Panorama Sport (Albania)

“Ndaj të kuqve finalja e radhës, Teuta është gati për fitore”

- Drilon Xhepollari

Mbrojtësi Fabian Beqja ishte autori i golit, që zhbllokoi sfidën për Teutën ndaj Kamzës. Durrsaku shprehet mjaft i lumtur për fitoren dhe tregon se ajo ishte ndeshja, nga e cila do të vijë kthesa. "Në ndeshjen e fundit kemi marrë tri pikë me mjaft vlera. Një takim që kishte ngarkesa emocionale, për vetë pozitat ku ndodhemi. Me ardhjen e trajnerit të ri, ekipi ka ndryshuar imazh, jemi më optimistë për këtë skuadër. Dyshja Begeja-Biturku po punon mjaft mirë dhe po na përcjellin një frymë mjaft pozitive në ekip. Po të shikojmë dy sfidat e fundit, kemi një Teutë tjetër, si në lojë, edhe në rezultat. Ndaj Flamurtari­t, me pak fat mund të dilnim me tri pikë, ndërsa me Kamzën morëm pikë të plota. Skuadra është optimiste edhe për Partizanin, ku synojmë trepikëshi­n e radhës. Duhet të punojmë shumë që t'i largohemi fundit, nuk e meritojmë atë vend. Drejtuesit dhe trajneri po e bëjnë detyrën e tyre dhe po japin më shumë se sa ne meritojmë. Partizani ka një skuadër cilësore dhe është i etur për fitore, por ne do të bëjmë detyrën tonë, nuk na intereson se çfarë do apo pretendon kundërshta­ri. Teuta do të marrë pikët e veta. Duhet të luftojmë shumë ndaj Partizanit dhe në fund të jemi ne fituesit e kësaj sfide. Trajneri na ka kërkuar të gjithëve që të japim dyfishin tonë dhe të luajmë për këtë fanellë, nuk na falen më gabimet. Do të ishte fatale nëse do të vijojmë me rezultate negative. Për ne, çdo ndeshje është një finale më vete", u shpreh Beqja për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania