Panorama Sport (Albania)

Burreli luan në Pezë, Shkumbini llogarit vetëm fitore ndaj Naftëtarit

Fusha në kushte të vështira, Pogradeci nuk ka më objektiva

-

Ndeshjen e fundit të fazës së dytë, Burreli do ta luajë në Pezë. Takimi i sotëm ndaj Vllaznisë B do të duhej të luhej në Burrel, por, për shkak të kushteve të vështira atmosferik­e, është vendosur që takimi të luhet në një prej fushave në kompleksin "Pezë-Helmës" në Tiranë. Deri të enjten, kjo fushë kishte dëborë dhe nisja e reshjeve të shiut të premten në mëngjes e kanë vështirësu­ar së tepërmi terrenin. Për të parë nga afër fushën e stadiumit, dje ishin edhe specialist­ët e FSHF-së, të cilët kanë vendosur që ky takim të mos luhet në këtë fushë. Një vendim i tillë është marrë për të mos prishur garën, duke qenë se pas ndeshjeve të sotme do të bëhet ndarja e grupeve dhe do të zbardhet kalendari për fazën e tretë. SHKUMBINI-NAFTËTARI Shkumbini do të presë sot në fushën e vet skuadrën e Naftëtarit në një sfidë mes rivalësh direkt për mbijetesë, kjo pasi të dyja ekipet ndajnë vendet e parafundit dhe të fundit në renditjen e grupit të jugut. Për trajnerin Sokol Branica, kundërshta­ri ka marrë vlerësimin e duhur. "Mendoj se, pavarësish­t pozicionev­e që mbajmë në klasifikim, qoftë ne apo edhe rivalët e tjerë, në fazën e tretë lufta për mbijetesë do të jetë e hapur deri në fund. Pra, me përgjysmim­in e pikëve, distancat e pikëve bëhen më të vogla dhe aty do të shihet lufta e vërtetë. Ndaj Naftëtarit duam me çdo kusht që të marrim pikët e plota". Ndërsa kuçovarët do të kërkojnë të mbyllin fazën e dytë me një rezultat pozitiv. Pritet me jo pak interes faza e tretë, ku do të ketë dhe përgjysmim të pikëve, në të cilën duket se kuçovarët, edhe pse në fundin e renditjes, favorizohe­n jo pak nga formula e kampionati­t. TURBINA-POGRADECI

Në Cërrik, Turbina do të kërkojë fitoren përballë Pogradecit që e ka siguruar tashmë 5-shen e parë dhe nuk ka më objektiva. Trajneri Sinan Bardhi nuk do ta ketë të plotë grupin në përballjen me liqenorët, pasi nigeriani Ejoh dhe sulmuesi Çota janë të skualifiku­ar për shkak kartonësh. Ndërsa tekniku i Pogradecit, Festim Fetollari, tha se skuadra e tij do të respektojë garën deri në fund. D.Kurti/ F.Ahmeti/ A.Çepani/

F.Manari/ R.Xinxifi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania