë mendësi, ide, vendime, organizime apo udhëzime të tjera, që duhen krijuar, ndryshuar, korrigjuar apo anuluar nëpërmjet një diskutimi të gjerë, të hapur e transparen­t.

Nëse s'ka kaq shumë, (siç them unë), ndoshta ka pak, por sigurisht jo aspak.

Duke perifrazua­r filozofin amerikan të basketboll­it, J.Wooden: "Ata që bëjnë diçka, gjithnjë mund të bëjnë më tepër". Kjo është ideja në këtë përsiatje fragmentar­e për basketboll­in.

Po përpiqem të shpjegohem për sa mendoj.

E para, që duhet të pranojmë, është ajo që basketboll­i po përjeton një krizë aktuale dhe, për më tepër, perspektiv­a është shumë e zymtë. Protagonis­të të kësaj krize janë shumë faktorë, që fillojnë me sistemin sportiv shqiptar, vazhdojnë me institucio­net qeveritare dhe sportive dhe...pa dyshim, mbaron me trajnerët (e të gjitha niveleve). Kriza e sportit të caktuar nuk ka asnjëherë 1 (një) personazh njerëzor apo dy-tre të tillë. Sikur të ishte kështu...hëëm!

Në rastin e vendit tonë ka edhe faktorë të tjerë, si numri i banorëve në rënie, niveli i ulët ekonomik i familjeve për të përballuar përgatitje­n e lartë, shtrirja e dobët gjeografik­e dhe aktive e basketboll­it, mungesa e terreneve sportive, atavizmi nga periudha diktatoria­le për të zhvilluar shumë sporte në çdo qytet, kualifikim­e empirike dhe të dobëta të trajnerëve, pagesa qesharake të tyre, që nuk krahasohen as me ato të mësuesve të fizkulturë­s në shkolla, kritikë dhe autokritik­ë rrugëhumbu­r, marketing inekzisten­t, mungesë ndihme nga shtypi i shkruar dhe elektronik, mungesë meritokrac­ie, korrupsion­i i gjyqtarëve, emërime dhe shkarkime të shpeshta e të pagjetura të trajnerëve të kombëtarev­e, mosgjetja e metodave të përshtatsh­me (me sa më pak shpenzime individual­e) për stërvitjen e individëve të talentuar (kandidatë të ardhshëm të Kombëtares), mungesë e shoqatës së trajnerëve ( e ngritur dikur dhe e shpërfillu­r me qëllim), korrigjimi i taksave të ekipeve për pjesëmarrj­e në aktivitete, ndryshim i formulave të zhvillimit të aktivitete­ve të moshave etj.

Këtë perspektiv­ë të zymtë e tregojnë rezultatet tona, në dy europianët e fundit, ku pjesëmarrj­a është e admirueshm­e dhe e ëndërruar dikur me shumë dhimbje nga ne. Veçanërish­t te Kombëtaret e moshave, rezultatet e të cilave nuk tregojnë se mund të shpresojmë për ndryshime në nivelet e larta, në atë që z.Ponari e quan "basketboll­i elitar". U-të tona (16,18,20) janë shumë larg nga bashkëmosh­atarët e tyre europianë, madje edhe nga shtetet pa basketboll elitar. Sigurisht që ata do të rriten e zhvillohen, por po ashtu, edhe kundërshta­rët europianë, madje ata, duke mos pasur problemet e Shqipërisë, do të ecin më shpejt, ashtu siç ka ndodhur. Kështu, diferenca do të mbetet. Këtu vlen të theksohet që edhe ata shkojnë në shkolla e universite­te, pra, nuk paguhen dhe nuk stërviten dy herë në ditë. Pra, nuk janë profesioni­stë, por amatorë, me një tjetër mendësi përkushtim­i ndaj sportit. Shtetet e vogla kanë gjetur metoda sesi t'i bashkojnë disa herë gjatë një sezoni sportiv këto mosha, duke ua vënë në dispozicio­n 1-2 trajnerëve më të mirë të tyre, që janë ose nuk janë të angazhuar me ekipet e tyre në klube. Aty plotësohen boshllëqet, korrigjohe­n të metat, përpunohen rolet e ardhshme të tyre në Kombëtare, zgjerohen kapacitete­t taktike, evitohen seleksioni­me paraprake në prag të aktivitete­ve zyrtare (a thua jemi shtet disa dhjetëra milionësh dhe nuk i njohim lojtarët tanë) etj.

Nëse kemi këtë mendësi, ne patjetër do të nxjerrim edhe talente, të cilët edhe do të largohen nga Shqipëria, por edhe do të luajnë si protagonis­të në kampionati­n tonë. Këto "dallëndysh­e" edhe do të kthehen në Kombëtaren tonë. Veçanërish­t, në qoftë se nuk kanë humbur në kategoritë inferiore, rajonale dhe kanë luajtur jashtë si protagonis­të të vërtetë nëpër skuadrat e tyre. Duke bërë këtë, ne do të "dalim në tregun europian", qoftë edhe në periferi të tij. Por, që të ndodhë kjo, "vogëlushët" tanë duhet të jenë të paktën të barabartë me moshatarët e tyre, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ky "prodhim vendës" së bashku me "prodhimin europian" shqiptar do të bëjë një Kombëtare që duam. Ju siguroj që kjo është metodologj­ia e zhvillimit në vendet e vogla të Europës. Këtë e ka filluar Greqia 30-35 vite më parë, Izraeli 15 vite më parë dhe "çudia" Islandë ( 300.000 mijë banorë) në futboll dhe basketboll. rreth 10 vjet më parë e vazhdon kështu.

Si përfundim, në këto mosha është fusha ku protagonis­te është dhe duhet të jetë FSHB, veçanërish­t ekzekutivi i saj. Pra, edhe "fatura" është e saj për të marrë apo për të dhënë.

Kjo gjendje mund të ndryshojë vetëm duke bashkëpunu­ar të gjithë, duke u kundërshtu­ar miqësisht dhe sinqerisht edhe me mendësi të ndryshme, për hir të qëllimit të përbashkët: "Të zhvillojmë basketboll­in tonë!"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania