Panorama Sport (Albania)

Çalhanoglu: Qaja te Milani, Gatuzo më rilindi

Fantazisti: Isha pranë Totenhemit, deri kur erdhi trajneri i ri

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në ikonografi­në e derbit gjen me bollëk foto të numrave 10, duke filluar që nga i madh Xhani Rivera. Numrin e shenjtë e kanë mbajtur dhe mbuluar me lavdi edhe emra si Lidolm, Kapelo, Gulit, Papen, Saviçeviç, Boban, Rui Kosta dhe Sedorf. Pas holandezit, blasfemia u materializ­ua kur 10-ta kaloi nga shpatullat e Boateng tek ato të Keisuke Hondës. Pas tyre, më në fund fanella në fjalë ka gjetur një pronar të denjë, i cili mezi pret ta lartësojë edhe më shumë, sidomos në një ndeshje si derbi, të cilën nuk e ka shijuar ende në Milan. Bëhet fjalë për Çalhanoglu­në, i cili me italishten e tij ende jo të përsosur në një intervistë për "La Repubblica", ka pranuar se: "Mezi pres të luaj kundër Interit. Do të jetë një ndeshje ëndrrash, sidomos për mua që mungova në derbin e parë. E vërtetë që luajta atë të Kupës, por nuk isha titullar, ndaj këtë herë do të ketë krejt shije tjetër."

Firma e dyfishtë për Trabzonspo­rin dhe Karlsruhen kur ishte ende minoren i kushtoi 6 muaj pezullim nga aktiviteti, një periudhë që Çalhanoglu e përshkruan kështu: "Ishte një makth të stërvitesh­e duke e ditur se nuk luaje dot. Kisha një përgatitës që Bajer Leverkuzen­i ma kishte vënë në dispozicio­n dhe përfitova për t'u përmirësua­r atletikish­t, por në thelb unë jam futbollist dhe jetoj për fushën". Fillimi i tij te Milani nuk ishte nga më të bukurit. Problemet në Gjermani bënë që të kishte edhe një psikolog dhe një i tillë i nevojitej edhe te kuqezinjtë, sidomos mes problemeve të rendimenti­t dhe atyre gjuhësore. Fantazisti pranon se ka qarë shpesh dhe ka menduar të largohet nga Italia me Totenhemin si destinacio­nin më të mundshëm. Por në mes të këtij kaosi psikologji­k, rezultatet e skuadrës bënë që të ndryshohej trajneri (Montela) dhe në rrugën e Çalhanoglu­së të dilte Gatuzo. Për trajnerin e tij aktual, 23-vjeçari turk shprehet me italishten e tij të perfeksion­uar nga kurset private në "Milanello": "Gjithçka ndryshoi kur Gatuzo u bë trajneri im. Është një lider i vërtetë për ekipin dhe unë e admiroja që kur luante ende futboll. Ai përmirësoi mënyrën tonë të lojës dhe mentalitet­in e skuadrës, ndërsa për mua ka bërë gjëra të jashtëzako­nshme". Pas sfidës së fituar me turkun e Romës Ynder, kalendari rezervon derbin dhe një përballje të dyfishtë me patriotin Mesut Ozil, që luan tek Arsenali. Për rivalin e "Djallit" në Ligën e Europës, Çalhanoglu tha: "Do të jetë e bukur të përballem edhe me të. Ky është momenti më fantastik i karrierës sime dhe i jetës sime, por më parë duhet të fitoj edhe derbin". Komente pozitive, paraqitje dinjitoze dhe premisa për më shumë, është pikërisht ky numri 10, për të cilin kishte nevojë Mi- lani. "Nuk keni parë asgjë akoma, është fenomen i asisteve, i goditjeve të dënimit. E ndjek prej pesë vitesh", deklaronte i entuziazmu­ar vetëm tri ditë më parë Masimilian­o Mirabelit. Ndoshta ka të drejtë, por numrat 10 legjitimoh­en në derbi...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania