Panorama Sport (Albania)

Rikthehen Alvesh dhe Musta, por pa dy titullarë në Shkodër

-

Flamurtari do të ketë probleme edhe në Shkodër, kryesisht në mesfushë. Dëmtimet dhe dënimet i penalizojn­ë vlonjatët në ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë në transfertë­n ndaj Vllaznisë. Sidibe dhe Useini janë dy mungesat zyrtare të vlonjatëve për ndeshjen e radhës. Të dy kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Po ashtu, tri mungesa do të jenë për shkak të dëmtimeve. Muarem, Xhufo dhe Tunkara vijojnë të dëmtuar duke mos qenë gati për trajnerin Duro. Muarem do të qëndrojë jashtë fushave për gati një muaj, por faza e rehabiliti­mit të tij edhe mund të zgjasë. Muarem Muarem u dëmtua në stërvitjen para ndeshjes me Luftëtarin, ndërsa kjo gjë shqetësoi mjaft edhe trajnerin Duro, që e cilësoi një fat të keq dëmtimin e këtij lojtari, nga i cili pret më shumë. Lojtari ka pësuar një kontraktim muskulor, por që rezultoi serioz. Po ashtu, edhe Xhufo e Tunkara nuk do ta kenë rikthimin të shpejtë për shkak të dëmtimit.

PROBLEMI- Mesfusha e Flamurtari­t do të ketë mungesa të rëndësishm­e për Vllazninë. Pa Sidiben, Useinin, Muaremin dhe Xhufon, vlonjatët duket se nuk do ta kenë të lehtë. Alternativ­ë për mesin e fushës mbeten Pollozhani dhe Hyseni, ndërsa trajneri Duro do të bëjë edhe "arnimet" përkatëse. Trajneri Duro e cilëson si të rëndë situatën e krijuar te Flamurtari nga dëmtimet dhe kartonët. "Jemi në një situatë të rëndë dhe të vështirë që na është krijuar nga dëmtimet dhe kartonët. Është situata më e vështirë që po kalojmë. Ndaj, na duhet një luftë shumë e madhe për të dhënë maksimumin në ndeshjen e radhës", tha Duro. RIKTHIMET- Përpos problemati­kës së krijuar nga mungesat, ka edhe lajme të mira. Për ndeshjen me Vllazninë do të kthehen dy lojtarë të rëndësishë­m. Alvesh dhe Musta e kanë shlyer dënimin nga kartonët. Rikthimi i Danilo Alveshit do të rregullojë disi situatën në ekip. Mungesa e sulmuesit u ndie shumë në ndeshjen me Luftëtarin, pasi ai cilësohet si një nga lojtarët kryesorë. Por, nga ana tjetër, edhe rikthimi i Mustës është një qetësi më shumë për trajnerin Duro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania