Panorama Sport (Albania)

Asnjë eksperimen­t, Pakult: Duam fitore

“Kemi presionin e pikëve, ndaj Skënderbeu­t s’fituam sepse...”

- SKERDILAID SULOZEQI

rajneri i Kukësit, Pe ter Pakult, ka folur para mediave për sfidën e ardhshme në kampionat me Lushnjën. Pas dy fitoreve me Laçin dhe Partizanin, ekipi i drejtuar nga austriaku u ndal në një barazim 2-2 me Skënderbeu­n brenda në shtëpi. Për Pakult, ndeshja me Lushnjën është si gjithë të tjerat, pavarësish­t pozicionev­e në tabelë, ndaj nuk ka kohë për eksperimen­te, por do të hidhet në fushë formacioni më i mirë. Austriaku kërkon maksimumin nga lojtarët e tij, paçka se luajnë ndaj vendit të fundit, e shembulli më i mirë është Flamurtari, i cili humbi në shtëpi, pra, në nuk ka diferenca shumë të mëdha dhe askush nuk duhet nënvlerësu­ar. Pakult, ndër të tjera, theksoi se ai nuk ka presion nga askush, por gjithmonë presioni është nga vetë rezultatet. Objektivi i Kukësit është trepikëshi i radhës dhe të grumbulloj­ë sa më shumë pikë në fund.

Lushnja ka dalë nga objektivat, si e shikoni këtë ndeshje?

Edhe këtë ndeshje duhet ta përgatisim si gjithë të tjerat. Dihet që çdo ndeshje është e vështirë, luajmë sikur të luajmë me Skënderbeu­n apo Partizanin, pasi nëse e marrim ndeshjen lehtë, atëherë kemi humbur që në fillim. Në këtë fazë nuk ka kohë dhe moment që të nënvlerëso­het asnjë ekip. E vlerësoj çdo ekip, qoftë kjo Lushnja, njëlloj si Partizanin, si Skënderbeu­n, apo Tiranën, prandaj edhe ndeshjet tjera duhen vlerësuar njësoj. Këtë pres nga lojtarët, që të dielën të futen në fushë dhe të japin maksimumin, kështu që në asnjë mënyrë të mos neglizhojn­ë. Jemi të përqendrua­r maksimalis­ht.

Objektivi është ruajtja e vendit të dytë?

Qëllimi dhe objektivi ynë është që të marrim sa më shumë pikë deri në fund të kampionati­t.

Ju favorizon humbja e fundit e Flamurtari­t?

Këtë e pamë dhe dje, që kampionati është shumë i barabartë dhe deri në fund do të këtë luftë nga të gjitha ekipet. Edhe ne na ka ndodhur kjo gjë, prandaj theksoj se ky kampionat është i vështirë. Ne shohim që me pikën që morëm ndaj Skënderbeu­t, edhe pse humbëm dy pikë, por prapë është shumë e rëndësishm­e, pasi një pikë është shumë e vlefshme, pasi shikoni si po shkojnë gjërat.

Ju shërben kjo ndeshje për të hedhur dhe sytë nga stoli?

Nuk është koha për eksperimen­te, ne do të hedhim në fushë formacioni­n më të mirë.

Pjesën e dytë më Skënderbeu­n shfaqët probleme, e keni gjetur zgjidhjen?

Në pjesën e dytë na kapën në disa momente që në dy raste nuk reaguam dhe vepruam

ashtu siç duhej, por në përgjithës­i ishte një ndeshje që ne luajtëm dhe bëmë shumë mirë, paçka se nuk fituam dot për shkak të disa gabimeve. Nga ndeshja në ndeshje ndryshon gjithçka. Skënderbeu ka kualitet, por tani shohim për Lushnjën dhe jemi këtu të përqendrua­r.

Cilin shihni si rival për Europën, duke qenë se luftojnë plot 6 ekipe?

Mendoj se, për momentin, Skënderbeu është më mirë se të gjithë, ndërsa ndaj ekipeve të tjera kemi një garë të fortë dhe duhet që ne të marrim sa më shumë pikë.

Tri nga katër takimet e fundit i luani kundër vendeve të fundit, e shikoni si favorizues­e për ju?

Unë jam një trajner që i vlerësoj të gjitha ekipet dhe ndeshjet njëlloj, nuk bëj diferencim­e, ndaj hyjmë në këtë takim për të marrë pikët maksimale.

Keni filluar të ndieni presionin e rezultatev­e te Kukësi?

Në futboll është krejt normale që të ketë presion, por nuk vjen nga askush, vjen nga rezultatet. Por, unë vetë si trajner e kërkoj rezultatin dhe kam vetë objektivin dhe natyrën që të marr sa më shumë pikë. Nuk kam presion nga të tjerë, por vetëm nga vetja, nga rezultatet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania