Panorama Sport (Albania)

Në hall për një fushë, Lushnja do sërish pikë me kampionët

-

Pas pushimit të së enjtes, lushnjarët kanë zbritur në terren për të zhvilluar të parën e dy seancave stërvitore në kuadrin e ndeshjes me Kukësin. Skuadra verdhejesh­ile ka zhvilluar vrapime anës fushës së stadiumit "Roza Haxhiu" dhe më pas është zhvendosur në aneksin stërvitor, ku ka përfunduar seancën stërvitore. Prej ditësh, qyteti myzeqar është përfshirë nga një mot me lagështirë. Reshjet e kanë rënduar edhe më shumë situatën e vështirë që ka Lushnja për sa i përket infrastruk­turës futbollist­ike. Aneksi stërvitor dhe pjesët pas portave kanë qenë shumë të ngarkuara me ujë. Lajmi i mirë është vetëm gjendja e mirë e fushës së stadiumit, që ka qëndruar e paprekur që nga momenti kur përfundoi takimi Lushnja- Kamza. Pas tetë ditësh, verdhejesh­ilët do të zbresin sërish në fushën e tyre për të zhvilluar ndeshjen me Kukësin, e cila është në program të luhet nesër në orën 14:00.

KUKËSI - Lushnjarët do të presin Kukësin në stadiumin "Roza Haxhiu", për të përmirësua­r diçka pas humbjes së thellë me Partizanin këtë mesjavë. Me këtë kundërshta­r, lushnjarët kanë provuar dy ndjesi të ndryshme. Shijen e hidhur të humbjes në fazën e parë dhe suksesin e jashtëzako­nshëm në transfertë në fazën e dytë. Lushnjarët nuk fitojnë në kampionat, pikërisht, që nga 9 dhjetori i vitit të kaluar, kur triumfonin 3-1 në "Zeqir Ymeri" ndaj Kukësit. Që nga ky moment, Lushnja njeh pesë humbje dhe dy barazime, duke rrëshqitur në fund të tabelës, larg skuadrave të tjera.

RUÇO - Lushnja ka pasur disa lojtarë me gjendje të përsëritur gripale. Një ndër ta ka qenë edhe mbrojtësi i majtë, Ledion Ruço, që tashmë duket më i përmirësua­r. Për gazetën "Panorama Sport", mbrojtësi Ruço tha: "Është një ndeshje që e kemi vlerësuar. Një ndeshje që do të ketë reagimin tonë pas humbjes me Partizanin. E rëndësishm­e është që të korrigjojm­ë gabimet dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë", është shprehur mbrojtësi. Për këtë ndeshje, lushnjarëv­e do t'u rikthehet publiku verdhejesh­il. Stadiumi "Roza Haxhiu" ka plotësuar dënimin njëjavor pa tifozë dhe do të hapë dyert për ndeshjen e nesërme. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania