Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Bajerni është maja, ndaj Hertës ishte një lapsus

Bavarezët, pa dy sulmues ndaj Fraiburgut

-

Jup Hejnkes ka folur dje në prag të ndeshjes kundër Fraiburgut, që do të luhet ditën e diel në orën 18: 00. Trajneri është paraqitur në sallën e konferencë­s në orën 13: 00, siç ishte parashikua­r. Në fjalën e tij ai tha se të luash për Bajernin është maja dhe arritja më e madhe për çdo futbollist, duke i dhënë një sinjal të qartë Levandovsk­it se nuk bën gabim nëse qëndron gjatë në skuadrën gjermane.

Zoti Hejnkes, sa e njihni Fraiburgun?

I kam parë në disa takime, janë skuadër që vrapojnë shumë. Kjo është dhe arma e tyre kryesore. Luajnë me dëshirë dhe janë agresivë. Kjo falë punës së palodhur të trajnerit të tyre, për të cilin gëzoj respekt maksimal. Kristian Shtraish ka 23 vite që punon këtu në Fraiburg dhe e njeh ekipin shumë mirë, ai ka arritur të harmonizoj­ë skuadrën dhe kjo ka dhënë rezultate.

Sa ju penalizon dëmtimi i Komanit?

Të them të drejtën, u shokova nga diagnoza e mjekëve. Nuk e prisja që ai të ishte dëmtuar aq shumë. Mendova se do të rikthehej shpejt. Por, tani duhet ta lëmë të stërvitet dhe të rikthehet atëherë kur e kanë parashikua­r mjekët. Më vjen keq sepse po zhvillonte një sezon shumë të mirë.

Si është klima në skuadër para ndeshjes me Fraiburgun?

Besoj që e keni ndjekur stërvitjen e sotme. E patë çfarë atmosfere ishte? Mua më pëlqeu entuziazmi që lojtarët demonstrua­n sot në seancën stërvitore. Me këtë eufori do të paraqitemi dhe të dielën dhe në mesjavë kundër Beshiktash­it në Stamboll. Ndeshja me Hertën javën e kaluar ishte një lapsus, nuk do të ndodhë më.

Ka kaluar sherri midis Levandovsk­it dhe Humelsit?

Sigurisht që po. Ato janë gjëra që ndodhin, kanë ndodhur dhe më përpara. Por, është faji im që lejoj një stërvitje me dyer të hapura, kështu i merrni vesh të gjitha ( qesh).

Si i komentoni deklaratat e Van Galit?

M'u dukën normale, në ditët e sotme mungon pak durimi. Kërkohet një sukses i menjëhersh­ëm. Por, këtu te Bajerni, tifozët duan që trajneri të fitojë menjëherë trofe. Kështu janë mësuar.

Çështja Levandovsk­i? Janë thënë të gjitha për të. Nuk kam çfarë të shtoj

më shumë. Levandovsk­i është shumë i rëndësishë­m për ne. Ai është një nga më të mirët në pozicionin që luan. Pra, sulmues i klasit botëror. Në qoftë se unë do të isha lojtar, do të zgjidhja gjithmonë të luaja për Bajernin. Është maja e karrierës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania