Panorama Sport (Albania)

Allmuça ka një thirrje: Gjyqtarët të mos vendosin sfidën!

-

Dinamo e konsideron finale sfidën me Besëlidhje­n, pasi një rezultat pozitiv në Lezhë do të thoshte qëndrim në 5-shen e parë të renditjes në Grupin B. Është trajneri i bluve, Igli Allmuça, i cili në një prononcim për "Panorama Sport" flet për rëndësinë e këtij takimi. Ai thekson se kjo ndeshje duhet të jetë "fair play" dhe çdo gjë duhet të vendoset brenda në fushë, ku arbitrat duhet të jenë shumë të kujdesshëm në një sfidë të tillë. ALLMUÇA - "Luajmë ndaj Besëlidhje­s dhe presim që të jetë një takim i fortë. Natyrisht, ne shkojmë për të marrë rezultat pozitiv, pasi me një pikë qëndrojmë në 5-shen e parë dhe kjo është ajo që duam. Jemi stërvitur maksimalis­ht, lojtarët e kanë të qartë rëndësinë e kësaj sfide, ndaj jam i bindur që ata do të japin maksimumin. Kjo është një sfidë jetike për ne, ndaj u bëj thirrje arbitrave që të jenë shumë të kujdesshëm. Besoj shumë se do jetë një ndeshje futbolli 'fair play'. Ne kemi krijuar një ekip të ri me lojtarë të rinj të ardhur rishtazi dhe e kemi bërë mirë. Besoj shumë tek ekipi dhe jemi të përqendrua­r. Nuk dua që të fusim në presion lojtarët, pasi dëshiroj që të zhvillohet një ndeshje e pastër futbolli. Lojtarë e mi e dinë se çfarë duhet të bëjnë, pavarësish­t se kjo është një ndeshje futbolli që ka tri rezultate", përfundon trajneri Igli Allmuça. Bluve u mjafton vetëm një pikë në transfertë­n e sotme në Lezhë për të siguruar 5-shen e parë, çka do ta shpëtonte ekipin që në këtë moment dhe në fazën e tretë do të ishte i qetë. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania