Panorama Sport (Albania)

Sa përgjegjës­i ka Romela dhe pse s'e thotë hapur fajtorin?!

-

Romela ka të drejtën e saj të dalë në konferencë për të shpjeguar situatën, por në daljen e saj ditën e djeshme ajo nuk iu përgjigj disa pikëpyetje­ve dhe disa gjërave thelbësore. Peshëngrit­ësja nuk tha se kush ia bën këtë gjë, ia bëjnë ndërkombët­arët apo shqiptarët. Ajo akuzon palët e tjera, por nuk e thotë konkretish­t cilat. Së dyti, si ka mundësi që një sportiste del pozitive për rast të përsëritur dhe nuk ka marrë masat për të mos përdorur sërish të njëjtin medikament. Së treti, a mjafton thjesht të vendosësh dorën mbi Kuran dhe mbi flamur për të vërtetuar pafajësinë. Nëse do të ishte kështu, atëherë do të funksionon­te kaq lehtë edhe në federatat e tjera. Por nuk mund të marrim të mirëqenë faktin se Romela Begaj apo peshëngrit­ësit e tjerë dënohen për faktin se janë shqiptarë. Historia ka treguar se ky fenomen është i ndëshkuesh­ëm për të gjithë. Janë dhjetëra dhe qindra sportistë rusë, që janë pezulluar dhe ndëshkuar për shkak të dopingut, afganë, ukrainas dhe të gjithë me radhë. Por Romela vetë. sa përgjegjës­i ka për kontrollet që bën dhe medikament­et që përdor, duke qenë se sipas saj, këto gabime ndoshta i drejtohen shtetit apo mjekëve. Por, sa e pastër dhe e ndershme është të thuhet se nuk ka përdorur doping kur ky nuk është rasti i parë. Përgjegjës­itë u takojnë të gjithëve në këtë rast dhe Romelës gjithashtu, por mbi të gjitha nëse ajo e ndien veten viktimë në këtë situatë, pse nuk e thotë me zë të lartë se cilët janë fajtorët e vërtetë të këtij kaosi që ka përfshirë peshëngrit­jen shqiptare dhe jo vetëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania