Panorama Sport (Albania)

Apolonia nën presion, sfidë kundër... dyshimeve

Trajneri Kashami: Nuk flemë, ndalim çdo ekip

- BUJAR RAMA

Ndizet atmosfera, është java finale për verdiktin fundor në renditjen provizore të Kategorisë së Parë. Në grupin B të kësaj kategorie, beteja është po kaq e ndezur edhe për kreun e tabelës, atje ku Bylis "po e kërcënon" hapur Tiranën me ecurinë e javëve të fundit: vetëm 2 pikë më pak, që konvertohe­n në vetëm -1 pikë me startimin e fazës së tretë. Në Ballsh pritet më tepër rivalitet e luftë sportive, për vetë performanc­ën që kanë treguar këto dy skuadra gjatë këtij sezoni: Bylis e dyta dhe Apolonia e treta në renditje. Të dyja skuadrat kanë shumë arsye për të bindur publikun dhe opinionin sportiv: Bylis, për të dëshmuar se nuk ka fituar më kot me Tiranën fazën e parë, se bardheblut­ë ankohen kot për gjyqtarin në barazimin 1-1 në Ballsh, se Bylis ka fituar me meritë javën e fundit në Kuçovë dhe se do ta tregojë veten edhe ndaj Apolonisë. Fierakët, për të dhënë provë të qëndrueshm­e se dyshimet ndaj Turbinës ishin hamendësi, se fitoi me meritë në Berat dhe se nuk ka qenë rastësi barazimi me Tiranën në një ndeshje gati 100 minuta lojë, se është i vetmi ekip që ka fituar ndaj Bylisit këtë edicion dhe është gati të dëshmojë dhe në "Adush Muça" se kjo Apoloni luan ndershëm, larg çdo pazari e pa qenë aleate e askujt.

KASHAMI - Trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami

shprehet: "Do të kemi përballë një nga dy skuadrat më të mira të grupit, Bylisin, ekip me synime të qarta për në Superiore. Është një kundërshta­r gjithmonë pretendues dhe ne e vlerësojmë plot respekt. Më shqetëson Apolonia sepse ne duam që të lëmë gjurmët tona

në këtë kampionat. Nuk jemi ekip që 'do flemë gjumë' ngaqë siguruam mbijetesën dhe 5shen e parë. Të japim maksimumin në çdo ndeshje, ky është karakteri ynë sportiv, mentalitet­i, tipologjia dhe lajtmotivi i skuadrës, për të cilën unë kam punuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania