Panorama Sport (Albania)

Tentoi t'i merrte jetën, Gjoka: E kam falur agresorin ‘Arrest me burg’ për agresorët e Gjokës, ja vendimi i gjykatës

"Pres garë të pastër, Flamurtari i fortë në ajër" Jepet masa e sigurisë për Fojletën dhe Xhenjen

- SENAD NIKSHIQI

Ernest Gjoka fal agre sorin. Edhe pse i riu tentoi ta therte me thikë më 22 shkurt në fushën sportive "Reshit Rusi", trajneri i Vllaznisë e konsideron atë si një viktimë. Numri një i pankinës shkodrane, në një intervistë të dhënë dje pas stërvitjes së zhvilluar në kalçeto, ka komentuar vendimin e dhënë "arrest me burg" nga Gjykata e Shkallës së Parë për autorin e dyshuar të sulmit, Nehat Fojletën, dhe Sehar Xhenjen, i dyshuar si bashkëpunë­tor i agresorit.

E gjithë java ju shkoi thuajse pa u stërvitur në fushë për shkak të motit, sa do të ndikojë kjo tek ekipi?

Jo, nuk është e gjithë java. Një ditë përpara ndeshjes me Laçin bëmë stërvitje në kalçeto, afër hotelit ku ishim të grumbullua­r. Pjesën tjetër pastaj kemi kryer seanca të rregullta. Të enjten u përgatitëm në palestër pas ndeshjes me Laçin, ndërsa sot (dje) është dita e parë që bëjmë në kalçeto, duke qenë se reshjet e shiut nuk na favorizuan për t'u stërvitur qoftë te fusha "Reshit Rusi", por edhe në Golem, ku përgatitem­i zakonisht. U detyruam të vijmë këtu, edhe pse, sigurisht, nuk është më e mira e mundshme. E rëndësishm­e është që të mbajmë gjendjen e ekipit sepse ndeshjet janë shumë afër dhe duhet të tonifikohe­mi që të jemi totalisht gati për Flamurtari­n.

Do të vazhdoni në kalçeto me stërvitjet?

Nesër ( sot), edhe po qe shumë shi, ndoshta do të dalim në fushë për t'u hapur thjesht nga ana tekniko-taktike. Por nëse është e pamundur, do vazhdojmë në kalçeto sepse kemi dy seanca, një në palestër për tonifikim dhe pasdite në fushim, ku shpresoj që të kemi Zotin me vete dhe të ndalen reshjet dhe të mos privohemi për të zhvilluar seancat normale në terren.

Humbja me Laçin sa ka ndikuar në skuadër për pragndeshj­en me Flamurtari­n?

Jemi shqetësuar shumë sepse nuk kemi shumë mundësi që të rikuperojm­ë, ndaj donim patjetër që në Laç të merrnim një pikë. Nuk ia arritëm dot, ndoshta edhe për mosmeritën tonë përpara portës. Gjithsesi, duhet të ecim përpara dhe 90minutësh­in me Flamurtari­n ta shohim si një tjetër ndeshje vendimtare për ne.

Mungon Malota, pasi u ndëshkua me të verdhë, do ta ndiejë skuadra mungesën e tij?

Sigurisht që po, sepse është një nga pikat tona më të forta. Malota është një lojtar me shumë eksperienc­ë, sidomos në kampionati­n shqiptar, ndaj mungesa e tij do të ndihej, mbi të gjitha, ndaj një Flamurtari, që një nga pikat më të forta ka lojën në ajër. Po e mendojmë me shumë kujdes rrotacioni­n tek ai pozicion.

Humbja e Flamurtari­t mund të jetë një minus për vlonjatët në ndeshjen me Vllazninë?

Mund të jetë edhe plus dhe kjo varet sepse humbjet kanë dy anë. Kanë anët e veta negative, ku ekipi mund të bjerë nën presionin e humbjes, por është edhe ana tjetër, ku ekipi mund të motivohet duke parë se luan në transfertë. Mos harroni se Flamurtari ka një skuadër shumë të mirë, është një nga ekipet më të mira në kampionati­n shqiptar, pas Skënderbeu­t. Ne do mundohemi që të jemi edhe më shumë luftarakë dhe të jemi ekipi që do marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

Po flitet shumë për aleanca që mund të kenë për Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur "arrest me burg" për dy autorët e dyshuar të sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka. Agresori Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, që e priti në makinë agresorin, janë lënë në burg pa afat në seancën për masën e sigurisë. Nehat Fojleta i ka qëndruar të njëjtit version si në Policinë Vendore të Shkodrës, duke thënë se ka qenë duke parë stërvitjen e Vllaznisë atë ditë. "Isha duke parë stërvitjen, pasi jam tifoz i çmendur me Vllazninë. Pasi dola kur përfundoi stërvitja, pashë teknikun Gjoka duke u bërë gati të largohej me makinën e tij. I thashë se po na e fundos Vllaznisë, duke parë rezultatet e dobëta dhe pozicionin kritik të ekipit në renditje. Trajneri më ofendoi menjëherë me fjalë banale. Unë nuk durova fyerjen dhe ofendimin e tij dhe e godita. U përleshëm për pak sekonda sepse edhe trajneri më goditi dhe më pas u largova. Gjithçka ishte rastësore dhe ndodhi spontanish­t në ato momente. Nuk është e vërtetë se kam pasur thikë apo se kam dashur ta vras siç akuzohem", mësohet të ketë thënë Fojleta në sallën e gjyqit. Për të, avokati mbrojtës, Agim Martini, kërkoi një masë më të butë, duke qenë se ka pranuar se e ka goditur trajnerin, por gjyqtari Hasan Selimi e la në "arrest me burg" pa afat. Nehat Fojleta akuzohet për veprën penale "vrasje e mbetur në tentativë". Nga ana tjetër, Sehar Xhenje ka mohuar akuzat ndaj tij, duke thënë se nuk kishte dijeni për ngjarjen. "Unë shkova për të marrë shokun tim te stërvitja e Vllaznisë pasi kishte përfunduar. Unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur dhe nuk jam i përfshirë në këtë ngjarje. Unë jam larguar normalisht pasi mora shokun tim sepse nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur", ka thënë Xhenje. Në këtë mënyrë, avokati mbrojtës, Fatbardh

qëllim të dëmtojnë Vllazninë, si e shihni ju dhe a është shqetësim për ju?

Nuk dua t'i futem kësaj pjese. Sigurisht që do jetë shumë problem nëse do jenë të vërteta, por s'duhet të merrem me pjesën e thashethem­eve. Vllaznia është një skuadër që lufton gjithnjë e vetme, gjithë këto vite po mundohet të marrë vetëm atë që jep në fushën e lojës. Gara duhet të jetë e pastër dhe e fortë deri në fund që çdo skuadër të marrë atë që e meriton.

Si e shikoni luftën për mbijetesë?

Shumë të fortë dhe shumë të egër. Na duhet që të jemi të gjithë bashkë për të ecur përpara. Në qoftë se dikush nga ingranazhi i ekipit do çedonte, atëherë do të na vinte në siklet. Në këto momente mendoj që, për hir të Vllaznisë, të jemi gjithë bashkë dhe ta ndihmojmë për çdo situatë dhe ta mbështesim ekipin sepse lufta e këtij kampionati është shumë e fortë.

Përveç Vllaznisë dhe Teutës, shihni ndonjë ekip tjetër të rrezikuar?

Në qoftë se ne do të ecim Kadrija, ka kërkuar lirimin e Sehar Xhenje, duke pretenduar se ndaj tij nuk ka asnjë provë se ka lidhje me sulmin. Sehar Xhenje akuzohet si bashkëpunë­tor edhe për veprën penale "deklarim i rremë përpara oficerit të policisë". Prokurorja Ajola Prençi kërkoi "arrest me burg" për të dy autorët e dyshuar. Gjykata e Shkodrës vlerësoi të ligjshëm ndalimin e dy shtetasve dhe vendosi masën e sigurimit "arrest me burg" pa afat për Nehat Fojletën dhe Sehar Xhenjen.

Ngjarja - Pasditen e 22 shkurtit të këtij viti, kur sapo kishte përfunduar stërvitja e Vllaznisë në fushën sportive "Reshit Rusi", trajneri Ernest Gjoka ishte bërë gati të largohej, ndërsa pranë tij ndodhej kapiteni Gilman Lika. Një person me kapele në kokë dhe xhaketën e ngritur në gjysmën e fytyrës për të mos u njohur, iu afrua trajnerit dhe sipas versionit

mirë dhe në qoftë se edhe Teuta nuk do t'u ndahet fitoreve, atëherë mund të kapim ndonjë ekip tjetër që është mbi ne dhe lufta do bëhet akoma më e fortë për mbijetesën. E rëndësishm­e është që ne të shohim punën tonë dhe të ecim përpara duke fituar ndeshjet. Kjo është shumë e rëndësishm­e.

Nehat Fojleta, personi që ju sulmoi me thikë u la në "arrest me burg" nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër bashkë me personin tjetër, Sehar Xhenje, që e priti me makinë. Si e shihni këtë vendim?

Më vjen shumë keq për atë djalin që më sulmoi. Më vjen keq sepse ai është një viktimë në këtë rast. Zoti e ruajttë. S'kam çfarë të them përveçse më vjen shumë keq dhe s'dua të jem fare pjesë e kësaj pune. Unë uroj që t'i shkojë sa më mirë atij, pavarësish­t nga ajo që ndodhi.

Autori i dyshuar, Fojleta, ka deklaruar në dëshminë e tij se ju e keni fyer dhe ofenduar pasi ai ju tha që po fundosni Vllazninë. Është e vërtetë se e keni fyer, pra, që keni bisedë përpara përleshjes? të teknikut Gjoka, e ka goditur menjëherë. Trajneri Gjoka e ka goditur edhe ai duke u përleshur. Për një moment, Gjoka është shtrirë në tokë dhe aty agresori, sipas trajnerit, ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar që ta therë. Gjoka e ka goditur në gjoks duke fituar pak kohë dhe duke shpëtuar nga therja me thikë. Ka ndërhyrë kapiteni Gilman Lika dhe personat që qëlluan afër vendit të ngjarjes. Në ato momente, agresori është larguar në mënyrë që të mos zbulohej. Në rrugën kryesore e priste një makinë, me të cilën janë larguar me shpejtësi. Pas 5 ditësh nga ky sulm, policia vendore identifiko­i autorët e dyshuar të sulmit, shtetasit Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje, duke i arrestuar.

Trajneri - Në dëshminë e tij dhënë në Policinë Vendore të Shkodrës, trajneri i Vllaznisë ka deklaruar se nuk i njeh autorët që e sulmuan. Tekniku i Vllaznisë ka thënë se nuk ka dijeni konkrete se nga ka ardhur ky sulm, por ka dyshime se mund të jetë i sponsorizu­ar nga persona, të cilët kërkojnë të fusin të afërmit e tyre në ekipin e Vllaznisë. Këtë e ka lënë të kuptohet qartë trajneri Ernest Gjoka, duke deklaruar se "futbollist nuk bëhesh me zor dhe se fëmijën nuk mund ta fusësh me zor në ekip". Një mesazh i qartë ky i teknikut. Dyshime se mund të jetë një sulm i sponsorizu­ar, ka edhe Bashkia Shkodër që menaxhon dhe drejton Vllazninë. Për trajnerin, agresorët janë "dora", ndërsa "koka" e këtij sulmi, sipas tij, është dikush tjetër, ndaj edhe bëri apel që të zbardhet e plotë ngjarja. Deri më tani, autori i dyshuar, Nehat Fojleta, ka mohuar se është i paguar për këtë sulm, ndërsa ka thënë, si në polici, edhe në gjykatë, se gjithçka ishte spontane. Policia deri më tani ka tri pista dyshimi se kush mund të jenë ata që kanë sponsorizu­ar këtë sulm, por ende nuk ka diçka konkrete. S.Nikshiqi

Unë në këtë punë që bëj, nuk e di të kem ofenduar kënd ndonjëherë dhe nuk di të ofendoj kënd. Një nga kërkesat e mia në skuadër është që të jemi sa më shumë profesioni­stë dhe të ketë sa më pak fjalë të pista ose të mos ketë fare, pavarësish­t se në terrenin tonë nganjëherë dalin fjalët e pista, por unë nuk ofendoj askënd.

S'keni pasur asnjë lloj bisede domethënë? Absolutish­t që jo.

Duke parë moshën e re të agresorit dhe shokut të tij, por edhe keqardhjen tuaj, mundet që t'i falni për çfarë ka ndodhur?

Unë personalis­ht nuk kam asgjë me ata persona. Thashë që i uroj që t'i ruajë Zoti. Ai është viktimë, njësoj si unë.

Është një lloj faljeje nga ana juaj apo jo?

Është viktimë, njësoj si unë. Edhe unë isha viktimë e një agresioni, por edhe ai është viktimë e një agresioni tjetër, ndoshta psikologji­k.

Pra, po i falni autorët e sulmit?

Po, sigurisht që po.

 ??  ?? Gjoka gjatë senacës së djeshme
Gjoka gjatë senacës së djeshme
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania