Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu përbindësh, Kukësi “skuq” Lushnjën

Dy të kuq dhe polemika nga lagunarët për një penallti. Pakult thumbon Milinkoviç­in, Gjici: Bakaj asnjë gol në 5 ndeshje, ja pse e shitëm

- LLAZI SARO

Nga dëbora e Kukësit në diellin e Korçës. Ali Soue udhëheq Skënderbeu­n në fitoren e ditës së djeshme 4-0 ndaj Laçit, e cila është më e thella e korçarëve në këtë kampionat. Dopietë e sulmuesit dhe një ndeshje shumë e mirë e Muzakës, i cili frymëzon bardhekuqt­ë. Laçi ishte në një ditë të errët në mbrojtje dhe nuk arriti t'u bënte ballë sulmeve të vendësve. Aliti hapi siparin e golave në fillim, ndërsa Krasniqi gjeti golin e parë me fanellën e Skënderbeu­t. Me këto 3 pikë, korçarët mbajnë të njëjtën diferencë me kundërshta­rët dhe ecin të pashqetësu­ar drejt objektivit final.

Pak "gaz", 2 gola- Ilir Daja nuk ka asnjë arsye për të bërë rrotacion dhe zbret në fushë lojtarët që po kalojnë një moment të mirë. Dhe mjaftojnë shumë pak minuta për të kuptuar se Skënderbeu është dukshëm superior ndaj Laçit. Edhe pse jo me pedalin e "gazit" në maksimum, korçarët arrijnë të shënojnë dy gola në pjesën e parë që mbajnë firmën e Fidan Alitit dhe Ali Souesë. I pari erdhi që në minutën e katërt, kur Muzaka krosoi bukur nga e majta dhe mbrojtësi zhytet në zonën e vogël duke u vjedhur kohën kundërshta­rëve. Nisja perfekte për çdo ndeshje futbolli, që i lejon ekipit bardhekuq administri­min dhe menaxhimin e forcave për ta ndëshkuar kundërshta­rin në një tjetër moment. Laçi e ka të vështirë të qarkullojë topin në mesfushë, ndërsa vendësit dilnin rrezikshëm me Ditën, Gavazajn dhe Xhejmsin. Laçi zgjohet në minutën e 22-të, kur shënon, por goli anulohet për faull ndaj portierit Shehi. Megjithatë, ky moment u jep zemër kurbinasve që provojnë me Uzunin. Mund të ishte një gol spektakola­r, por në fakt rezultoi një pritje spektakola­re nga ana e Shehit. Gjergji Muzaka frymëzon Skënderbeu­n dhe goli i dytë vjen nga një pasim i zgjuar i tij për Ditën, i cili vjen pas shpinës së mbrojtjes dhe e ul topin me kokë për sulmuesin. Soue nuk gabon dhe dyfishon rezultatin.

Soue lë stafetën- Panorama e pjesës së dytë është si ajo e para edhe për golat e shënuar, por mbi të gjitha për mënyrën se si shkoi loja. Në fakt, Laçi në start është më i rrezikshëm edhe falë zëvendësim­eve që bëri Mezani për t'i dhënë freski

lojës së krahëve. Shtubina dhe Uzuni në stol për Zogajn dhe dhe Xhixhën. Të dy japin sinjalin e parë në portën e Shehit, por shumë pak për të përhapur panik. Nga ana tjetër, korçarët ishin të rrezikshëm në çdo dalje dhe krijon raste të shumta për të shënuar. Mbrojtja e Laçit ishte në një ditë të errët dhe nuk arriti të largonte topat që vinin nga krahët. Një i tillë sjell golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin për Souenë. Sulmuesi godet menjëherë dhe gjen rrjetën për herë të katërt në harkun kohor të 5 ditëve, të 10-in në këtë sezon duke hedhur kandidatur­ën për "Këpucën e Artë". Ai ia lë vendin Krasniqit, sulmuesi i cili u transferua në janar në Korçë. 21-vjeçari gjen golin e parë me fanellën bardhekuqe, ndërsa më parë Selmani kishte bërë një pritje shpëtimtar­e ndaj Xhejmsit. Me këtë fitore, Skënderbeu konfirmohe­t një ekip i vështirë për t'u mundur dhe vazhdon rrugën pa u shqetësuar nga askush.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania