Panorama Sport (Albania)

"Lojtari kishte alergji, është i pafajshëm"

-

Klubi i Skënderbeu­t ka dalë dje me një reagim zyrtar mbi çështjen "Jashanica". Sipas asaj që raporton zyra për shtyp, mbrojtësi ka pasur alergji në ditën e ndeshjes Skënderbeu-Jang Bojs 1-1, zhvilluar më 28 shtator 2017, në "Elbasan Arena". Klubi bën të ditur se substanca prednizolu­t që ka përdorur Jashanica, është një medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive. "Përmes kësaj deklarate për shtyp, Klubi i Futbollit Skënderbeu informon sportdashë­sit dhe median në lidhje me procedimin disiplinor ndaj lojtarit tonë, Bajram Jashanica, për kundravajt­jen e ' përdorimit të substancav­e dopuese'. Më datë 28 shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostik­uar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevojë për një trajtim të menjëhersh­ëm dhe efektiv. Në përpjesëti­m me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administru­ar substanca e prednizolu­t, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh. Menjëherë pas përfundimi­t të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të përdorimit të substancës prednizolo­ne nga Komisioni i Antidoping­ut të UEFA- s, e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administru­ar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësish­t kërkesës së arsyetuar nga ana e klubit tonë, organi administra­tiv i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimi­t dhe si pasojë, ka çelur procedurë disiplinor­e. Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administri­mit të saj ( injeksion), pasi preparate të ngjashme, të administru­eshme në rrugë orale ( pilula) nuk konsideroh­en si forma dopingu dhe veçanërish­t janë të klasifikua­ra në kategoritë më të ulëta të dopingut, për nga rrezikshmë­ria dhe efektet e tyre. Klubi i Futbollit Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Jashanicës dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritet­it dhe karrierës së tij. Faleminder­it për mirëkuptim­in", citohej ndër të tjera në reagimin e klubit korçar për daljen pozitiv të Jashanicës në testin antidoping.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania