Panorama Sport (Albania)

Materaci: T’i japim fund territ! Kordoba: Ikardi, kapiten i papjekur

Derbi sipas dy "ish"-ëve që kanë mbetur në zemrat e internistë­ve

-

Një intervistë e gjatë mes kujtimesh, "armiqsh" e miqsh dhe, normalisht, derbit të së nesërmes në "San Siro" mes Milanit e Interit të tij, Marko Materaci dhe Ivan Kordoba, ish-mbrojtës interistë, kanë rrëfyer eksperienc­at personale, për t'u ngritur moralin djemve të SPaletit. "MATRIX" - Derbi: "Në derbi vlejnë stimujt, jo kush është më i qetë. Interi duhet të luajë me besim, pa menduar për të kaluarën. Nuk e shpjegoj rënien: tek ajo ndeshje 5- 0 me Kievon dukeshin të një tjetër kampionati, më pas terri. Duhet ta kalojnë!". "Lum si këta (Interi i Spaletit) që kanë gjithmonë 60 mijë spektatorë: ne, edhe kur fitonim gjithçka kishim shumë më pak". Për Spaletin : "Gjithmonë kam qenë një admirues i tij. Dhe është një person inteligjen­t, ndaj bën autokritik­ë, jo rastësisht tha: 'Edhe unë kam gabuar'. Për Gatuzon : "Milani ka një trajner që vrapon bashkë me skuadrën, pra luajnë me 12 lojtarë. Rino ka merita të mëdha. Askush në botë, përtej Fasones e Mirabelit, nuk do i kishte dhënë këtë mundësi. Ai e ka dashur me gjithë shpirt e të paktë e besuan. Vetëm një 'i çmendur' si ai do qëndronte te Piza pas ngjitjes në Serinë B: pjacë e shkëlqyer, por situata e klubit ishte ajo që ishte. Ra sërish, por qëndroi në këmbë". KOLUMBIANI - Derbi: "Më i veçanti? E kam mbyllur karrierën duke luajtur një të tillë dhe trajneri më aktivizoi në një moment jo shumë të qetë për skuadrën, por fituam 4-2 dhe ishte diçka fantastike. Një gol nga memoria? Ai i Adrianos, që na dha fitoren 3-2 (sezoni 2005'06)". Për Ikardin: "Sot lojtarët janë më të shqetësuar për 'ndjekësit' sesa fushën. Mendoj se duhej pritur edhe pak për t'i dhënë shiritin e kapitenit: ai stërvitet shumë dhe është një profesioni­st, por nuk mjafton".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania