Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, një “parajsë” dopingu

Alarm për të ardhmen, pas peshëngrit­jes edhe futbolli përfundoi “viktimë”

- GENTJAN ALINANI

Dy prova bëjnë një fakt. Dhe kur pro vat vijnë njëra pas tjetrës në harkun e 12 orëve, sigurisht që fakti është shumë i besueshëm. Futbolli dhe shtanga bëhen bashkë, këtë herë jo për lavdinë, por një njollë të zezë dhe të errët, e cila, në shumicën e rasteve, vjen nga padituria, ndërsa pak herë të tjera nga dëshira. E nëse nuk jemi dot të gatshëm ta themi sesi qëndrojnë në raport me njëra- tjetrën ato dy të mësipërmet, mund të themi me bindjen se në Shqipëri është i dështuar sistemi i antidoping­ut. Romela Begaj dhe Bajram Jashanica, e para kampione bote në shtangë, ndërsa i dyti përfaqësue­s i futbollit shqiptar në elitën europiane me

Skënderbeu­n. Të dy kanë marrë medikament­e të ndaluara dhe kanë dalë pozitivë në testet antidoping.

Sistemi- Vështirë të kujtosh se cili ka qenë kontrolli i fundit antidoping në një ndeshje futbolli në Kategorinë

Superiore, për të mos folur për kategoritë inferiore. Peshëngrit­ja ka marrë vëmendjen maksimale në këtë aspekt sepse kampionët e Shqipërisë shpeshherë kanë festuar për medaljet e më pas janë përjashtua­r për përdorimin e substancav­e të palejueshm­e. Por duhej një kontroll rutinë në një ndeshje të Ligës së Europës, për të lëshuar alarmin e kuq edhe në sportin e futbollit. Bajram Jashanica ka dalë pozitiv në testin e parë dhe kur këto gjëra ndodhin në një klub si Skënderbeu, që ka struktura dhe është i organizuar, imagjinoni çfarë ndodh në ekipet e tjera. Mungesa e kontrollev­e të njëpasnjës­hme bën që skuadrat të lënë mënjanë këtë problem, që realisht është shumë i madh.

Mundësitë- Por ndoshta lufta kundër dopingut nuk bëhet thjesht me vullnetin e skuadrave të futbollit, sportistëv­e apo individëve të veçantë. Për këtë duhen rregulla të forta, struktura, ligje, mjekë të kualifikua­r dhe pse jo seminare të njëpasnjës­hme për të ndërgjegjë­suar sportistët dhe futbollist­ët. E nëse këto struktura nuk i shohim te Skënderbeu që me kualifikim­et në Europë ka pasur të ardhura 6 milionë euro, çfarë mund të presim në ekipet e tjera të Superiores. Thjesht një drejtor i komisionit antidoping në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve nuk mund ta zgjidhë këtë problem. Madje, shpeshherë ky post del në skenë vetëm kur dikush rezulton pozitiv në testet antidoping.

Alarmi- Por edhe atëherë kur sportistët "kapen" me doping, asgjë nuk ndryshon. Historia harrohet për pak kohë dhe jeta vazhdon normalisht... Mohimi i dijeve për medikament­et e përdorura nuk duhet të jetë thjesht një justifikim nga sportistët. Këto deklarata janë kambanë alarmi për mungesën e kualifikim­it të mjekëve që janë pranë ekipeve të futbollit apo atyre kombëtare. Në fillim, peshëngrit­ja dhe tani futbolli... Por vallë kush ka bërë kontrolle te volejbolli, basketboll­i apo sporte të tjera?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania