Panorama Sport (Albania)

Zidan provokon Barçën: Sikur të fitojë Atletiko...!

"Për PSG-në ka kohë, s'është më e dobët pa Nejmarin"

-

inedin Zidan, trajneri i Realit të Madridit, nuk i ka humbur shpresat për titullin kampion në Spanjë. Me sa duket, barazimi i Barcelonës ndaj Las Palmasit ka ngushtuar diferencën me vendin e dytë. Atletiko e Madridit tashmë është vetëm 5 pikë mbrapa kryesuesve dhe 15 mbrapa Barçës. Zidan u shpreh optimist: "Barazimi i fundit tregoi se ata mund të ndalen, sigurisht që diferenca është e madhe. Por, mos harrojmë që janë dhe shumë ndeshje për t'u luajtur. Kemi ndeshjen direkte dhe ata luajnë në Champions. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur, në futboll ndodh gjithçka. Më tej, trajneri francez u shpreh dhe për ndeshjen e ardhshme në Champions. Madrilenët shkojnë në Paris me një avantazh prej dy golash. Rezultati 3-1 në ndeshjen e parë, kurrsesi nuk është një garanci absolute. "Parisi do të kërkojë të na sulmojë shpejt. Por, ne nuk do të luajmë në mbrojtje, nuk është stili i lojës sonë. Edhe pse Nejmar nuk luan, duhet të mos mendojmë që do të jetë e lehtë. Aty ndodhen lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësoj­në denjësisht braziliani­n. Ata do të provojnë gjithçka për të rihapur takimin". Ndërkohë

trajneri bën dhe një parashikim për ndeshjen ndaj Getafes në kampionat. "Do të jetë e vështirë, si çdo ndeshje. Ekipet kur luajnë kundër nesh, kanë një supermotiv­im". Ndërkohë Zidan, i pyetur për aktivizimi­n e Ronaldos në ndeshjen ndaj Getafes, u përgjigj: " Nuk mund ta them, duhet të prisni ndeshjen dhe ta shihni vetë". Kujtojmë që

portugezi nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Espanjolit, ku madrilenët u mundën në transfertë vetëm në fundin e ndeshjes. Në ndeshjen ndaj Getafes, ata do të kërkojnë të kthejnë faqe duke kërkuar të sigurojnë pjesëmarrj­en në Champions dhe, pse jo, të shpresojnë që kundërshta­rët që ndodhen sipër tyre në klasifikim të bëjnë hapa fals.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania