Panorama Sport (Albania)

Mjeku i Skënderbeu­t: Ja e vërteta me lojtarin

- Ll.Saro

Mjeku i Skënderbeu­t, Jorgo Pantazi, ka sqaruar dje të vërtetën e historisë së mbrojtësit Bajram Jashanica, në ditën e ndeshjes ndaj Jang Bojsit, në 28 shtator të vitit të kaluar, kur dhe kosovari bëri testin antidoping. Pantazi është 100% i bindur se Jashanica nuk ka përdorur një substancë të ndaluar. Ai tregon të gjithë kronologji­në e ngjarjes, si dhe vendimin për të marrë ilaçin kundër alergjisë. "Bajram Jashanica nuk ka përdorur substanca të ndaluara dhe për këtë ju garantoj me 100%, pasi është ndër më të rregulltit te Skënderbeu, ashtu siç janë edhe lojtarët e tjerë. Në ditën e ndeshjes ndaj Jang Bojs, në 28 shtator, kujtoj që në orën 10:00 Jashanica ka qenë i mbushur me puçrra, njësoj sikur ta kishte pickuar diçka. Shkuam menjëherë në urgjencë dhe atje mjekët që e kanë vizituar, kanë vënë re se është pickuar ndoshta nga ndonjë insekt, pasi ishte i skuqur thuajse në të gjithë pjesët e trupit, duke pasur edhe kruarje. Ata i dhanë këtë ilaç, që është një familje e ultrakorte­nit dhe ishte i vetmi që mund t'i bënte efekt. Pas këtij momenti, me sa mbaj mend, deri në orën 16: 00, Jashanicës thuajse i kaloi gjithçka dhe qetësohet. Kjo ishte procedura që ndoqëm ne si staf mjekësor i ekipit, pasi pyetëm mjekët e urgjencës", ka thënë fillimisht mjeku i korçarëve. "Biseda me UEFA-n" - Pantazi rrëfen edhe negociatat me përfaqësue­sit e UEFA- s pas ndeshjes me Jang Bojsin, kur dhe Jashanica ishte planifikua­r të bënte testin antidoping, ku nga dy lojtarë për ekip e kryejnë gjithnjë. "Në përfundimi­n e ndeshjes, në bazë të procedurës, ne kërkuam lëshimin e një autorizimi të përdorimit të substancës nga Komisioni i Antidoping­ut të UEFA-s, por kjo na u refuzua. Gjithsesi, dua të sqaroj se ajo që përdori Jashanica, ishte e vetmja që mund të kryente pas reaksionit alergjik që pati dhe kjo substancë nuk është doping që të jep energji. Kam dëgjuar dhe kam lexuar orët e fundit që kjo substancë të vë në gjumë apo fjalë të tjera, çka nuk kanë aspak lidhje me atë që po ju sqaroj, pasi nuk i dha energji që të ndikonte si substanca të tjera dopuese. Kjo është situata e asaj dite dhe nëse duhet ta lejonim apo jo Jashanicën që të ishte në fushë, kjo është diçka tjetër. Është substanca e fundit dhe më e lehta që përdoret në të tilla raste dhe Jashanica e përdori sepse duhet të largonte reaksionin. Kjo është e gjitha ajo që ka ndodhur me lojtarin", përfundoi mjeku korçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania