Panorama Sport (Albania)

Mjeku: Jemi në një katastrofë

“Jashanica është më shumë një viktimë në këtë histori, ky rast nuk mund ta bëjë fajtor”

- JORGIS MEMO

Nëse flasim për mjekë sportivë në Shqipëri, patjetër që personalit­et i kësaj fushe është Lluka Heqimi. Anëtar i organizatë­s botërore kundër antidoping­ut, si dhe mjeku ikonë për mbi dy dekada i Kombëtares shqiptare, i kontaktuar dje nga "Panorama Sport", foli për rastet më të fundit, ku përveç peshëngrit­ëses Romela Begaj, pozitiv në testin antidoping doli edhe futbollist­i i Skënderbeu­t, Bajram Jashanica. Për një kampionat si ai i yni ku nuk kryhet asnjë kontroll, Heqimi mendon se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë për të dhënë një grant enkas për antidoping­un. "Jashanica është viktimë, nuk ka marrë preparat për të ndryshuar gjendjen e tij sportive. Dopingu në Superiore? Nuk kemi ne atë nivel, sa ta dallojmë një futbollist dhe të themi se shkëlqen nga doping", ka thënë ndër të tjera mjeku i njohur.

Zoti Heqimi, si për koincidenc­ë, vjen një moment kur konfirmohe­n pozitivë jo vetëm sportistë që përfaqësoj­në shtangën, por edhe lojtarë që janë pjesë e klubeve shqiptare të futbollit dhe kanë luajtur në grupet e një kompeticio­ni si Liga e Europës...

Shikoni, kjo është një situatë që vjen prej mungesës së seriozitet­it. Sa herë që ndodhin, sportistët mbrohen me të gjitha format dhe kujtojnë se janë të pastër pas atyre gjërave që bëjnë. Kjo punë kështu është sepse aparaturat më të sofistikua­ra e kapin situatën shpejt, ndërsa ka edhe raste kur kompjuteri del i djallëzuar dhe shpëtojnë. Nëse flasim për rastet konkrete, më vjen keq për Romela Begajn sepse edhe kampioni i dytë, pra, testi B, ishte i sigurt që do të dilte pozitiv. Këtë e kam paralajmër­uar sepse bëhej fjalë për një preparat sintetik, që nuk e prodhon trupi, por vetëm injektohet nga jashtë. Në këto kushte, kur testi A del pozitiv, është i detyruar që edhe B të dalë.

Cili është komenti juaj për rastin e mbrojtësit të Skënderbeu­t, Bajram Jashanica, i cili ka përdorur substancën prednisolu­t?

U njoha me rastin dhe më vjen keq, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës shumë të mirë, që ka marrë një preparat për t'u mjekuar. Nuk e besoj që ky rast ta bëjë fajtor futbollist­in, më shumë ai është një viktimë. Substanca që ka marrë, nuk është për të ndryshuar gjendjen e tij sportive, por një mjekim që në këtë histori i ka munguar dokumenti për ta sqaruar nëse është i ndaluar ose jo. Nëse do të deklarohej para kryerjes së testit, atëherë lojtari do të ishte i pafajshëm. Fati i tij i keq ishte se i ra edhe shorti për të qenë ditën e gabuar. Megjithatë, këto janë raste që ndodhin dhe mesa mbaj mend, kur kam qenë mjek i ekipit Kombëtar, në një ndeshje shorti, ka përcaktuar për kontroll antidoping­u portierin rezervë, Arjan Beqaj. Pra, janë disa gjëra që njihen dhe ky është një rast vërtet për keqardhje, pasi mund të eliminohej thjesht.

Pse jemi kaq të ekspozuar për raste të tilla?

Shikoni, në përgjithës­i futbolli shqiptar nuk kontrolloh­et për antidoping. Jemi të përjashtua­r nga testet, duke mos ndjekur shembullin e botës. Në kampionati­n kombëtar nuk ka fare kontrolle dhe kjo ka disa arsye, për më tepër që janë edhe të kushtueshm­e. E kundërta ndodh në kampionate­t e tjera europiane, ku kontrolli është i lartë.

Është thjesht çështje kostoje, që nuk mund të përballohe­t për të pasur një kontroll të situatës?

Jo, nuk e shikoj kështu. Unë mendoj se në grantin që shteti jep për sportin, një pjesë duhet ta japë për kontrollin antidoping. Nëse ndodh kështu, atëherë futemi në rrugën e duhur. Të paktën, të bëhen minimalish­t 20 kontrolle në vit në kampionati­n elitar. Shteti duhet të veprojë, pasi vetëm kështu krijohet një kusht i domosdoshë­m.

Nëse bëhet aktualisht një kontroll i befasishëm i lojtarëve të Kategorisë Superiore, mendoni se mund të ketë edhe një skandal dopingu?

Jo, nuk e mendoj kështu. E them sinqerisht, jo për ta mbrojtur futbollin. Duke parë realitetin e kampionati­t shqiptar, shikoj që niveli nuk është i tillë sa të ketë marrje në masë të substancav­e të ndaluara nga lojtarët në klube të ndryshme. Nuk kemi ne atë nivel sa të dallojmë një futbollist dhe të themi se shkëlqen nga dopingu. Mund të jem edhe gabim, por nga ajo që shikoj, nuk e besoj të kemi një parajsë dopingu.

Çfarë duhet të bëhet për të shmangur raste kaq të shpeshta me doping, sidomos në peshëngrit­je, mundje dhe së fundmi në futboll?

Mbi të gjitha, problemi i dopingut ka lidhje me njohjen. Pra, të gjithë flasin për doping, por nuk e njohin mirë këtë problem. Deri disa vite më parë është punuar më tepër për ndërgjegjë­simin e sportistëv­e, të cilët kanë qenë koshientë për atë që ndodhte. Pra, ato medikament­e që duhet të përdornin dhe nuk duhet të përdornin.

Në kohët e sotme shikoj që kjo propagandë mungon totalisht dhe mendoj se është një katastrofë. Ka shumë pak njohje edhe nga publiku për këtë çështje.

Cili është mendimi juaj për profesiona­lizmin e stafeve mjekësore në klubet elitare?

Më bën përshtypje fakti se në një klub të organizuar si Skënderbeu nuk bën pjesë një prej mjekëve më të mirë sportivë që ka pasur Shqipëria. Bëhet fjalë për korçarin Isuf Saliçe, i cili i njeh mirë problemet. Nuk e di pse nuk është afruar në klub, edhe pse është në aktivitet të plotë. Di që ka një repart fizioterap­ie nga më të shkëlqyeri­t në republikë.

Jeni dakord me ato që thotë Romela Begaj, duke ia faturuar mungesës së mbështetje­s nga shteti këtë histori?

Unë këtë situatë e lexoj si një tregim, që mund ta besoj me njëfarë dyshimi. E them këtë sepse e besoj në një përqindje të vogël, nëse kjo bëhet për t'i hequr kurorën Romelës dhe t'ia japin një tjetre. Në këtë histori nuk mendoj se ka diçka të rastësishm­e, edhe pse nuk përjashtoh­et mundësia që mund të bëhen lloj- lloj marifetesh. Ka forma që mund të ruhesh, sidomos nëpërmjet shenjave të gishtave. Mirëpo, duke qenë se substanca që Romela ka përdorur, stanozolol, është preparat sintetik, dihet që edhe në testin B, pozitiv do të dilte. Preparati i Romelës është për të rritur performanc­ën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania