Panorama Sport (Albania)

Bregu: Vlonjatët, mesazh klubit

"Luftëtari në Europë? Çdo gjë është e mundur, kemi dëshirë dhe një grup të shkëlqyer"

- ERMAL SIKA

Uduartroki­t gjatë në fund të ndeshjes Flamurtari-Luftëtari dhe i përshëndet­i vlonjatët me dorën në zemër. "Ylli" i Luftëtarit, Dejvi Bregu, u ndie mjaft i emocionuar pas ndeshjes së djeshme. Në një intervistë enkas për "Panorama Sport", talenti vlonjat dha edhe një mesazh për drejtuesit e Flamurtari­t. Sipas Bregut, këto duartrokit­je, si dhe paraqitja e tij, u dhanë përgjigje drejtuesve vlonjatë, të cilët gabuan me të. Sa u përket objektivav­e të Luftëtarit, Bregu thotë se janë të arritshme. Por për të shkuar në Kupat e Europës, vlonjati pohon se çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalis­ht.

Bregu, si e vlerësoni fitoren e Luftëtarit në Vlorë?

Ishte një fitore shumë e rëndësishm­e për ne. Një trepikësh me mjaft vlerë, pasi e luajtëm përballë një kundërshta­ri shumë të fortë si Flamurtari.

Po për Flamurtari­n çfarë opinioni keni?

E thashë edhe në fillim që Flamurtari është një kundërshta­r shumë i fortë, pasi ka një fanellë me peshë të madhe. Kjo gjë ua vështirëso­n shumë punën kundërshta­rëve.

E mendonit para ndeshjes se mund të fitonit përballë

Flamurtari­t?

Besoj se ne e merituam plotësisht fitoren. Luftëtari e dominoi lojën në çdo aspekt. Bëmë mirë dhe në fund dolëm me sukses, duke marrë atë që dëshironim e duke na u shpërblyer ajo që

dhamë në fushën e lojës.

Cilat janë objektivat e Luftëtarit këtë sezon?

Ne mendojmë ndeshjen e radhës dhe llogaritë në futboll bëhen në fund, për shkak se kampionati ynë është i tillë. Superiorja ka specifikë të

veçantë dhe skuadra një nivel të lartë, thuajse të barabartë.

A mund të arrihen Kupat e Europës nga Luftëtari?

Duke treguar të njëjtën dëshirë për të fituar dhe për të ecur përpara me lojëra të mira, çdo gjë është e mundur.

Çfarë ndjenje patët kur në fund u duartrokit­ët nga tifozët vlonjatë?

Ndiej që Vlora e ka kuptuar sesi vepruan me mua dhe besoj më ka dhënë të drejtë. Duartrokit­jet e tifozëve në fund të ndeshjes më rrëqethën mishin. I falënderoj nga zemra tifozët vlonjatë. Nuk i harroj kurrë.

Doni të thoni se drejtuesit e Flamurtari­t gabuan me ju?

Gabuan apo jo me mua, besoj se në ndeshjen ndaj Luftëtarit morën përgjigjen nga duartrokit­jet e tifozëve vlonjatë dhe nga paraqitja ime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania