Panorama Sport (Albania)

Dorëheqje dhe fitore, Shkëmbi: Futbolli s’luhet me pasaportë

"Luan kush e meriton, qëndrova prej lojtarëve"

-

Duhet të ishte ditë feste në Prizren, në aspektin sportiv, sepse klubi i futbollit Liria fitoi ndeshjen me Ferronikel­in dhe u afrua 3 pikë me kreun e klasifikim­it duke përfituar nga ndalesa e Dritës, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Pas fitores, trajneri Bledi Shkëmbi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit dhe ka thënë fjalë të forta për problemet ekonomike që ekzistojnë në skuadër, por gjithashtu edhe për një përçarje mes shqiptarëv­e. Madje, ishkapiten­i i Skënderbeu­t bën me dije se e ka dhënë dorëheqjen 2 ditë më përpara, por po vazhdon të qëndrojë në krye të klubit vetëm për hir të futbollist­ëve dhe të raportit që ka krijuar me ata.

Problemet- Është gjithmonë mirë që problemet e një klubi të mbeten të fshehta, por kur situata bëhet dramatike dhe shumë e rëndë, atëherë ato nuk mbeten të tilla. "Përpara se të flas për ndeshjen, do të marr disa minuta më shumë dhe duhet të them disa gjëra që nuk kanë lidhje me ndeshjen. Që në momentin që është larguar kryetari Mirsad Qollaku, kemi pasur shumë probleme, kryesisht të natyrës financiare. Ne jemi munduar t'i mbajmë të fshehta, por me ardhjen e drejtuesve të rinj, kemi pasur probleme ekonomike. Kemi bërë luftë gjatë gjithë kësaj kohe, por ne dhe lojtarët ishim veç, ndërsa drejtori veç. Nuk po gjejmë dot gjuhën e përbashkët", ka thënë trajneri Shkëmbi në daljen e tij për "Supersport" Kosova.

S'ka pasaportë- Ish-kapiteni i Skënderbeu­t la të kuptohej se gjatë kësaj kohe ka pasur presion, edhe për faktin se në ekipin e tij ka disa lojtarë të ardhur nga Superliga shqiptare. Shkëmbi u dha një mesazh të qartë se futbolli nuk luhet me pasaportë. "Futbollist­ët që kam në skuadër janë

një grup dhe u dhanë një mesazh të qartë të gjithëve se futbolli nuk njeh pasaportë kosovare apo shqiptare. Në formacion do të luajnë ata që e meritojnë dhe ata që unë mendoj", theksoi korçari.

Dorëheqja- Por Shkëmbi zbulon se ka dy ditë që e ka

dhënë dorëheqjen dhe vendosi të qëndronte vetëm për hir të lojtarëve. "Unë po i them të gjitha këto gjëra që të kuptohet se në çfarë kushtesh kanë punuar lojtarët. Unë kam dy ditë që e kam dhënë dorëheqjen, por për hir të futbollist­ëve, kam ndenjur dhe i kam respektuar. Do të

vazhdoj me ta deri në fund nëse drejtuesit nuk do të më shkarkojnë", përfundoi Shkëmbi. Këto deklarata erdhën pas fitores së Lirisë ditën e djeshme 1-0 me golin e Zekës, që shërbeu për 3 pikë dhe për të shkurtuar diferencat me kreun e renditjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania