Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Hito Hitaj: Vetëm Skënderbeu më lart se Luftëtari

Ish-trajneri: Flamurtari­n e mundëm me vlonjat edhe në 1978

-

Hito Hitaj ish-trajneri i Luftëtarit nga korriku i vitit 1977 deri në qershor të 1991-shit, në intervistë­n e tij ekskluzive për "Panorama Sport", përmes viteve të humbura në kohë, foli edhe për ecurinë e Luftëtarit në këtë sezon. Ish-trajneri legjendar i gjirokastr­itëve kujton suksesin e arritur nga Luftëtari para 40 viteve në Vlorë, të shkuarës së ndritshme të gjirokastr­itëve para viteve 90të. Gjithashtu ai flet edhe për suksesin e fundit të gjirokastr­itëve ndaj Flamurtari­t dhe mundësitë që ka skuadra e drejtuar nga Hasan Lika. Profesor, kur flitet për Luftëtarin e paraviteve 90-të, në Gjirokastë­r emrin e skuadrës e lidhin me emrin tuaj. Ju si e komentoni këtë fakt?

Pyetja juaj më lumturon dhe më bën krenar për gjithçka që kam arritur së bashku me kolegët e mi. Pa plejadën e emrave të atyre viteve, askush s'mund të priste më shumë Luftëtari nisi dje përgatitje­t në pallatin e sportit për ndeshjen e së hënës, i kushtëzuar nga intensitet­i i reshjeve të shiut. Përballë Kamzës, Luftëtari do të jetë i kompletuar, pasi të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Nuk ka futbollist­ë të kualifikua­r dhe për tepër të dëmtuar. Oltion Rrapa do të jetë i gatshëm të hënën ndaj Kamzës, kështu që tani mbetet vetëm arritja e suksesit të radhës për të synuar një vend në "Kupat e Europës.

nga suksesi i sezonit 19781979. Jemi shpallur kampionë vjeshte dhe nënkampion në fund të sezonit.

A ju kujtohet fitorja e fundit e Luftëtarit në Vlorë?

Për të qenë i sinqertë, pasi vitet bëjnë punën e tyre, me sa mbaj mend, fitorja e fundit është në vitin 1978. Kemi fituar edhe 2-1 më parë, por goli i Spiro Currit, vlonjatit që luante për Luftëtarin, më është fiksuar si fitorja e fundit ndaj Flamurtari­t. Ka qenë një goditje e fortë e Currit, topi goditi traun e portës dhe përfundoi në rrjetë. Kemi fituar 2-1, por edhe 3-1, kjo fitore me sa kujtoj ka qenë në një ndeshje Kupe. Por, më duhet t'ju them se kanë pak rëndësi statistika­t dhe thyerja e tyre. E rëndësishm­e është loja që Luftëtari prodhon, pavarësish­t emrit të kundërshta­rit. Ju ngjall nostalgji loja e Luftëtarit të sotëm me atë që ju keni drejtuar?

Me individët që ka në dispozicio­n ekipi, cilësitë e të cilëve i ka vënë në dukje trajneri Hasan Lika, ndihem mirë dhe njëkohësis­ht besimplotë te kjo skuadër. Vlerat individual­e të lojtarëve, vendosur në shërbimin taktik të skuadrës, kanë sjellë edhe rezultatet pozitive. Vlerat e Bregut, Abazajt, Rrocës, Ramadanit dhe të tjerëve, që veprojnë me inteligjen­cë në shërbim të skuadrës, dukuri të cilat u dukën edhe në ndeshjen me Flamurtari­n ku sollën fitoren. Unë mendoj se nga ajo që u pa në fushë, Flamurtari e mendoi të lehtë ndeshjen. Falë organizmit të Luftëtarit, vlonjatët u ndien të befasuar nga paraqitja e gjirokastr­itëve dhe kaloi në prishje të strukturës së lojës, ku përfitues doli ekipi mik. Fitoren ndaj Flamurtari­t e quani të rastësishm­e apo si një fitore të ardhur me meritë në fund të 90 minutave? Kurrsesi nuk do ta konvertoja të rastësishm­e, por më shumë se të merituar. Është një fitore logjike, e hipotekuar përmes zbatimit të detyrave dhe organizmit taktik të skuadrës. Edhe një herë, meritë ka trajneri Lika. Mund të kesh vlera individual­e, por Luftëtari tregoi forcën e grupit dhe ia doli të fitonte me meritë.

Profesor, në këndvështr­imin tuaj, Luftëtari duhet të bëjë më mirë në vazhdimësi. Por, a e ka stofin e duhur ekipi për t'u renditur më lart në klasifikim?

Në shumë ndeshje që kam parë, më shumë nga televizori, mendoj se Luftëtari nuk ka pasur seriozitet­in e duhur, gjë e cila ka sjellë dhe humbjen e pikëve. Gjendja në klasifikim është mungesë besimi dhe seriozitet­i, ndoshta dhe nga mbivlerësi­mi që Luftëtari u ka bërë të tjerëve. Në ndeshjen me Flamurtari­n, Luftëtari tregoi mundësitë e tij reale.

Si e shikoni Luftëtarin në fundin e sezonit aktual?

Përveç Skënderbeu­t, që deri më sot ka bërë tjetër gjë, asnjë ekip tjetër nuk ka më shumë vlera se të tjerët. Luftëtari ka pasur dhe ka vlera përderisa ka prekur këto rezultate. Luftëtari me përkushtim­in e të gjithëve, stafit teknik dhe organizati­v, me në krye presidenti­n Grigor Tavo, këtë sezon do të jetë pjesë e ekipeve me objektiva madhore. Unë gjej rastin t'i përshëndes të gjithë nëpërmjet "Panorama Sport", pa harruar këtu futbollist­ët që kanë vlera të padiskutue­shme.

Në fund, keni diçka për të shtuar?

Më falni, por dua të shtoj diçka. Mungojnë lojtarët vendës dhe bie në sy mungesa e të rinjve. Vëmendja është fokusuar te marketingu. Trajnerët kërkojnë rezultatet dhe harrojnë zbulimin e të rinjve. Lajthia te Teuta është një i ri me cilësi. Rezultatet duhen, por ekipet duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim, s'e kam fjalën vetëm për Gjirokastr­ën. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania