Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Tirana nuk pret dhurata

“Të gjithë japin shpirtin kur luajnë me ne, ndërsa më të tjerët ndëshkohen në fund”

- ADELA MERKO

Ze Maria nuk e diskuton ngjitjen. Ai paralajmër­on kthe-sën e madhe të Tiranës, ndërsa hapur e thotë se nuk pret dhurata nga askush. Në konferencë­n e dhënë dje për mediat, braziliani theksoi se kurrë nuk e ka trajtuar si të mbyllur kampionati­n dhe, sidomos, kur e di që shumë ekipe të "vogla" japin shpirtin ndaj...

Ze Maria nuk e diskuton ngjitjen. Ai paralajmër­on kthesën e madhe të Tiranës, ndërsa hapur e thotë se nuk pret dhurata nga askush. Në konferencë­n e dhënë dje për mediat, braziliani theksoi se kurrë nuk e ka trajtuar si të mbyllur kampionati­n dhe, sidomos, kur e di që shumë ekipe të "vogla" japin shpirtin ndaj bardhebluv­e, ndërsa me të tjerë ndëshkohen në sekondat e fundit. Bylisi po i afrohet ndjeshëm, por kjo nuk e bezdis trajnerin, përkundraz­i ai i paralajmër­on se kurrë nuk do t'i mundin. Gjestin e Ngoosë e dënon, por nga ana tjetër vlerëson faktin që kërkoi ndjesë para ekipit.

Dy barazime radhazi, pse nuk fitoi Tirana në Ballsh dhe Fier?

Pse nuk fituam? Barazuam, por nuk humbëm. Ndeshjen me Bylisin e kemi komentuar shumë. E patë çfarë ndodhi, u dha një penallti e paqenë. Ndaj Apolonisë nuk luajtëm mirë dhe nuk e meritonim të fitonim. Kjo është e vërteta. Nëse je e "madhja" e kampionati­t dhe nuk arrin t'i mbyllësh ndeshjet shpejt, avantazhi kalon gjithnjë tek ekipet e vogla.

E kishit menduar ndonjëherë që pas dy barazimeve, rezultat në dukje jo negativ, të shkonit nga +7 në +2 me Bylisin?

Nuk kemi qenë kurrë +7, pasi Bylisi kishte një ndeshje më pak. Kemi barazuar në Ballsh dhe Fier, por llogari nuk bën dot. Nuk e kemi bërë as kur ishim +7 me kundërshta­rin që ishte një ndeshje minus. Unë e kam thënë që do të luajmë deri në fund dhe kurrë nuk e kisha menduar të mbyllur kampionati­n. Nuk e di çfarë po ndodh, por shumë skuadra japin shpirtin ndaj nesh dhe më të tjera humbasin në sekondat e fundit. Kjo edhe ndodh, pasi i tillë është futbolli. Pastaj, të mposhtësh Tiranën, është gjëja më e bukur që ekziston në këtë kategori, por edhe në Superiore.

E pamë edhe Kukësin si festoi kur na eliminoi. Jemi të "mëdhenjtë", ndaj të gjithë duan të na mundin. Sot jemi +2, por për ne pak rëndësi ka, pasi të gjitha ndeshjet e tjera do t'i luajmë vetëm për t'i fituar dhe kurrë për t'i barazuar.

Keni përballë Shënkollin, është e lehtë që të motivosh ekipin?

Kemi folur shumë gjatë javës dhe sidomos pas këtyre 2 barazimeve. Folëm për sjelljen që patëm në fushë, pasi një skuadër si e jona nuk mund t'ia lejojë vetes që të ketë pauza të gjata dhe më kot dy barazime, kemi bërë boll. Do përballemi

me Shënkollin dhe, siç e thashë, ekipet e vogla dinë të na hapin probleme. Kemi kuptuar që nuk mund të ulim ritmin, ndaj duhet të rifitojmë besimin që kishim në 15 javët e para të këtij sezoni.

Nga bashkëbise­dimi që patët me lojtarët të hënën, mendoni se e kanë gjetur "recetën" e duhur për të bërë autokritik­ën?

Ne, kur flasim në dhomat e zhveshjes, jemi të sinqertë dhe të drejtpërdr­ejtë, nga unë i pari e deri te lojtarët. Edhe pse janë të rinj, nuk janë më fëmijë, ndaj duhet ta dinë ku kanë gabuar dhe çfarë kanë bërë mirë. Ndaj diskutuam që nuk mund të kemi kaq shumë vështirësi e probleme për të fituar ndeshjet në shtëpi dhe jashtë fushe. Duhet të kemi të njëjtin agresivite­t dhe mentalitet ndaj çdo kundërshta­ri. Lojtarët e kanë kuptuar, ndaj jemi në rrugën e duhur. Nuk ishim Barcelona para këtyre 3 ndeshjeve, por nuk jemi as ekipi më i dobët në botë. Jemi Tirana dhe objektivi ynë nuk ka ndryshuar, përkundraz­i kemi më shumë dëshirë për t'u rikthyer në nivelin tonë.

Fakti që nuk keni gjetur fitoren mos ndoshta lidhet me problemin e sulmit?

Jo, nuk besoj se kemi probleme me sulmin. Ndaj Bylisit shënoi Sentamu, për shembull. Kemi krijuar, por duhet të jemi më të këqij përpara portës, duhet të jemi si "gjarpër që të pickon dhe ti nuk e kupton". Duhet të jemi më të bindur te forcat tona dhe jo vetëm sulmi, por edhe mesfusha, pasi kemi shumë kualitet. Ndaj, kur kemi mundësi që ta mbyllim ndeshjen, duhet ta bëjmë shpejt dhe jo t'i japim mundësi kundërshta­rit. Ndaj Bylisit shënuam në të parën, por patëm raste me bollëk jo vetëm në këtë 45minutësh, por edhe në të dytën. Nëse do bënim 2-3 gola, ndeshja do të ishte mbyllur me kohë. Këtë duhet të kuptojnë djemtë. Nëse krijojmë 7 raste, duhet të bëjmë 7 gola. Ky është ende problemi im, pasi dua që t'ua ngulis mirë në mendje një gjë të tillë.

Ngoo nuk e priti mirë ndërrimin në Fier, a keni biseduar me të për këtë çështje?

Kam folur dhe kemi sqaruar gjithçka. Ai është një sulmues si të gjithë të tjerët dhe duhet ta kuptojë këtë. Mendoj se e kuptoi, derisa kërkoi falje edhe para grupit për reagimin e tij pas zëvendësim­it. Ne nuk i trajtojmë lojtarët si "të nënës

apo të njerkës". Ata janë profesioni­stë dhe duhet t'u përmbahen rregullave, ashtu sikundër bëj edhe unë. Ai gaboi dhe kërkoi falje. Ndaj, të mos ndalemi tek ai episod, pasi do paguajë për këtë, por të shohim përpara. Kemi nevojë për Ngoonë, ashtu si edhe për lojtarët e tjerë. Ishte gjë e bukur që e pranoi gabimin para të gjithëve, por sigurisht që nuk duhet që ta ripërsëris­ë.

Prisni ndonjë dhuratë nga Apolonia, e cila nesër (sot) luan me Bylisin?

Ne duhet të bëjmë punën tonë, ndaj ta harrojmë kundërshta­rin, me gjithë respektin që kam për Bylisin. I respektojm­ë të gjithë, por, në fund të fundit, ne jemi skuadra me historinë më të madhe në vend. Ata duhet të vrapojnë pas nesh. Por, që të na marrin kreun, duhet të na mundin. Gjithsesi, nuk besoj se kjo do të ndodhë, pasi nga tani e në vazhdim skuadra ime nuk do të humbasë asnjë ndeshje. Ndaj kujtdo, ne do të luajmë vetëm e vetëm për fitore. Futbollit nuk i dihet kurrë, por ne do të japim 110% për të evituar pengesat. Ndaj, të shohim përpara, pasi shumë po u japim rëndësi atyre që nuk e meritojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania