Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nuk fal në transfertë, Erzeni i pafuqishëm ta ndalë

Pa Stojkun në stol, shijakasit e kanë të vështirë

-

Takimi mes Erzenit dhe Kastriotit është pritur me mjaft interes në stadiumin "Tofik Jashari", për shkak se luanin dy skuadra me nivel në këtë kategori. Kastrioti kryesues nuk ka bërë hap fals, ndërsa shijakasit e kishin siguruar para kësaj ndeshjeje pesëshen e parë në tabelën e renditjes. NDESHJA - Shijakasit ishin të parët që u hodhën në sulm për të shënuar me Xhixhuan dhe Lalën, që rrezikuan, por gjuajtjet e tyre nuk ishin në kuadrat. Një start i tillë dha përshtypje­n se vendësit do të ishin ata që do të shënonin golin e parë, por nuk ndodhi

kështu. Një sulm i vendësve rezulton fatal, pasi në minutën e 24- të, Lila gjuan saktë në hyrje të zonës dhe kalon skuadrën e tij në avantazh. Lojtarët e Erzenit mundohen që të reagojnë, por e kanë të vështirë që të jenë të saktë para portës së Kukësit, i cili dje ka qenë

në një formë mjaft të mirë. Goditja më e madhe do të jetë në fillimin e pjesës së dytë, ku Lila i Erzenit do të prekë një top me dorë në zonën e tij dhe do të lërë fushën e blertë me një lojtar më pak, pasi ndëshkohet me kartonë të kuq. Mziu nga pika e bardhë nuk gabon dhe duket se ndeshja ka marrë fund për shijakasit që edhe më një lojtar më pak e kanë pothuajse të pamundur që të dalin të paktën me një barazim nga kjo përballje. Megjithatë, Erzeni nuk dorëzohet dhe hidhet në sulm, ku shtatë minuta më vonë, me anë të Teqjes do të shkurtojë diferencat. Një gjuajtje e fortë e Lalës nga distanca grushtohet nga portieri mik Kuka dhe aty Teqja, me një gjuajtje të saktë, nuk gabon. Goli shton optimizmin në radhët e futbollist­ëve shijakas që kërkojnë të barazojnë rezultatin, por e kanë shumë të vështirë, pasi krutanët kanë eksperienc­ën e duhur për ruajtur avantazhin. Saktësojmë se skuadra e Erzenit këtë javë ka zhvilluar stërvitje pa trajnerin Stojku, i cili për arsye shëndetëso­re nuk ka arritur të përgatisë ekipin për këtë sfidë. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania