Panorama Sport (Albania)

E shkarkoi De Biazi, Shalond emërohet trajneri i ri i Kosovës

-

Kosova prezantoi sot trajnerin e ri që do të drejtojë përfaqësue­sen në aventurën e Ligës së Kombeve dhe kualifikue­set e Europianit. Tekniku zviceran, në karrierën e tij, ka drejtuar kombëtaren e Armenisë, disa ekipe zvicerane, por edhe ekipe inferiore. Aktualisht, Bernard Shalond ishte zbulues talentesh te klubi i Bazelin, ndërsa në prezantimi­n e sotëm në krah të presidenti­t Fadil Vokri, Shalond u shpreh: Së pari, faleminder­it presidenti­t që më ka besuar punën për ta udhëhequr kombëtaren e shtetit të Kosovës. Për mua është një kënaqësi shumë e madhe për të punuar si trajner i përfaqësue­ses, por edhe përgjegjës­i karshi Federatës së Futbollit të Kosovës. I kam parë të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe duhet të themi që kemi shumë punë përpara, pasi bëhet fjalë për një shtet që ka marrë pavarësinë para 10 viteve, ndërsa futbolli edhe më pak, kësisoj duhet të punojmë shumë që të kemi rritje. Ky ekip mund të arrijë shumë, nuk jam duke folur menjëherë për kualifikim, por dua që të rritemi në lojën tonë, të luajmë sa më mirë dhe nëse vjen mundësia, kualifikim­i do të ishte arritje shumë e madhe. Ne kemi shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit, duhet t'i mbledhim të gjitha forcat dhe të krijojmë një ekip të funksionoj­ë si një familje, pasi duhet të punojmë si grup nëse dëshirojmë të kemi sukses. Do të punoj shumë që ta rris ekipin e Kosovës, pasi kam besimin që mund t'i arrijmë. Shpresa ime për një sukses me këtë përfaqësue­se është te mentalitet­i i kosovarëve. Nga përvoja ime në të kaluarën me Valon Behramin, kam parë që kosovarët e dëshirojnë me doemos fitoren dhe kjo më jep dëshirë të madhe që të punoj në këtë vend", u shpreh trajneri i ri i Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania