Panorama Sport (Albania)

Partizani-Barleti, finalja e Kupës

"Demat" fituan derbin ndaj Tiranës, Teuta iu dorëzua kampionëve në fuqi të turneut

- ABDULLA DUSHKU

Janë luajtur dje pasdite, në sallën sportive "Feti Borova", pranë Olimpik Park të kryeqyteti­t, dy ndeshjet gjysmëfina­le të volejbolli­t për femra, duke shpallur dhe dy skuadrat finaliste. Partizani - Barleti Volej do të ndeshen të dielën në finale, në orën 16:00 për të rrëmbyer trofeun e Kupës së Shqipërisë. Barleti Volej u bë skuadra e parë finaliste e Kupës pas fitores 3-0 (25-15, 25-20, 25-14) të arritur ndaj Teutës. Ka qenë një ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës dhe e fituar me meritë nga volejbolli­stet kampione, që në të tria setet ishin superiore në parket. Skuadra durrsake për asnjë moment nuk arriti të rivalizojë dhe gjithnjë ishte në ndjekje të Barletit, që shkëputej me lehtësi dhe thellonte shifrat me kalimin e kohës nga seti në set. Në ndeshjen e dytë patëm derbin e madh kryeqyteta­s, Partizani - Tirana, ku Partizani ka preu biletën e finales pas fitores 3-0 (25-13, 25-18,

25-7). Një ndeshje që pritej më e fortë, por në fushë komandoi gjatë gjithë kohës skuadra e trajnerit Tarja, që pati epërsi në të tria setet. Tirana vinte në këtë takim me dy mungesat të rëndësishm­e për ekipin bardheblu, Joana Kushi dhe Jona Sallaku, të

cilat janë pikat kyçe. Kështu që ekipi i drejtuar nga Adrian Gorenxa luajti me hope, rivalizoi disi në setin e dytë, por vetëm kaq, pa pasur mundësi të shkonte më tej. Skuadra e kuqe përsëriti rezultatin e një muaji më parë, kur e pati fituar edhe në kampionat

me lehtësi, duke konfirmuar pretendime­t e saj për të gjitha trofetë këtë sezon sportiv. Të tria setet ishin nën komandën e skuadrës së Partizanit, që u shkëput gradualish­t nga pika në pikë për të korrur një sukses të merituar dhe u kualifikua për në finale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania