Panorama Sport (Albania)

Luiza Gega nuk ia del të kualifikoh­et në finale

Atletikë-Botërori / E vetmja nga Shqipëria në Botërorin e Atletikës, e 17-ta mes 25 garueseve

-

Këtë të enjte ka nisur Botërori i 17të i Atletikës për salla të mbyllura, që zhvillohet në Birmingam të Anglisë. Rreth 600 atletë nga 150 vende të ndryshme kanë nisur të garojnë në "Birmingham Arena" për 4 ditë me radhë, deri ditën e diel, kur do të zhvillohen disa nga finalet kryesore. Shqipëria është përfaqësua­r me vetëm një sportiste, Luiza Gega, e cila mori pjesë në garën e 1.500 metrave. Kjo kategori u zhvillua dje në mbrëmje në orën 19:42 (sipas orës lokale), në ditën e dytë të këtij Botërori. Atletja jonë, Luiza Gega, nuk ka mundur që të kualifikoh­ej për në fazën finale, pasi ajo është e renditur e 17-ta, me kohën 4':10.65". Ky është një rezultat jo pozitiv dhe nuk pritej nga kjo garuese. Në këtë garë morën pjesë gjithsej 25 sportistë dhe e para doli Sifanb Hasan e Holandës me kohën 4':05.46". Në vendin e dytë u rendit afrikania nga Kenia, Uajni Shebet, me kohën 4':05.81, ndërsa e treta u rendit marokenia Rababe Arafi me kohën 4':06.12. Për sa i përket kampionit tjetër të Ballkanit, Izmir Smajlaj, ai në këtë Botëror ishte vetëm një i ftuar si shikues, pasi është tërhequr nga gara për të ruajtur fizikun e tij, që, sipas mjekut, ka nevojë për pushim. Ai pretendon të jetë gati për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Terragona të Spanjës, në muajin qershor, e më pas për Kampionati­n Europian, që do të zhvillohet në muajin gusht, ku do të përpiqet që të ruajë titullin që mban, edhe pse ky Europian i Berlinit nuk do të jetë më në salla të mbyllura.

Sa i përket Botërorit të Birmingami­t, përfitimet financiare do të jenë në shifra shumë të larta, duke filluar nga 2 milionë dollarë, që janë në dispozicio­n të fituesve të 6 kategorive të ndryshme, për të kaluar te 20 mijë dollarët për vendin e dytë, 10 mijë dollarë për vendin e tretë, 8.000 dollarë për vendin e katërt, 6.000 për të pestin dhe 4.000 dollarë për vendin e gjashtë. Për çdo atlet që do të arrijë të thyejë një rekord, do të ketë dhe një shtesë prej 50 mijë dollarësh bonus. Kampionati Botëror përfundon të dielën me garat finale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania